Connect with Us

Shqipëria “e blinduar” nga policia / Kontrolle të befasishme në gjithë vendin

Kronika

Shqipëria “e blinduar” nga policia / Kontrolle të befasishme në gjithë vendin

Publikuar

-

Kontrolle të befasishme dhe me pika kontrolli të lëvizshme po vijojnë në të gjithë vendin nga Policia e Shtetit.

Dhjetra pika kontrolli me orare të shkurtra ditën dhe natën dhe kontrolle të befasishme në lëvizje po vijojnë prej 96 orësh në të gjitha qarqet e vendit nga FNSH-të, Policia Kriminale, Shqiponjat, Shigjetat, Patrullat e Përgjithshme dhe Policia Rrugore.

Kontrollet me objekt automjetet e blindura dhe ato luksoze si dhe për persona me precedent kriminal.
Specialistë të krimit ekonomik, trafiqeve të paligjshme, të antidrogës, janë pjesë e grupeve të kontrolleve me qëllim verifikimin në kohë të automjeteve, mallrave dhe personave te dyshuar. Asnjë konfuzion dhe as vonesë për qytetarët e rregullt.

LEXO EDHE:  Sekuestrohen drogë, armë dhe municione/ Arrestohet një shtetas, procedohet një tjetër

Kontrolle dhe verifikime tê imtësishme dhe të thelluara po kryhen kryesisht mbi automjete luksoze dhe të blinduara që dyshohet se mund të jenë të trafikuara apo me ndërhyrje në shasi, si dhe mbi persona me precedent kriminal, që mund të tentojnë të kryejnë veprimtari kriminale në drejtim të trafikimit të automjeteve, lëndëve narkotike, kontrabandës me mallra apo që qarkullojnë me armë zjarri dhe dokumente të falsifikuara./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident i rëndë në Gjirokastër/ Fouristrada përmbyset në mes të rrugës

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në Gjirokastër/ Fouristrada përmbyset në mes të rrugës

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Gjirokastër pranë fshatit Lazarat.

Mësohet se një fuoristradë tip “Suzuki” ka dalë nga rruga duke u përmbysur.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar prej këtij aksidenti.

Ndërkaq, policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Momente paniku afër tunelit të Krrabës/ Makina merr flakë në ecje, disa të lënduar

Publikuar

-

Nga

Momente paniku afër tunelit të Krrabës/ Makina merr flakë në ecje, disa të lënduar

Një automjet është përfshirë nga flakët këtë pasdite. Ngjarja ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Tuneli i Krrabës.

Në momentin që automjeti ka shpërthyer në flakë ka qënë në lëvizje afër vendit të quajtur Mamël jo shumë larg tunelit.

Sipasojë e flakëve kanë pësuar lëndime të lehta pasagjerët të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Masat kundër koronavirusit/ Policia me “dorë të hekurt”, ndëshkohen biznese dhe qytetarë

LEXO EDHE:  Grabiti 4 banesa/ Arrestohet 21 vjeçari

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e këtij incidenti./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Shkozë/ Përplasen dy makina

Publikuar

-

Nga

Aksident në Shkozë/ Përplasen dy makina

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të Shkozës, Tiranë.

Mësohet se një automjet tip ‘Ford’ është përplasur me një automjet tjetër tip ‘Audi’.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ndërkaq, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve./CNA.al

LEXO TE PLOTE