LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Korrupsioni problemi kryesor për Shqipërinë”/ Basha ia hedh të gjithë fajin qeverisë

10 Shkurt 2020, 12:40, Politikë CNA
“Korrupsioni problemi kryesor për Shqipërinë”/ Basha

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Dhomës Amerikane të Tregtisë, i cili konstatoi se korrupsioni është problemi kryesor që pengon investimet e huaja në Shqipëri.

Në një reagim në rrjetet sociale, Basha thotë se nuk është aspak surprizë ky konstatim.

?Dhoma Amerikane e Tregtisë ka konstatuar (pa asnjë surprizë) se korrupsioni është problemi kryesor që e lë pas Shqipërinë në fushën e investimeve të huaja. Është korrupsioni në nivelet më të larta që në mënyrë të pafalshme po i vjedh të ardhmen vendit tonë?, shkruan lideri i demokratëve, i cili bën përgjegjës qeverinë për pasojat e korrupsionit.

?I njëjti institucion i respektuar vlerësoi po sot potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë për të thithur investime. Por ky potencial për zhvillim po shkatërrohet nga një qeveri që në gjenezën e saj ka kapjen e shtetit dhe korrupsionin?, thekson Basha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga