LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Motoçikleta aksidenton këmbësoren në Kuçovë

10 Shkurt 2020, 16:09, Kronika CNA
Motoçikleta aksidenton këmbësoren në Kuçovë

Një 63-vjeçare këmbësore është aksidentuar sot në Kuçovë nga një motoçikletë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën para Bashkisë, teksa e moshuara po kalonte rrugën.

“K.V., duke drejtuar  një  motoçikletë pa targa, ka aksidentuar këmbësoren,  shtetasen F.M., 63-vjeçe,  banuese në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal të Beratit për ndihmë mjekësore”, sqaron Policia.

Drejtuesi i motoçikletës është shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të shkaqeve të aksidentit./CNA.al

Lajmet e fundit nga