Connect with Us

Ra në “sitën” e OFL/ Kush është “Kumbari” i Shkodrës që iu sekuestrua pallati 2 mln eurosh dhe u mbrojt nga Frroku

Kronika

Ra në “sitën” e OFL/ Kush është “Kumbari” i Shkodrës që iu sekuestrua pallati 2 mln eurosh dhe u mbrojt nga Frroku

Publikuar

-

Agjentja bjonde me syze e Operacionit Forca e Ligjit deklaroi sot se i janë dërguar formularët për të deklaruar pasurinë dy personave të dënuar jashtë shtetit.

Bëhet fjalë për shtetasit A.K., banues në Durrës, i dënuar në Gjermani për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe B. P., banues në Koplik, Shkodër, i dënuar në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Mësohet se shtetasi B.P. është Bardhok Pllanaj i njohur ndryshe si “Kumbari” i Shkodrës. Autoritetet kanë identifikuar emrin e tij për herë të parë në vitin 2014 në operacionin “Laguna e Vilunit”, ku u sekuestrua një ton hashash. Ndonëse policia arrestoi 7 persona, Pllanaj mundi t’i shpëtojë nga duart.

Pllanaj u arrestua në dhjetor të vitit 2018 për “Pastrim të produkteve të veprës penale”, “Falsifikim të vulave, stampave ose formularëve” dhe “Ndërtim pa leje”. Ai kishte ndërtuar një objekt 10 katësh pa leje, që dyshohet se ishte financuar me para të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Gjykata vendosi masën e sekuestros preventive për pallatin në lagjen “Rus” me vlerën e 2 milionë eurove, ndërsa Pllanaj u la në “arrest shtëpie”. Por në tetor të 2019-ës, ai theu masën e arrestit të shtëpisë dhe u arrestua sërish duke udhëtuar në drejtim të Lushnjes.

Gjithashtu Bardhok Bllanaj identifikohet edhe si personi që u mbrojt nga ish-deputeti Mark Frroku.

Mesnatën e datës 1 dhe 2 tetor 2014, Pllanaj është afruar në lokalin Antika tek Shallvaret me makinën e deputetit Mark Frroku. Rreth orës 1, makina e deputeti Frroku është nisur në drejtim të Laprakës, ku policia, nga frika e largimit të personit të shpallur në kërkim, organizoi një postbllok në Kamëz, pranë Bulavardit Blu. Në momentin që makina afrohet, policia e ndaloi atë, por nuk mundi të hapë dyert që ishin të bllokuara nga brenda./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kontrolle të rrepta ndaj makinave luksoze/ Bllokohen 5 automjete në Gjirokastër

Publikuar

-

Nga

Pesë automjete luksoze janë bllokuar në Gjirokastër në kuadër të operacionit për kontrollin e makinave të luksit.

Pronarët e 5 makinave të bllokuara nuk janë me precedentë penalë por automjete kanë rezultuar të vjedhura nga personat që i kanë shitur kundrejt pronarëve aktualë.
Kujtojmë se kotrollet kanë vijuar në gjithë vendin dhe më herët janë raportuar edhe 10 makina me probleme, të vjedhura e me shasi të modifikuar.

Automjetet e kontrolluara janë prodhime të vitit 2015-2020 dhe pas verifikimit makinat që nuk rezultuan me probleme u kthyen te pronarët./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Punonin te pallati pas Presidencës/ Aksidentohen 2 punëtorë në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Dy punëtorë në Tiranë janë aksidentuar gjatë punës.

Mësohet se punëtorët që punonin në pallatin që po ndërtohet pas Presidencës, janë plagosur teksa punonin.
Raportohet se dy punëtorëve iu kanë rënë gurë në kurriz por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje ndërkohë që autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

U gjet i vdekur në burgun francez/ Tronditin familjarët e Mentor Rexhës: E kanë nxirë e dërrmuar

Publikuar

-

Nga

Mentor Rexha është i riu që u gjet disa ditë më parë i pajetë në një burg të Francës dhe që autoritetet e këtij shteti deklaruan se është vetëvrarë.

Por familjarët e të riut nga Lezha që banonte prej vitesh në Shkodër, ngrenë akuza se këtu fshihet diçka më e madhe, pasi deklarojnë se djali i tyre ka shenja dhune në trup.

Ata pretendojnë se 36-vjeçari është vrarë nga persona të tjerë. Në familjen e Mentor Rexhës janë hapur dyert e mortit, ndërsa nëna e viktimës, Rukine Rexha i ka bërë apel publik  shtetit për zbardhjen e ngajrjes.

“Djalin ma kanë mbytur dhe haber s’na kanë sjellë. S’kemi marrë asnjë lloj lajmi. Djali  im nuk është varur, por e kanë mbytur. Është me shenja dhe e ka verifikuar motra e vet dhe e ka gjetur të shtypur dhe të vrarë. Lajmin e kemi marrë vesh shumë vonë, kur na ka lajmëruar shoku i vet që ka hëngër bukë me të. Kishte një vit, ka shkuar në Francë për një jetë më të mirë. Dyshohet se kishte djeg makinat, e kanë arrestuar kur po fliste me vëllanë e vet. S’është e vërtetë që  ka vrarë veten, kishte 6 muaj në burg. Nuk ka pasur asnjë lloj shqetësimi. Javën e kaluar ka folur me vëllanë. Kërkoj të drejtën e djalit tim, i lutem ministrit dhe kryeministrit që nëse kanë fëmijë, të ma sjellin djalin në shtëpi. Të bëjnë çmos se djalin ma kanë mbytur. E kanë bërë me zor me firmosur vajzën, por s’ka pranuar. E kanë nxirë, e kanë dërrmuar. Nuk është e vërtetë që djali im është vrarë. Ka shenja dhune. I lutem shumë që të ma sjellin djalin te shtëpia”, thotë ajo.

Ndërkohë djali i xhaxhait Selaudin Rexha, deklaron se Ambasada shqiptare në Francë nuk i është përgjigjur.

“Ambasada shqiptare në Francë nuk na është përgjigjur, por na është shprehur në mënyrë absurde kur i kemi kërkuar ndihmë dhe të gjitha veprimet janë duke i kryer vëllai i viktimës me të motrën e tij. Akuzat ndaj kushëririt tim janë të pavërteta. Ky është rasti i 5 i shqiptarëve që vriten në burg dhe dy janë nga Shkodra ndërkohë që shteti hesht, ndërkohë që po të ishin nga ndonjë shtet tjetër reagimi do ishte i madh”, shprehet Selaudini./ CNA.al

LEXO TE PLOTE