LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A ka opozitë përtej Bashës dhe Monës?!

10 Shkurt 2020, 12:37, Politikë CNA
A ka opozitë përtej Bashës dhe Monës?!

Disa ditë më parë Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së tha në një qendrim të tijin publik se opozita duhej zgjeruar më tej, pra duhej zgjeruar me të gjithë faktorët opozitarë.Në të njëjëtën linjë kanë qenë edhe disa zëra kritikë të Lulzim Bashës, por menjëherë aleatët e Lulit, dje të provokuar nga një media e sponsorizuar nga Ilir Meta bënin be dhe luteshin për fe dhe atdhe se nuk do të largoheshin në një koalicion tjetër opozitar dhe se i vetmi do të ishte ai i Monës dhe i Lulit.

Çfarë ka ndodhur që kanë ndryshuar qendrim?

Asgjë! Janë po ata që ishin. Thjesht ata.

Në fakt i pari është Fatmir Mediu, më shumë se 20 vite kryetar i partisë Republikane dhe asnjëherë i zgjedhur direkt, gjithmonë nga listat e PD-së, ministri i Gërdecit kërkon të qendrojë sërish në listë pasi partia e tij tashmë ka vdekur, çështja e pronave nuk u zgjidh kur edhe pse ai ishte 8 vite në qeveri.
Mediu është një nga njerëzit që është përplasur ashpër me Bashën për djegien e mandateve, kërkon rikthimin në sistem dhe në parlament. Ai nuk ka asnjë profesion tjetër, jetën dhe të ardhmen e ka të varuar nga Luli që mesa duket po e mban peng pasi me Partinë Republikane dhe votat e tij, Mediu kurrë nuk do të hynte më në parlament.

I dyti që kërkon të ketë sërish koalicion me Lulin dhe të jetë pjesë e listave duket se është Nard Ndoka, ai aleati i Ei Ramë, i 21 Janarit pasi kujtojmë se ka qenë në krah të kryeministrit aktual. Nard Ndoka i memeve dhe Partisë Demokristiane që pretendon se merr shumë vota, ndoshta në Shkodër pretendon një mandat dhe mund t?i djegë disa vota të djathtës por, në fakt ka ardhur koha për të bërë një ligj elektoral me një prag të qartë që pastaj zhduk nga sistemi të tilla fenomene poltike si Nard Ndoka që shkëlqejnë duke mos pasur asgjë por janë demokratë dhe i përkasin PD që të qendrojnë aty, të luftojnë me vlera në të kundërt cirqet e Partive Demokristiane, aleanca me Nikoll Lesin, dëmtimi i PD për të bërë marrëveshje me Fatos Nanon si dikur në krah të Genc Pollos, tashmë Nard Ndoka duket një i dalë boje.

Shkojmë më tej tek Agron Duka, ish-ministër i socialistëve, sekretari i bujqësisë në PS që Rama e largoi dhe më pas ky i fundit gjeti zgjidhjen dhe bleu një parti, partinë Agrare e paprovuar në votime me Agronin kryetar. Ai ka

pretendimin se kontrollon rreth 10 mijë vota në Durrës për shkak të bizeneseve të tij, nuk mundi të ngrite rezultatin në këtë qark. Ai nuk hyri deputët dhe mori minimumin historik prej 4 mandatesh. Agron Duka ka bërë një parti të re të paprovuar elektoralisht e cila ende nuk është votuar kurrë por, kërkon të rrijë në krah të Lulit dhe Monës për të marrë mandatin e tij më shumë sesa aq, vështirë do ta ketë.

Sigurisht ky është një nga rastet kur sistemi zgjedhor duhet të ketë pragje të forta politike, pragje të forta elektorale për të mos lejuar që njerëz aventurierë  për shkak të egoizmit dhe parave, të mund të jenë pengamarrja e politkës në vend, pasi ose duhet të jenë ata në lista ose rashë e vdiqa.

Kështu duhet të jetë njësoj për Dashamir Shehin i cili ka kandiduar me dhjetëra herë vetë dhe s? ka fituar kurrë pas vitit 1997. Gjithmonë ka hyrë në listat e PD-së ose ka bërë spektakle si ai i LZHK-së në vitin 2009 ku doli me këpucë të kuqe.

Vangjel Dulja, është shumë i sukseshëm morri PBDNJ me 70 mijë vota e ka katandisur se voton me as sekretarja e tij. Jo për bindje politike.

Këto që renditëm janë pak shumë pak se po vazhduam do dilte romani i skandaleve më i madh në botë.

Këta janë aleatët e opozitës të Lulzim Bashës dhe a mund të vazhdohet me këta?  Apo duhet të ketë një opozitë përtej Lulzim Bashës?

Kjo për disa arsye, së pari për këta aleatë që ka Lulzim Basha pa folur për LSI dhe Monika Kryemadhin sepse ndoshta ata më lart i kemi nxjerrë më shumë sesa duhet.
Ata janë yje që shkëlqejnë në qiell kur shikon LSI e Monikës, pa folur pastaj dhe pa analizuar Lulzim Bashën, skandalet, abuzimet në 15 vite në politikë, 3 herë ministër i përfshirë në skandale. Kryetar bashkie, kryetar opozite, pazarxhi, vegël dhe instrument i fëlliqur i kryeministrit.

Njeriu që së bashku me Edi Ramën kanë prishur të gjitha rregullat e lojrave politke në Shqipëri pasi e kthyen në Pazar personal. Luli i shiti demokratët thjesht dhe vetëm për pallatin e vjehrrit dhe tani për një tender 15 milionë dollarë, ndërsa aleatët bënë sikur s?panë dhe s? dëgjuan thjesht se u futën në lista në vitin 2017 dhe të siguronin gati 100 milionë lekët të ardhura në 4 vitet e mandatit si deputet.
Prandaj ka ardhur koha të ketë një opozitë tjetër, një opozitë përtej Lulzim Bashës dhe përtej karagjozave politikë që nuk i voton askush.

Ndoshta emrat e kryetarëve të këtyre partive të vogla vlejnë vetë, por po të shikosh se çfarë kanë nga pas dhe ç? mbjellin të vjen neveri. Prandaj është koha për të parë një opozitë të re, një opozitë të vërtetë përtej Lulzim Bashës, një opozitë të vërtetë kundër Edi Ramës, një opozitë me vota, me vlera dhe me parime. Një opozitë që u tregon shqiptarëve rrugën e të ardhmes, që u tregon shqiptarëve se nuk ka pazar me kryeministrin Rama qe nuk ka aleatë të cilat duan të jenë pjesë e listave të një partie më të madhe por garojnë me pragje elektorale dhe mbledhin vota me projkete, me ide dhe me programe konkrete, jo nga këta që vegjetojnë 30 vjet si shushunja duke pirë gjakun e partive të mëdha thjesht se mendojnë që përfaqësojnë diçka por në fakt janë hijena elektorale që vetëm dëm shkaktojnë.

Në fakt ata nuk përfaqësojnë asgjë, janë thjesht dhe vetëm mbetje të sistemit që do të pastrohen me kalimin e kohës, por 20 apo 30 vjet në Shqipëri ende nuk kanë mjaftuar, ata shkëlqejnë të gjithë bashkë me Lulin në krye të cilin e duan po aq të dobët po aq të paaftë, mjafton që ata t?i ketë në listë./CNA.al

Lajmet e fundit nga