Connect with Us

Raporti me Ballkanin Perëndimor/ Bushati rendit tre sfidat e BE

Politikë

Raporti me Ballkanin Perëndimor/ Bushati rendit tre sfidat e BE

Publikuar

-

Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka renditur tre sfidat me të cilat BE do të përcaktojë raportin e saj me Ballkanin Perëndimor.
Së pari, Arkitektura e sigurisë europiane në kushtet e krizës së besimit tek multilateralizmi, së dyti, efektet e ‘divorcit’ Brexit dhe vështirësia për një ‘martesë’ të re dhe së treti, roli e influenca e BE si fuqi botërore.

Gjatë fjalës së tij në Samitin Rajonal të Selanikut, i dërguari i posacëm i kryesisë së OSBE Bushati u ndal tek debati më i fundit që po zhvillohet brenda vetë BE-së, për të cilën tha “është vetë roli që BE-së.
“Si dëshiron të jetë në 5-10-15 vjetët e ardhshme në arenën ndërkombëtare në kushtet kur po zhvillohet një konkurencë edhe gjeoteknologjike tanimë. Debatet me 5G, debatet për ndryshimet klimaterike dhe revolucionin teknologjik Duket që Ballkani Perëndimor në kontekt nuk është një çështje shumë prioritare për vendet e BE-së dhe kjo është edhe arsyeja që për fat te keq BP shpesh shihet si një barrë për vendet e BE-së sesa si një përgjegjësi historike që i ka fillesat e saj me rënien e murit të Berlinit.Në ketë kontekst metodologjia e re e prezantuar nga BE është një perpjekje për të zbutur disi qëndrimet e vendeve qe kanë kërkuar reforminin e këtij procesi. Natyrisht, procesi do të bëhet më kërkues, më politik dhe me mundësi më të mëdha për vendet anëtare për ta pezulluar në momentin që këto vende besojnë që vendi qe dëshiron të bëhet anetar nuk po ecën sic duhet me reformat”, tha Bushati.

Ish ministri shprehet besimplotë që në 2020 do të kemi mundësi të shohim fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

LEXO EDHE:  Majlinda Bregu komenton Vettingun/Lajtmotivi i Edi Ramës, u hoq dhe një gur tjetër

Duke iu referuar edhe vendimit të fundit të Parlamentit Grek për t’i hapur rrugën jeshile marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes dy vendeve, Bushati u shpreh se “egziston potenciali që dokumentet qe janë shkëmbyer nga dy palët të përmirësohen dhe të pasurohen më tej dhe të merren vendime të cilat kërkojnë një lloj kurajoje politike për t’i hequr nga tryeza e bisedimeve dypalëshe. Çështje të cilat janë aty ende dhe kanë një elevancë në kuptimin historik dhe duhen adresuar nga të dyja palët”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dalin pamje nga aksioni i policisë/ Ndalohen mbi 140 makina luksoze, shoqërohen 170 persona

Publikuar

-

Nga

Policia jep detaje lidhur me operacionet që po zhvillohen që prej 4 ditësh, ku janë ndaluar rreth 100 makina luksoze.

Blutë bëjnë me dije se ky operacion ku janë angazhuar edhe FNSH-ja,  Policia Kriminale, Shqiponjat, Shigjetat, Patrulla e Përgjithshme dhe Policia Rrugore, po bëhet për kapjen e personave me precedentë penalë.

Raportohet se në përbërje të grupeve të kontrollit ka dhe specialistë të krimit ekonomik, trafiqeve të paligjshme, të antidrogës, të cilët kryejnë kontrolle dhe verifikime të automjeteve, mallrave dhe personave të dyshuar.

Konkretisht, kontrollet janë përqendruar kryesisht mbi automjete luksoze, që dyshohet se mund të jenë të trafikuara apo me ndërhyrje në shasi, si dhe mbi persona me precedent kriminal, që mund të tentojnë të kryejnë veprimtari kriminale në drejtim të trafikimit të automjeteve, lëndëve narkotike, kontrabandës me mallra  apo që qarkullojnë me armë zjarri.

LEXO EDHE:  BE dridhet – Cipras në Moskë

LEXO EDHE:  Fushata e shtrenjtë elektorale e zgjedhjeve europiane në Itali

Policia deklaron se deri më tani janë kontrolluar mbi 140 automjete luksoze, një pjesë e të cilave janë në proces verifikimi. Gjithashtu mësohet se janë shoqëruar dhe verifikuar në ambientet e Policisë mbi 170 persona.

Ndërkohë, autoritetet paralajmërojnë se do të vijojnë kontrollet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto – Zbulohet lidhja e Tahirit me Manastirliun dhe Elva Margaritin/ Festa që mblodhi ministra e ish-ministra

Publikuar

-

Nga

Maturantët e vitit 1998 të gjimnazit “Sami Frashëri” janë mbledhur dy ditë më parë për të festuar dhe kujtuar kohët e vjetra.

22 vite pas përfundimit të shkollës, ata kanë zhvilluar një festë të madhe. Disa pamje nga kjo festë na i ka servirur këngëtarja Julka Gramo, e cila ka ndarë disa nga momentet e bukura që kanë kaluar.

Në foto bien në sy dy ministre të kabinetit të qeverisë Rama, konkretisht ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministrja e Kulturës Elva Margariti.

Një tjetër person që ka qenë pjesë e kabinetit të Ramës dhe që është pjesë e maturës ’98 është ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Ata shihen duke shijuar në maksimum kohën që po kalojnë pranë njëri-tjetrit.

LEXO EDHE:  Majlinda Bregu komenton Vettingun/Lajtmotivi i Edi Ramës, u hoq dhe një gur tjetër

LEXO EDHE:  BE dridhet - Cipras në Moskë

“Matura ‘98 në flakë. Festo ose shko në shtëpi. Kujtime të bukura”, shkruan Julka krahas fotove./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta i përmalluar/ Publikon foton me Arvizun nga SHBA

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta prej disa ditësh ndodhet në SHBA për një vizitë zyrtare.

Së fundmi, Meta ka publikuar një foto me ish ambasadorin amerikanë në Shqipëri, Aleksandër Arvizu.
Meta thotë se ai mbetet një promovues i palodhur i miqësisë shqiptaro-amerikane.

“Në fund të kësaj vizite, një çmallje me Ambasadorin Arvizu. Ai mbetet gjithmonë një promovues i palodhur i miqësisë shqiptaro-amerikane”, shkruan Meta bashkëngjitur fotos me Arvizun./CNA.al

LEXO TE PLOTE