LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

OFL kalon në “sitë” dy të dënuar jashtë shtetit/ Agjentja bjonde me syze thirrje publike

10 Shkurt 2020, 10:16, Kronika CNA
OFL kalon në “sitë” dy të dënuar jashtë

Operacioni Forca e Ligjit u ka nisur sot dy personave të tjerë kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë.

Lajmin e ka bërë të ditur agjentja bjonde me kapele dhe syze të errëta e OFL, gjatë një deklarate për shtyp.

Ajo deklaroi se në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka dorëzuar formularin për plotësim shtetasve me iniciale A. K., banues në Durrës, i dënuar në Gjermani për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe B. P., banues në Koplik, Shkodër, i dënuar në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t?u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t?i dërgohen SPAK-ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre. Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t?i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit dhe në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.

Theksojmë se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar të gjithë pranë OFL-së./ CNA.al

Lajmet e fundit nga