Connect with Us

Nga dhuna deri tek bastet e paligjshme sportive/ Arrestohen 4 persona në Korçë

Kronika

Nga dhuna deri tek bastet e paligjshme sportive/ Arrestohen 4 persona në Korçë

Publikuar

-

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë 4 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë Korçë dhe Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

• E. Z., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi në banesë ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij shtetasit B. Z., 63 vjeç, banues në Korçë.
• F. A., 33 vjeç, banues në fshatin Pocestë, Maliq, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në fshatin Pocestë, iu gjet një telefon celular i markës “Samsung”, të cilin ky shtetas dyshohet se e përdorte për vendosjen e basteve sportive, i cili iu sekuestrua në cilesinë e provës materiale.
Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
• I. H., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Zvezdë, Maliq, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësoren shtetasen R. Xh., 39 vjeçe, banuese në Zvezdë, e cila u transportua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.
• Y. P., 59 vjeç, banues në fshatin Koshnicë, Devoll, pasi ky shtetas në aksin rrugor Bilisht-Miras, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Fiat”, pa targa.

LEXO EDHE:  Arrestohet shijaksi i shpallur në kërkim për vjedhje banesash

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Dhuna në familje” , “Organizimi i lotarive të palejuara” , “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Anti KÇK-ja me lëvizje të vrullshme/ “Operacioni Forca e Ligjit terrorizon qytetarët”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar mesazhit të qytetarit dixhital thotë se Operacioni Forca e Ligjit po terrorizojnë qytetarët.

Qytetari tregon se gjatë rrugës për në Korçë, në Elbasan disa policë me kapuça i ndaluan për kontroll, me sjellje arrogante dhe shkaterruan makinën duke nxjerrë çdo gjë nga vendi i vet.

Ai rrëfen se u nxorrën jashtë makine dhe pritën rreth 30 minuta pa xhupa.
E njëjta skenë kishte ndodhur edhe në Pogradec si dhe gjatë rrugës të kthimit për në Tiranë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plagosja me thikë në Shkodër/ Arrestohet autori

Publikuar

-

Nga

Arrestohet autori i plagosjes së regjistruar në fshatin Shtoj të Ri të Shkodrës.

Blutë bëjnë me dije se dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin, por sheri ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të ftohta.

Shtetasi me iniciale A.B. ka qëlluar me thikë 42-vjeçarin me iniciale B.I., i cili është dërguar menjëherë në spital.

“Me datë 09.02.2020, rreth orës 12:50, në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër gjatë një konfikti të çastit, shtetasi A. B. 47 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (Thikë) shtetasin B. I. 42 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkoder jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Arrestohet shijaksi i shpallur në kërkim për vjedhje banesash

LEXO EDHE:  Kryetari i Bashkisë Korçë jep lajmin e mirë për qytetarët

Falë reagimit të shpejtë të forcave policore u bë kapja dhe arrestimi autorit të dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, po kryhen veprimet e grupit hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr me thika në lokal/ Plagoset një person

Publikuar

-

Nga

Një person ka mbetur i plagosur në fshatin Shtoj të Ri të Shkodrës.

Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi B.I.  42 vjeç i cili është dërguar menjëherë në spital.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit në një lokal të zonës.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërkohë që autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE