LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata e Çanit/ “Politika është e pisët, nuk bën dot pa krimin”

10 Shkurt 2020, 21:07, Politikë CNA
Deklarata e Çanit/ “Politika është e pisët, nuk

Moderatori Arian Çani deklaroi se politika nuk është e zonja të jetojë pa krimin, teksa po fliste për kapjen e Vladimir Gjutës me armë para selisë rozë dhe aludimet se mund të ishte duke planifikuar një atentat ndaj kryeministrit Edi Rama.

Çani tha se nuk beson që krimi i organizuar të jetë duke sulmuar opozitën, pasi pretendon se janë të dyja të pista dhe bashkëpunëtore.

?Krimi nuk është në atë situatë t?i bjerë politikës, por as politika nuk është e zonja të jetojë pa krimin. Politika është e pisët si krimi. Po them një hipotezë. Ka shumë kriminelë që vazhdojnë i mbajnë pasuritë, makina luksoze dhe të pajustifikuara ata i konfiskon policia. Për mua ajo është një fishkëllimë. Një fishkëllimë që fushata po afron edhe ne s?kemi para. Si mendoni ju, një kriminel që nuk ka pastruar paratë nuk do të investojë tek partia që është në pushtet??, deklaroi moderatori./ CNA.al

Lajmet e fundit nga