LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

OFL i kërkoi të deklarojë pasurinë/ Kush është udhëheqësi i “bandës së bananeve” që u kap me kokainë në Gjermani

10 Shkurt 2020, 13:35, Kronika CNA
OFL i kërkoi të deklarojë pasurinë/ Kush është

OFL i ka dorëzuar sot formularët për deklarimin e pasurisë dy personave të tjerë, të dënuar jashtë shtetit për vepra të ndryshme penale.

Njëri prej tyre është Bardhok Pllanaj, i dënuar në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore, ndërsa personi tjetër mësohet se është Alberto Lame ose Kochsiek, i dënuar në Gjermani për vepra penale në fushën e narkotikëve.

Lame u arrestua në shkurt të vitit 2019 së bashku me 4 shqiptarë Emiljan H. 38 vjeç, Klajdi D. 25 vjeç, Dashamir N. 34 vjeç dhe Dario Lame 22 vjeç.

Ata u kapën me  1.7 ton kokainë të fshehur në banane dhe për shkak të sasisë së madhe të drogës, u cilësuan me emrin ?banda e bananeve?.

Mediat e huaja raportojnë se koka e këtij frupi trafikantësh është Dario Lame, ndërsa Alberto luante rolin e udhëheqësit. Autoritet gjermane dyshojnë se grupi i shqiptarëve bashkëpunonim me kompani të logjistikës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga