LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Itali/ Shqiptari masakron me thikë pronarin e lokalit

10 Shkurt 2020, 19:05, Kronika CNA
Itali/ Shqiptari masakron me thikë pronarin e lokalit

Një 21 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e Policisë italiane nën akuzën e tentativës së vrasjes.

Mësohet se i riu punonte në një bar në Roça Imperiale dhe mbrëmjen e djeshme, para se të mbyllte punën, ka sulmuar pronarin me thikë në shpinë dhe krahë.

Fatmirësisht italiani ka mundur ti shpëtojë plagëve të marra, falë disa kalimtarëve që kanë dëgjuar thirrjet për ndihmë.

Ndërkaq, i riu shqiptar ka tentuar të largohet  por është ndaluar në autostradën 106 në San Nicola di Roça Imperiale.

Shqiptari i arrestuar për vrasje në tentativë, tani është në burg./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga