Connect with Us

Skandali-Lojrat e fatit vazhdojnë të jenë masive/ Shteti humbet miliona dollarë

Lajme

Skandali-Lojrat e fatit vazhdojnë të jenë masive/ Shteti humbet miliona dollarë

Publikuar

-

Me një operacion Forca e Ligjit dhe më pas me një goditje ligjore, qeveria e Edi Ramës vendosi mbylljen e plotë të lojrave të fatit më 1 janar të 2019.

Në fakt ato ishin kthyer në një gangrenë për shoqërinë, i gjeje kudo, salla kazinosh në dyert e shkollave kompani bastesh që kishin hapur salla lojrash si kërpudha në çdo cep, një fenomen që ishte kthyer në një problem të madh për Shqipërinë. Pasoja kishte në shumë e shumë familje, pasi njerëzit kishin lënë dhe pasurinë në baste dhe në lojra fati. Kjo, për shumë arsye, një nga kryesoret abuzimi i vetë kompanive dhe e dyta mentaliteti dhe temperamenti i vetë lojtarëve.

Por çfarë ka ndodhur?

Me mbylljen e lojërave të fatit më 1 janar të 2019-ës u duk se gjithçka do të përfundonte dhe nuk do të luhej më me baste sportive por, policia gjatë vitit të kaluar ka raportuar me dhjetëra ngjarje dhe fundit ka qenë dje në Tiranë ku në ambiente të ndryshme janë konstatuar organizime të paligjshme të lojërave të fatit. Por, këto janë vetëm ato që konstaton policia pasi janë me qindra apo me mijëra të tjera që funksionojnë normalisht në të gjithë Shqipërinë.

Çfarë ka ndryshuar?

Në fakt ajo që ka ndryshuar është se nuk ka tabela, reklama, liçensa dhe lojë legale, nuk ka salla lojrash fati apo bastesh me drita në çdo cep të lagjes apo disa dhjetra hyrje në një bllok pallatesh, por bastet sportive vazhdojnë me një metodë më të avancuar. Në ambientet ku shihen ndeshjet, në klube apo salla të ndryshme, persona të caktuar, kryesisht banakierët apo vetë pronarët e lokaleve përdorin celularët e tyre apo tabletët për të vendosur baste për klientët. Pra ajo që ka ndryshuar është fakt se lojtarët vazhdojnë të luajnë, gjithçka ka kaluar në të zezë, bastexhinjtë janë më të kamufluar. Loja vazhdon, vetëm shteti nuk merr asnjë taksë.

Kuptohet numri i sallave dhe lojtarë  është ulur, nuk është aq masiv sa më parë, pra mbyllja ka dhënë një efeket, por nga ana tjetër edhe shteti ka humbur disa dhjetëra miliona euro që i merrte nga taksat direkte për bastet sportive dhe lojrat e fatit.

Si zhvillohet?

Janë disa platforma online që e zhvillojnë ende aktivitetin e basteve sportive përfshi dhe një pjesë të ish-kompanive të vjetra të cilat kanë gjetur një mënyrë kamuflimi, serverat e tyre vazhdojnë funksionojnë me llogari private, gjithçka bëhet me njerëz të besuar dhe shumë prej pikave të basteve që kanë qenë kanë ruajtur kontaktet dhe vazhdojnë të funksionojnë.

“Bastet vendosen në disa mënyra”, tha për CNA.al një burim nga krimi ekonomik në policinë e shtetit. Një nga mënyrat është vendosja me telefon, klientët kanë kontakt me personat që vendosin bastet, e dyta është në ambientet ku shihen ndeshjet dhe e treta është llogaria direkte, pra vetë personat që luajnë kanë aplikacione të servirura nga kompani të ndryshme me limit fondesh për lojë të parapaguar dhe rakordime sipas marrëveshjes. Ka me qindra e mijëra faqe të ndryshme në internet ku mund të luash baste, duke hapur edhe llogari personale.

Mënyra është mjaft e thjeshtë, ka faqe web në shqip, pra të njëjtat panele që kanë qenë edhe më parë, tashmë janë 100% dhe lehtësisht të aksesueshme për të luajtur. Ajo çfarë pretendon qeveria se ka mbyllur të gjitha akseset online është thjesht dhe vetëm një gënjeshtër.

Sot, interneti ofron milion e miliona mundësi. Kompanitë private kanë bërë dhe zhvendosje të serverave në Kosovë apo Maqedoni dhe më pas aktiviteti vazhdon normalisht në shumicën e qyteteve të Shqipërisë ku bastet vazhdojnë luhen. Në bazë të të dhënave zyrtare pretendohet se qeveria mbylli të pakten rreth 4 mijë pika bastesh legale dhe rreth 4 apo 5 mijë të tjera që dyshohet se ishin të paligjshme, pra afërsisht 9-10 mijë pika pastesh janë mbyllur në Shqipëri. Aktualisht dyshohet se gati 50% e tyre vazhdojnë aktivitetin, kur lejoheshin ishin gjysmat e sallave informale, sot pa ligj? Ende ska një shifër zyrtare por fakti është se bastet sportive vazhdojnë të ekzistojnë në mënyrë masive.

Mjafton të shikoje dje në rrjetet sociale në faqet e ndjekura me meme ku shikoje skedina pafund të vendosura të paktën për ndeshjet kryesore që ishin gjatë ditës së djeshme si Inter-Milan, Bayer me Leipzing apo ndeshja e Barcelonës me Betis dhe gjeje skedina e baste sportive pafund.

LEXO EDHE:  BE i qendron angazhimit të 17 shkurtit/ 100 milionë euro nga Komisioni Europian për rindërtimin

Qeveria pretendon se i ka mbyllur dhe në fakt sallat e lojërave të fatit janë mbyllur ato janë më të rralla ndoshta shumë shumë të rralla sepse fizikisht është më e vështirë për t’i fshehur ndërsa bastet sportive mund të vazhdojnë lehtësisht nga një telefon celular.

Humbja në buxhet

Pas një viti nga mbyllja e basteve dhe lojrave të fatit, buxheti i shtetit ka pësuar një humbje të menjëhershme me një mesatare prej mbi 60 milionë dollarësh në vit nga taksat direkte, që është shuma e arkëtuar nga tatimi i këtyre aktiviteteve në vitin 2017 dhe 2018.

Qeveria ka humbur miliona dollarë, nuk mund të thuhet se ndalimi me ligj nuk ka asnjë efekt, por nga ana tjetër, qeveria shqiptare jo vetëm e ka të pamundur ti elememinojë, por kushdo që të ndodhet në pushtet do ta ketë të pamundur mbylljen 100% të tyre, për sa kohë në vend ekzistojnë me mijëra lojtarë të cilët duan të luajnë ligjërisht dhe të argëtohen me baste sportive.

Ndoshta ka ardhur momenti që qeveria të ketë një qasje tjetër, pra një këndvështrim tjetër ndaj lojrave të fatit kryesisht ndaj basteve sportive, qofte edhe nga kazinove pasi ndodhet vetëm një sallë e vetme në gjithë Shqipërinë, tek kompleksi Taiwan. Ndoshta vendosja e standardeve me 5 yje, disa të tilla në vende turistike do të bënte që Shqipëria të kishte të ardhura të mira nga lojërat e fatit. Gjithashtu, dhe hapja e sallave të basteve sportive të kontrolluara me numra të limituar, ndoshta do të jepte më shumë zgjdhje informalitetit.

Nuk do të kishim bastexhinj dhe ushtrim të aktivitetit në të zezë çka mund të sjellë dhe pasoja jo vetëm poër ata që e ushtrojnë aktivitetin por dhe për ata që luajnë sepse gjithça është në të zezë dhe jo ligjore.
Nga ana tjetër shteti do të merrte më shumë të ardhura, më shumë investime në buxhet të cilat mund t’i kanalizonte të gjitha në një fushë të caktuar ndoshta si arsimi apo shëndetësia.

Edhe një herë, ashtu siç përmendëm më lart, sot aktiviteti ushtrohet, ka paligjshmëri, ka një ulje në fakt të numrit të atyre që kanë luajtur por dhe shteti nuk merr asgjë nga e gjithë ai numër i madh lojtarësh të pandalshëm që ndoshta në Shqipëri është me dhjetëra mijë.

Ne nuk jemi tek fakti që të lojrat e fatit të kthehen siç ishin, pasi ajo situatë ishte një kaos alla shqiptar, por duhett’i marrë këto dhjetëra milionë dollarë që humb çdo vit duke zhdukur informalitetin, pasi edhe pse thuhet se ato janë mbyllur ato vazhdojnë, e në këtë rast ai që humb është vetëm shteti. Dhe 60 milionë dollarë janë vetëm taksat direkte, po të punësuarit? Po sigurimet shoqërore dhe shëndetësore? Qeratë e objekteve etj etj. Janë qindra milionë dollarë të humbura në një vit në buxhetin e shtetit, dhe të gjitha ikin në të zezë.

CNA. al ka mundur te verifikojë dje me disa nga korespondentët e saj se në Fier , Korçë, Vlorë, Elbasan dhe Tiranë se ka me dhjetëra ambiente ku vazhdojnë të vendosen baste sportive. Shteti nuk mund të lejoj të humbin qindra milionë dollarë në vit por, duhet të vendose rregulla të forta të kontrollojë tregun dhe në asnjë rast nuk mund të frenojë dëshirën e njerëzve për të luajtur.

Kjo nuk ndodh në asnjë vend të Europës Perëndimore, nuk janë ndaluar me ligj por janë të kontrolluara me ligj. Paratë informale dhe tregu i zi gjithmonë furnizon krimin, prandaj dhe këto para që mund të jenë disa qindra milionë dollarë në qarkullim, nuk mund të lejohen të qarkullojnë në të zezë. Duhet të jenë të kontrolluara, si hynë dhe dalin në llogari, kush luan, si luan dhe shumën që fiton. Koha po tregon që duhet të rihapen me rregulla të qarta e kontroll të fortë ligjor, ndoshta me monopol shtetëror, situata aktuale është fakt, shteti nuk mund të fshihet pas gishtit dhe propagandës. Lojrat e fatit dhe bastet duhet të lejohen por të jenë të kontrrolluara dhe të kenë standarte. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Predikimi i pastorit në bllokun e vajzave Josifi/ Akil Pano: I prekur dhe i trishtuar

Publikuar

-

Nga

Predikimi i pastorit në bllokun e vajzave Josifi/ Akil Pano: I prekur dhe i trishtuar

Në emisionin “Open” në Top Channel është diskutuar makabriteti i jetuar brenda familjes Josifi për muaj me radhë.  Gazetari Andi Bora deklaroi se vazjat mbanin shënime që në viti 2006 dhe në atë kohë ato kishin shënuar disa pjesë nga një ligjirim i pastor Akil Panos. I ftuar në panel, Pano tha se nuk e kujtonte, por tha se ai ndihej i prekur dhe i trishtuar.

Gazetari: Ka disa shënime nga vajzat që mbajnë emrin tuaj. A i njihni këto vajza? I keni takuar ndonjëherë?

Pastori: Jo nuk i njoh. Nuk kam qenë kurrë në Përmet, as për turizëm.

Gazetari: Shënimet janë të bëra në vitin 2006.

Pastori: Unë që nga viti 2004 kam një emision në radio, nga e hëna deri të premten. Mund ta kenë dëgjuar në radio. Kam një plagë në shpirt kur shikoj që mesazhet e klerikut nuk shkojnë, për jetën por shkojnë edhe për të hapur plagë. Unë jam një person publik, kisha jonë është publike. As unë dhe asnjë nga udhëheqësit e kishës sonë nuk janë njohur personalisht me ne. Kjo e bën dhimbjen më të madhe tek unë, kur shikoj se një ligjërim i imi është pjesë e kujtimeve të atyre vajzave. Vajzat kanë qenë anëtare e një kishe për 3 vite në Tiranë, në fund të tre vjeçarit ato u shkëputën nga kisha Ungjillore.

LEXO EDHE:  Fitoi apo humbi Lulzim Basha?

LEXO EDHE:  Besnik Mustafaj i përgjigjet publikisht “Lolitës”/Kam shkuar në kazino, por ...!

Ditari i gjetur në familjen Josifi

LEXO TE PLOTE

Lajme

Ndahet papritur nga jeta “mjeshtri” i analizave të ADN-së

Publikuar

-

Nga

Ndahet papritur nga jeta “mjeshtri” i analizave të ADN-së

Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur prof. Grigor Zoraqi, bashkëpunëtori dhe anëtari i “Njësisë së Bioteknologjisë dhe Gjenetikës” pranë Akademisë së Shkencave, “mjeshtri” i analizave të ADN.

Grigor Zoraqi ka lindur dhe është rritur në Tiranë në një familje me tradita dhe vlera të veccanta kulturore. Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” duke u dalluar si një nga nxenesit më të shkëlqyer që ka patur historikisht kjo shkollë. Studimet universitare i kreu ne Universitetin “LA Sapienza” në Romë, Itali në vitet 1979-1985 ku u dallua për rezultatet e larta në përgatitjen e tij shkencore.

Pas kthimit në Shqipëri punoi si pedagog i Gjenetikes pranë Fakultetit të Veterinarise, Universiteti Bujqesor i Tiranës, ku mbrojti me sukses me 1991 titullin “Kandidat i Shkencave” njohur me vonë Doktor i Shkencave. Në fillim të viteve ’90 largohet përsëri në Itali ku punon si kërkues shkencor në disa institucione të rëndësishme shkencore si Departamenti i Mjekësisë Eksperimentale dhe Patologjisë së Përgjithshme të Universitetit “La Sapienza” të Romës, Instituti i Teknologjise Biomjekesore, në disa laboratore të Qendres Kombëtare të Sëmundjeve Gjenetike në Itali etj duke fituar një përvojë të ccmuar në kërkimin shkencor. Me kthimin në Shqipëri duke filluar nga viti 2004 Grigori punon si drejtues i Qendrës se Diagnostikës Molekulare dhe Kërkimeve Gjenetike prane spitalit “Mbretëresha Geraldine”. Ndërkohë, Grigori ka dhënë një kontribut të shquar edhe si pedagog i jashtëm pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.

LEXO EDHE:  “Pagat e punonjësve po grabiten me urdhër”/ Berisha: Asnjë fond fillestar për përballimin e nevojave

LEXO EDHE:  Besnik Mustafaj i përgjigjet publikisht “Lolitës”/Kam shkuar në kazino, por ...!

Me formimin e tij shkencor ai është ndër gjenetistët me kontribut të vecantë në Shqipëri, si autor i një numri të madh artikujsh dhe punimesh shkencore të botuara në revistat me te mira shkencore, pjesmarres i perhershme ne shume kongrese dhe konferenca shkencore Kombëtare dhe Ndërkombëtare.

Nga viti 2007, Grigori bëhet anëtar i bordit botues të revistës shkencore “Balcan Journal of Medical Genetics”.

Hartues i shumë projekteve kërkimore me vlerë Kombëtare për parandalimin e disa sëmundjeve të trashëgueshme në vendin tonë, disa prej të cilëve ende në përpunim e sipër. Me përvojën e fituar, me cilësinë e punës se tij kërkimore dhe saktësine e rezultateve të tij pa dyshim Grigori quhej “mjeshtri” i analizave të ADN-se në nivelin molekular. Këtë e kanë provuar nga aftër të gjithë studentët që kanë përgatitur punimet e tyre në nivelin “Master” si dhe ata të cilët Grigori i ka udhëhequr për fitimin e gradës shkencore “Doktor i Shkencave”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Blerta kujton çdo gjë”/ Psikiatri: Një anëtare e familjes Josifi mund të ketë vuajtur nga psikoza

Publikuar

-

Nga

Psikiatri Pasho Maksutaj ka folur për ngjarjen horror në Kombinat ku u gjetën të pajeta nënë e bijë.

Maksutaj deklaroi se tre gratë e familjes Josifi kanë pasur një problematikë e konsideruar si psikozë, kur personi e përcakton në mënyrë të gabuar realitetin, duke theksuar se ai përcaktohet nga konkluzione dhe bindje të gabuara

“Raste të ngjashme ka pasur. Jo në kuptimin e pasojave të tilla. Por çrregullime të tilla ka pasur. Unë nuk kam informacione dhe dokumentacione për të përcaktuar gjendjen e tyre. Është një problematikë që ne e quajmë psikozë. Për një gjendje kur personi e përcakton në mënyrë të gabuar realitetin. Realiteti te këta persona përcaktohet me zëra që krijohen brenda trupit të njeriut të cilat janë konkluzione dhe bindje të gabuara. Për shembull një person është i bindur që e ndjek policia dhe në çdo lëvizje që shikon, thotë që është policia. Mund t’i thuash çfarë të duash. Ai beson atë që ka në kokë. Të tjerë kanë bindje që Zoti e ka dërguar për një mision të caktuar. Ai mendon se Zoti i ka thënë që ti do jesh Jezu Krishti i sotëm. Ai mund të mos ketë qenë fare besimtar dhe në momentin që i fillon kjo, sillet si besimtar”, u shpreh ai në studion e Abc News.

LEXO EDHE:  600 km në orë/ Ky shtet nuk ndalet, prodhon trenin më të shpejtë në botë

LEXO EDHE:  Intervista/ Bedri Hoxha: Në krye të PD janë njerëz të futur nga dritarja

Maksutaj deklaroi se në rastin e familjes Josifi, ka mundësi që njëra prej tyre të ketë qenë e sëmurë, duke induktuar më pas dy pjesëtarët e tjerë të familjes.

Ai tha se Blerta do të jetë në gjendje të shpjegojë se çfarë ka ndodhur, pasi në raste të tilla, këta persona nuk e humbin kujtesën.

“Te rasti konkret mundësia është që njëra nga këto fatkeqe të ketë qenë e sëmurë, duke induktuar të tjerat. Kur ndodh në rrethin familjar quhet “folie on famille”. Është psikozë e përcaktuar për herë të parë në Francë. Indoktrinimi mund të ekzistojë, ose jo në këtë rast. Kjo lidhet nëse ka qenë ose jo fetar në atë moment.
Në kohën e teknologjisë edhe përmbajtja ndryshon dhe bëhet teknologjike. Besimet reklamojnë jetën, pastaj është problem tjetër si interpretohet. Asnjë nga besimet nuk reklamon vdekjen. Kur kemi një psikozë, medikamentet bazë janë për këtë psikozë.
Problemet e psikozave, nuk lidhen me kujtesën. Ato mbajnë mend me detaje. Kujtesën e ka të mirë. Ajo do të arrijë që t’i referojë problemet që kanë ndodhur. Besoj se Blerta do të jetë personi i induktuar dhe largimi i induktuesi e kthjellon”, u shpreh Maksutaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE