LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Vdekja është e pashmangshme për të gjithë”/ Policia ekzekuton ushtarin që vrau 26 njerëz dhe plagosi 57 të tjerë

9 Shkurt 2020, 17:05, Kosova & Bota CNA
“Vdekja është e pashmangshme për të

Autoritetet tajlandeze thanë se një ushtar që la pas vetes 26 të vrarë dhe 57 të plagosur, u qëllua për vdekje të dielën në mëngjes.

Zyrtarët thanë se ushtari i zemëruar rreth një mosmarrëveshjeje financiare fillimisht vrau dy veta në një bazë ushtarake dhe më pas hyri në një qendër tregtare duke qëlluar mbi blerësit.

U deshën 16 orë që policia t?i jap fund krizës.

Autoritetet thanë se Jakrapanth Thomma është përgjegjës për sulmin në Nakhon Ratchasima, në verilindje të vendit.

?Ky incident ishte i pashembullt në Tajlandë?, u tha gazetarëve kryeministri Prayuth Chan-ocha të dielën në mëngjes, pasi vizitoi të plagosurit në spitale.

Të shtunën mediet lokale transmetuan pamjet e ushtarit tek dilte nga makina para qendrës tregtare dhe duke shkrepur disa herë armën që shkaktoi panik tek njerëzit.

Pamje filmike nga brenda qendrës tregtare të postuara në mediat sociale tregonin një burrë të armatosur të veshur me të zezë dhe me maskë, me një armë mbi supe dhe askënd tjetër përreth tij.

Gjatë sulmit në një postim në Facebook ai shkruante ?vdekja është e pashmangshme për të gjithë? dhe pastaj ngrinte pyetjen: ?A duhet të dorëzohem??. /VOA

Lajmet e fundit nga