Connect with Us

Rikthehet stacioni te Ish-Treni?/ Hekurudha Tiranë-Durrës pritet të fillojë punimet

Politikë

Rikthehet stacioni te Ish-Treni?/ Hekurudha Tiranë-Durrës pritet të fillojë punimet

Publikuar

-

Projektet për zgjerimin e hekurudhave në vend, me Durrës – Rrogozhinë – Pogradec – Lin – Maqedoni dhe linjën që do të lidhte Shqipërinë me Greqinë, që parashikon nisjen e dy trenave në ditë

Hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës pritet që të fillojë punimet në muajin qershor të këtij viti, teksa brenda muajit mars parashikohet që të përfundojë procedura e tenderimit.
Lajmi u bë i ditur nga z. Thimio Plaku, drejtor i Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit të Transportit dhe Infrastrukturës, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, gjatë një tryeze të rrumbullakët me temë “Procesi i Berlinit: forcimi i ndërlidhjes dhe bashkëpunimit rajonal”, të organizuar nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim, me mbështetjen e Ambasadës së Holandës në Tiranë.

Projekti i rehabilitimit të hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimit të zgjatimit të ri në Rinas është pjesë e Axhendës së Konektivitetit, që synon lidhjen mes rajonit e më gjerë me Europën, dhe në kuadër të Nismës së Berlinit, projektet që kualifikohen mund të tërheqin grante dhe financime nga donatorët.
Kostoja totale e këtij projekti është 92 milionë euro, 40% e të cilës është kredi nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, 42% janë grante dhe 18% është kontribut kombëtar. Qëllimi i saj është rehabilitimi i 34.5 km hekurudhore midis Tiranës dhe portit kryesor të Durrësit (34.5 km) si dhe ndërtimi i 7.4 km rrugë të reja hekurudhore midis Tiranës dhe aeroportit ndërkombëtar Rinas. Aktualisht procesi i prokurimit ndërkombëtar me dy faza është duke u zhvilluar. Afati i synuar për mbylljen e tij është muaji mars.

Plaku tha se ka një zhvillim në këtë projekt. Fillimisht ai parashikohej të mbaronte në terminalin e transportit publik (ku është sot terminali i autobusëve). Por, për shkak të humbjes së pasagjerëve me largimin e stacionit të trenit, është vendosur që të zgjaten edhe disa kilometra hekurudhë, në mënyrë që vetëm terminali i pasagjerëve të jetë afër ish-stacionit të vjetër të trenit, rreth 200 metra larg parkimit të sotshëm. “Ka filluar dizajni i detajuar për zgjatjen e hekurudhës nga Terminali i Transportit Publik në Stacionin Qendror të Tiranës, me një gjatësi prej 4 kilometrash”, tha Plaku.
Në fazën e mëtejshme pritet dhe elektrifikimi i hekurudhës nga Tirana në Rinas.

Si do të zhvillohen hekurudhat
Plaku tha se qeveria po punon për të shtrirë rrjetin e hekurudhave në vend, në linjë me prioritetet që Bashkimi Europian i ka dhënë zgjerimit të tyre.
“Kemi një sërë projektesh në rrjetin hekurudhor. Bashkimi Europian, për rrugët jep deri në 20% grante, ndërsa për hekurudhat deri në 50%, pasi promovon ndërtimin e rrjeteve hekurudhore”.
Po punohet për projektin e detajuar të hekurudhës Vlorë-Hani i Hotit, i cili pritet të përfundojë në nëntor 2020. Ky projekt mundësohet nga një grant 4.5 milionë euro i akorduar nga WBIF (Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor). Pas përfundimit të tij do të aplikohet te WBIF për një grant prej rreth 50% të investimit (140 milionë euro).

Hekurudha Durrës – Rrogozhinë – Pogradec – Lin – Maqedoni, (Pan European Corridor VIII) është pjesë e rrjetit të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe po punohet për ta kualifikuar si rrjet bazë deri në vitin 2023, me perspektivën për një zgjatim indikativ të Korridorit Orient/East Med TEN-T Corridor. Ka përfunduar studimi i fizibilitetit për rindërtimin e këtij korridori rrugor si dhe për dizajn paraprak të rrugës Durrës – Rrogozhinë. Më pas do të aplikohet te WBIF për një grant prej 50% të investimit (64 milionë euro). Ky projekt ka dalë me rezultate të mira sa i përket trafikut të pasagjerëve. Plaku thotë se problem në këtë projekt është pjesa e Maqedonisë, e cila është tepër e shtrenjtë, në rreth 600 milionë euro si dhe gjetja e një gjuhe të përbashkët për pikën e daljes nga Shqipëria, që fillimisht ishte planifikuar në Lin, por ka pasur shqetësime për ndikimin në mjedis.

Përmes një granti prej 1.7 milionë eurosh nga Banka Europiane e Investimeve (EIB) po hartohet dizajni paraprak dhe i detajuar i rindërtimit të hekurudhës Rrogozhinë – Pogradec. Më pas do të aplikohet për një grant për 50% të investimit (300 milionë euro).

Po kryhet një studim parafizibiliteti për lidhjen hekurudhore Shqipëri – (Kapshticë/Kristalopigi) – Greqi në kuadër të programit INTERREG CBC Shqipëri-Greqi. Projekti do të përfundojë në fillim të vitit 2021 dhe më pas do të aplikohet për studimin e fizibilitetit dhe dizajnit të detajuar.
Z.Plaku tha se distancat e shkurtra hekurudhore dhe ngarkesat e vogla po pengojnë zhvillimin, ndaj prioritet janë distancat e gjata. Me leverdi shihet sidomos lidhja hekurudhore me Greqinë, e cila nëse realizohet, mund të nisen çdo ditë dy trena pasagjerësh, duke mundësuar dhe lidhjen me gjithë Europën./Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“O Covidiota blu, pse bëni rolin e budallait”/ Goxhaj: Pranoni listat e hapura

Publikuar

-

Nga

“O Covidiota blu, pse bëni rolin e budallait”/ Goxhaj: Pranoni listat e hapura

Avokati i njohur, Altin Goxhaj i ka bërë thirrje demokratëve të përqëndrohen te lufta për mbrojtjen e Koalicioneve dhe të pranojnë listat e hapura.
Sipas Goxhajt, listat e hapura “janë më pak të këqija se listat e mbyllura që i vendos Lyli, Mona dhe EDvEri!”

Avokati thekoson se ky është momenti i duhur që të pranojnë propozimin e Koalicioni Për Shqipërinë duke ja marrë Ramës iniciativën manipuluese, që Administrata Zgjedhore të jetë 100% jopartiake.

“POKERI I REFORMËS QË MUND TA FITOJË RAMA SE COVIDIOTËT E LYLIT KANË VEÇ NJË HALL:
LISTAT TI BËJË LYLI SE E DINË QË POPULL SI HONPS DOT!
Sps me atë mund të merren vesh ndërsa me popullin jo, sepse e dinë se sa i janë neveritur gjithë dynjosë!
Rama tani: “Listat do i bëjmë të hapura”!
Lyli pastaj: “Rama po prish Marëveshjen!”
Kjo është e vërtetë, Rama po prish Marëveshjen me PDnë e cila kishte prish marëveshjen për lista të hapura me qytetarët të premtuara në Korrik dhe Shtator 2017 dhe të firmuara me Aleancën për Teatrin në Korrik 2019!!!
O Covidiota blu, pse bëni rolin e budallait gjthm?
Përqëndrohuni te lufta për të mbrojt Koalicionet (lista e hapur nuk i ndalon koalicionet, është veç çështje ekuacioni përllogaritës) dhe pranojini Listat e Hapura!
Janë më pak të këqia se Listat e Mbyllura që i vendos Lyli, Mona dhe EDvEri!
Mqns Rama po flet për administratë të depolitizuar zgjedhore merrni iniciativën dhe kërkoni një administratë krejt të re në bazë dhe kërkoni që Administrata Zgjedhore të bëhet me detyrim veç nga profesionistët e lirë sps ata kanë çfarë humbasin po të bëjnë pisllëqe: t’u hiqet liçensa për 20 vjet duke mos i lejuar as të punojnë në shtet dmth tu presesh durët dhe këmbët po falsifikuan, vodhën apo toleruan vjedhjen!
Ky është momenti i duhur që të pranoni Propozimin e Koalicioni Për Shqipërinë duke ja marrë Ramës iniciativën manipuluese, që Administrata Zgjedhore të jetë 100% jopartiake duke u përbërë veç nga profesionistë të liçensuar dhe të lirë si
avokatë, noterë, kontabilistë, vlerësues pasurorë, veterinerë, stomatologë, mjekë, arkitektë, inxhinierë, pedagogë, etj sepse janë në numra mjaftueshëm aq sa duhet për të menaxhuar gjithshka!
Kush mund ta bëjë më mirë se këta? Dhe jo si çështje dëshirash por me detyrim njësoj si shtetet vendosin shërbimin e detyruar ushtarak!
Partitë te kënë vëzhgues me kompetenca të zgjeruara në Komisionet e Votimit dhe Numërimit!
Numërimi të bëhet 2 herë: herën e parë direkt në qendrat e votimit dhe herën e dytë nga gjykatësit dhe noterët në qendrat e numërimit sps kur numëron 2 herë është më e vështirë të vjedhësh dhe manipulosh!”, shkruan Goxhaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Leri qarjet”/ Kulluri-Bashës: Bëhu trim e dili përballë me çdo sistem

Publikuar

-

Nga

“Leri qarjet”/ Kulluri-Bashës: Bëhu trim e dili përballë me çdo sistem

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka reaguar pas deklaratës së Bashës i cili tha se Rama i ka çuar ndërmjetës që ai të bëhet kryeministër dhe vetë të bëhet president.

Sipas Kullurit, këto llogjet “më kërkoi marreveshje, ti Kryeministër e unë President” janë përralla kalamajsh!
Ai i kërkon Bashës të bëhët trim dhe të dalë përballë me çdo sistem, me lista të hapura, të mbyllura, me koalicion, pa koalicion!

“Nga rrethi vicioz nuk dilet me gënjeshtra! I dogji mandatet, tani t’i pijë lëngun koalicioneve parazgjedhore!
Do lista të hapura Rama, të bashkojë partinë dhe aleatët ne një listë të vetme dhe ta mundë me votë popullore! Prapë nuk do por shqetësohet!
Këto llogjet “më kërkoi marrëveshje, ti Kryeminister e unë President” janë përralla kalamajsh! Nuk i ha njeri normal këto fantazi!
Bëhu trim dhe dili përballë me çdo sistem, me lista të hapura, të mbyllura, me koalicion, pa koalicion! A the që ke 85% të shqiptarëve që nuk dolën vjet në zgjedhje lokale, dili përballë pra dhe leri qarjet!”, shkruan Kulluri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Deklarata e Bashës, serioze!”/ Rakipi: Rama kërkon garanci, të mos marrë haraçin për gjithçka ka bërë!

Publikuar

-

Nga

Gazetari Ylli Rakipi, ka komentuar deklaratat kreut të PD, Lulzim Basha, lidhur me një ofertë për pazar, që i ka bërë kryeministri Rama, që pas zgjedhjeve Basha të bëhet kryeministër, ndërsa Rama të bëhet President.

Rakipi tha se deklarata e Bashës duhet të merret mjaft seriozisht dhe se ajo dëshmon se Rama nuk ka asnjë rrugë tjetër, veçse të kërkojë garanci absolute për veten dhe pasi të largohet, të mos marrë haraçin e atyre që bërë gjatë tetë viteve në pushtet.

“Deklarata e Bashës, është deklaratë shumë serioze. Ky është Edi Rama. Jo vetëm në propozimin një muaj e gjysmë rresht që i ka bërë Bashës, por ky është Edi Rama në të gjithë vijësjelljen e tij politike. Denoncimi i Bashës sot është një moment i rëndësishëm, që duhet marrë shumë seriozisht.

Rama ka vetëm dy rrugë, kërkon me të gjithë mënyrat, që të mos kthehet mbrapsht. Ai kërkon ta lërë pushtetin me të gjithë garancitë që krijohen në këtë rast. Ai kërkon të largohet, duke mos marrë haraçin e asaj që ai ka bërë për tetë vite kryeministër, që e ka lënë këtë vend copë copë, të shkatërruar.

E gjithe përpjekja e gjoja listave të hapura, është frika e Ramës, që tregon se ai do të shkojë patjetër në zgjedhje pa koalicionin PD-LSI, sepse me këtë koalicion ai është i humbur.

Në 2017 ai e realizoi, e mbylli Metën në Presidencë dhe bëri cfarë donte me Bashën. Është e njëjta përpjekje si në vitin 2017.

Këto kulisat e tij, që Basha të bëhet kryeministër dhe ky president, janë pazare që e kanë udhëhequr pushtetin e Ramës për 20 vite. Kështu operaon ai dhe nuk ka rrugë tjetër. Ai do të përpiqet për të shpëtuar, për atë që ka bërë gjatë gjithë jetës së tij politike“, u shpreh Rakipi k në emisionin “Në fokus” në TVT.

I pytur nëse ndërhyrja në marrëveshjen për reformën zgjedhore, do të sjellë përplasjē mes Ramës dhe ndërkombëtareve, Rakipi tha se Ramës nuk i intereson fare kjo gjë, por në këto momente mendon vetëm si të marrë sërish pushtetin.

“Që të jemi të qartë, Edi Ramës nuk i plas fare për ndërkombëtarët e këtushme. Ai nuk ka fare ku të shkojë. Ai po kryen veprime për të ndihmuar veten.

Ndërkombëtarët kanë operuar me idenë, që hajde ti hedhim diçka Lulzim Bashës. Por, cdo gjë që mund ti hidhet Bashës sot, është kundër Edi Ramës.

Një pjesë e këtyre diplomatëve kanë qenë si pjesë integrale e Edi Ramës. Përfaqësia e ambasadës së SHBA, pa ardhur ambasadorja sidomos, njeriu i ngarkuar për punët e Amerikës, ka qenë totalisht në funksion të Edi Ramës, paradhomë e Edi Ramës.

Edi Rama nuk lë gjë pa bërë, me çdo gjë të gjallë mbi këtë tokë ai është gati të bashkëpunojë për të realizuar synimet e veta.

Ai kërkon siguri absolute, që të gjitha gjërat që i ka bërë këtij vendi, të jetë i sigurtë, edhe duke ndarë pushtet“, tha Rakipi./CNA.al

LEXO TE PLOTE