Connect with Us

Plagosja me armë në pedonalen e Shkodrës/ Lihen në burg 4 të arrestuarit

Kronika

Plagosja me armë në pedonalen e Shkodrës/ Lihen në burg 4 të arrestuarit

Publikuar

-

Gjykata jep masën e sigurisë për 4 të arrestuarit për atentatin në Shkodër, ku mbeti e plagosur një kalimtare.

Mësohet se Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për Ension Burakun, Argjend Rexhën, Riad Xheladinin dhe Liridon Lushin.

Kujtojmë se 4 të arrestuarit janë konfliktuar me Mirsad Metën dhe Buraku ka qëlluar 6 herë me armë ndaj tij, i cili nuk mori asnjë plumb dhe mundi të largohej nga vendngjarja.

Por të shtënat plagosën qytetaren L.Jerevia që po kalonte në pedonale, në momentin kur ndodhën të shtënat. Fatmirësisht ajo është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, dyshohet se atentati ka ndodhur për shkak të prishjes së marrëdhënieve me drogën në Gjermani. Ension Buraku është vëllai i efektives së policisë së Durrësit Ornela Burakut dhe mendohet se situata ka agravuar, pasi më 26 janar të këtij viti në banesën e efektives ka shpërthyer një sasi tritoli./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Sherr me thika në lokal/ Plagoset një person

Publikuar

-

Nga

Një person ka mbetur i plagosur në fshatin Shtoj të Ri të Shkodrës.

Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi B.I.  42 vjeç i cili është dërguar menjëherë në spital.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit në një lokal të zonës.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërkohë që autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Një ditë pasi iu bllokua makina/ “I forti” i Lushnjes dorëzon formularin e deklarimit të pasurisë

Publikuar

-

Nga

Saimir Taullau, ka dorëzuar formularin e deklarimit të pasurisë pas kërkesës së Operacionit Forca e Ligjit.

Taullau dorëzoi formularin e deklarimit të pasurisë një ditë pasi OFL i bllokoi makinën.
Afati 48 orësh i dhënë nga OFL, për dorëzimin e këtij formulari mbaronte sot në orën 16:00.
Ditën e djeshme Operacioni Forca e Ligjit u sekuestroi makinat e blinduara Saimir Taullaut në Lushnje, Durim Bamit në Krujë dhe Landi Muharremit në Durrës.

Sekuestrimet e makinave të blinduara janë bërë në kushtet e emergjencës me firmën e drejtorit të Policisë së Shtetit, pasi personat e dyshuar se i kanë vendosur me burim të paligjshëm mund t’i zhdukin apo fshehin pas nisjes së operacionit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

FNSH blindon gjithë vendin/ Makinat luksoze në “skaner”

Publikuar

-

Nga

Këtë të dielë, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë vijuar kontrollet e makinave luksoze në të gjithë vendin.

Në bazë të këtij operacioni, bllokohen të gjitha makinat të cilat kanë parregullsi me dokumentacionit apo kur brenda tyre gjenden sende të jashtëligjshme.

FNSH, policia rrugore, efektivët e komisariateve dhe sektori i Trafiqeve ndodhen në terren në postblloqe të vendosura në pikat kyçe të qyteteve, ku pasi ndalojnë automjetet luksoze kryejnë kontroll të dokumentacionit dhe në brendësi të automjetit./CNA.al

LEXO TE PLOTE