Connect with Us

Një ditë pasi iu bllokua makina/ “I forti” i Lushnjes dorëzon formularin e deklarimit të pasurisë

Kronika

Një ditë pasi iu bllokua makina/ “I forti” i Lushnjes dorëzon formularin e deklarimit të pasurisë

Publikuar

-

Saimir Taullau, ka dorëzuar formularin e deklarimit të pasurisë pas kërkesës së Operacionit Forca e Ligjit.

Taullau dorëzoi formularin e deklarimit të pasurisë një ditë pasi OFL i bllokoi makinën.
Afati 48 orësh i dhënë nga OFL, për dorëzimin e këtij formulari mbaronte sot në orën 16:00.
Ditën e djeshme Operacioni Forca e Ligjit u sekuestroi makinat e blinduara Saimir Taullaut në Lushnje, Durim Bamit në Krujë dhe Landi Muharremit në Durrës.

Sekuestrimet e makinave të blinduara janë bërë në kushtet e emergjencës me firmën e drejtorit të Policisë së Shtetit, pasi personat e dyshuar se i kanë vendosur me burim të paligjshëm mund t’i zhdukin apo fshehin pas nisjes së operacionit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Sherr me thika në lokal/ Plagoset një person

Publikuar

-

Nga

Një person ka mbetur i plagosur në fshatin Shtoj të Ri të Shkodrës.

Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi B.I.  42 vjeç i cili është dërguar menjëherë në spital.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit në një lokal të zonës.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërkohë që autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

FNSH blindon gjithë vendin/ Makinat luksoze në “skaner”

Publikuar

-

Nga

Këtë të dielë, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë vijuar kontrollet e makinave luksoze në të gjithë vendin.

Në bazë të këtij operacioni, bllokohen të gjitha makinat të cilat kanë parregullsi me dokumentacionit apo kur brenda tyre gjenden sende të jashtëligjshme.

FNSH, policia rrugore, efektivët e komisariateve dhe sektori i Trafiqeve ndodhen në terren në postblloqe të vendosura në pikat kyçe të qyteteve, ku pasi ndalojnë automjetet luksoze kryejnë kontroll të dokumentacionit dhe në brendësi të automjetit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Pengmarrja dhe vrasja e mistershme e Jan Prengës/ Dosja në dorë të SPAK

Publikuar

-

Nga

Prokuroria e Tiranë pritet të kalojë dosjen e Jan Prengës, në Prokurorinë e Posaçme, SPAK.

Sipas News 24, aktet do të dorëzohen ditën e hënë në SPAK.
Hetimet e mëtejshme për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës do të vijojnë nga Prokuroria e Posaçme.

Kujtojmë se Jan Prenga u mor peng në mes të ditës në Kamëz dhe me pas u vra nga pengamrrësit.
Dyshohet se Prenga ka humbur jetën si pasojë e dhunës të ushtruar ndaj tij nga pengmarrësit, të cilit e transportuan atë në hotelin “Golden” në Shijak.

LEXO EDHE:  “Mjer çunat e krimit”/ Gazetari ironizon spikeren bionde e OFL-së

LEXO EDHE:  Bixhozxhinjtë e drejtësisë/ Gjyqtari i skedinave dhe prokurori i basteve

Trupi i pajetë i Jan Prengës nuk është gjetur ende, ndërkohë që pritet të zbardhet dinamika e plotë të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE