LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse gratë e kërkojnë zakonisht më shpesh divorcin sesa burrat?

9 Shkurt 2020, 08:28, Blog CNA
Pse gratë e kërkojnë zakonisht më shpesh divorcin sesa

Stereotipet tradicionale gjinore, thonë se gratë janë ato që mezi presin të martohen. Por sipas të dhënave, ekziston edhe një element tjetër befasues i martesës, ku gratë janë sërish më të paduruara për ta kryer:divorci. Po, studime të shumta kanë vërtetuar se gratë i fillojnë të parat dhe më shpesh se burrat procedurat e divorcit.

Sipas një studimi të vitit 2015 nga Shoqata Sociologjike Amerikane (ASA), gratë janë ato që marrin nismën të ndahen në thuajse 70 për qind të divorceve. Ideja se gratë janë të parat që kërkojnë të stabilizojnë jetën e tyre duke u martuar, dhe të paray që këkojnë ndarjen, mund të duket paradoksale për shumë njerëz. Por terapistët e martesave, psikologët apo avokatët që merren me divorcet, japin 3 arsye kryesore për këtë dukuri:

Gratë, kanë më shumë të ngjarë të ndjehen sikur martesa po e dëmton karrierën e tyre

Sot gratë janë më të angazhuara në punë jashtë shtëpisë sesa kurrë më parë. Të dhënat e dhjetorit 2019 nga Byroja e Statistikave të Punës në SHBA, zbulojnë se gratë tani përbëjnë pak më shumë se gjysmën e fuqisë punëtore amerikane. Por kjo nuk do të thotë, se ato kanë lënë pas dore punët e tyre në shtëpi.
?Mendoj se martesa si institucion, ka qenë paksa e ngadaltë në përshtatjen ndaj prirjes për barazi gjinore. Gratë marrin ende mbiemrat e burrave të tyre, dhe ndonjëherë vihen nën presion për ta bërë këtë gjë. Burrat presin akoma, që gratë e tyre të bëjnë pjesën më të madhe të punëve të shtëpisë, dhe të kujdesen më shumë se ata për fëmijët?- thotë Majkëll Rozenfeld, profesor i sociologjisë në Universitetin e Stanfordit, njëherazi autori i studimit nga Shoqata Sociologjike Amerikane.
Hulumtimi ka treguar se gratë bëjnë ende më shumë punë shtëpiake sesa burrat, edhe nëse të dyja palët punojnë me kohë të plotë. Për shembull, një raport i vitit 2019 nga Byroja e Statistikave të Punës në SHBA zbuloi se 49 përqind e grave bënin përditë punë shtëpie, kundrejt vetëm 20 përqind të burrave, edhe nëse që të dy ishin të punësuar.
Kjo tregon që ka ende mungesë të barazisë në lidhje me punët shtepiake, brenda familjes së zakonshme amerikane. Dhe ky është një hendek, që mund ta bëjë martesën të duket më pak e dobishme, për një grua të orientuar nga karriera.

Gratë kanë prirjen të kujdesen më shumë, mbi aspektet më emocionale në një martesë

Një nga problemet më serioze me të cilat përballen çiftet e martuara, është mungesa e
një komunikimi të shëndetshëm, dhe shpesh kjo gjë nga rrjedh nga një çekuilibër tjetër. Tradicionalisht, burrat nuk mësohen që në fëmijëri se si t?i përpunojnë apo komunikojnë
të tjerëve emocionet e tyre.
Kjo do të thotë, se gratë kanë prirjen që të merren me shumë me çështjet emocionale të martesës. ?Shumë burra mbështeten tek gratë e tyre, si ofrueset e vetme të mbështetjes emocionale, ndërsa gratë marrin mbështetje emocionale nga njerëz të ndryshëm. Kjo mund t?i bëjë burrat më hezitues për të braktisur burimin e tyre të vetëm të mbështetjes?- thotë psikologia Trisha
Volanin.
?Gratë janë më të hapura për t?u komunikuar miqve emocionet e tyre, ndërsa burrat duket se e kanë të vështirë që të hapen plotësisht me bashkëmoshatarët e tjerë mbi problemet e tyre të brendshme, dhe për këtë arsye ka më shumë të ngjarë që ata të jenë të interesuar në mbetjen e gjërave ashtu siç janë?- shton ajo.

Sot gratë kanë më pak të ngjarë të tolerojnë ?sjelljen e keqe?

Jo shumë kohë më parë, gratë mendonin se duhet të toleronin shumëçka në sjelljen e bashkëshortit, në këmbim të sigurisë financiare. Po sot? Jo dhe aq. ?Gruaja e sotme moderne,
ka më pak të ngjarë të tolerojë tradhëtinë?- thotë Dori Shvarc, një ndërmjetëse dhe trajnuese në ?divorcharmony.com? . ?Pasi mbaron periudha e muajit mjaltit, disa burra ndryshojnë në drastikisht sjelljen e tyre, nga romantikë ata bëhen kontrollues dhe abuzues emocionalë. Mjerisht kjo gjë ndodh në shumë martesa, por gratë nuk duan të tolerojnë më në këtë aspekt?- thekson ajo.

Sot gratë kanë më pak të ngjarë të tolerojnë ?sjelljen e keqe?

Jo shumë kohë më parë, gratë mendonin se duhet të toleronin shumëçka në sjelljen e bashkëshortit, në këmbim të sigurisë financiare. Po sot? Jo dhe aq. ?Gruaja e sotme moderne,

ka më pak të ngjarë të tolerojë tradhëtinë?- thotë Dori Shvarc, një ndërmjetëse dhe trajnuese në ?divorcharmony.com? . ?Pasi mbaron periudha e muajit mjaltit, disa burra ndryshojnë në drastikisht sjelljen e tyre, nga romantikë ata bëhen kontrollues dhe abuzues emocionalë. Mjerisht kjo gjë ndodh në shumë martesa, por gratë nuk duan të tolerojnë më në këtë aspekt?- thekson ajo./Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga