Connect with Us

Kujdesi për fëmijët/ Meta takon drejtorët e Programit Botëror të Ushqimit dhe të UNICEF

Politikë

Kujdesi për fëmijët/ Meta takon drejtorët e Programit Botëror të Ushqimit dhe të UNICEF

Publikuar

-

Gjatë vizitës së tij zyrtare në SHBA, presidenti Ilir Meta ka takuar një sërë politikanësh dhe personalitetesh.

Mësohet se ditën e sotme Meta ka mbajtur takime me drejtorin Ekzekutiv të Programit Botëror të Ushqimit David Beasley dhe drejtoren Ekzekutive të UNICEF Henrietta H. Fiore.

Kreu i Shtetit ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, ndërsa bën me dije se në qendër të bisedës së takimit ishte programi i kujdesit për fëmijët.

LEXO EDHE:  Gjonaj kushërirë e Metës/ Presidenti: Të procedohen të gjithë

“Kënaqësi të takoja David Beasley, Drejtorin Ekzekutiv të Programit Botëror të Ushqimit dhe Henrietta H. Fiore, Drejtoren Ekzekutive të UNICEF-it, dhe të diskutonim për programe për kujdesin e fëmijëve në veçanti”, shkruan Meta./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dalin pamje nga aksioni i policisë/ Ndalohen mbi 140 makina luksoze, shoqërohen 170 persona

Publikuar

-

Nga

Policia jep detaje lidhur me operacionet që po zhvillohen që prej 4 ditësh, ku janë ndaluar rreth 100 makina luksoze.

Blutë bëjnë me dije se ky operacion ku janë angazhuar edhe FNSH-ja,  Policia Kriminale, Shqiponjat, Shigjetat, Patrulla e Përgjithshme dhe Policia Rrugore, po bëhet për kapjen e personave me precedentë penalë.

Raportohet se në përbërje të grupeve të kontrollit ka dhe specialistë të krimit ekonomik, trafiqeve të paligjshme, të antidrogës, të cilët kryejnë kontrolle dhe verifikime të automjeteve, mallrave dhe personave të dyshuar.

Konkretisht, kontrollet janë përqendruar kryesisht mbi automjete luksoze, që dyshohet se mund të jenë të trafikuara apo me ndërhyrje në shasi, si dhe mbi persona me precedent kriminal, që mund të tentojnë të kryejnë veprimtari kriminale në drejtim të trafikimit të automjeteve, lëndëve narkotike, kontrabandës me mallra  apo që qarkullojnë me armë zjarri.

LEXO EDHE:  “Hajdut, pushtues”/ Meta ‘nuk shpëton” dot nga floriri i Krrabës

LEXO EDHE:  Gjonaj kushërirë e Metës/ Presidenti: Të procedohen të gjithë

Policia deklaron se deri më tani janë kontrolluar mbi 140 automjete luksoze, një pjesë e të cilave janë në proces verifikimi. Gjithashtu mësohet se janë shoqëruar dhe verifikuar në ambientet e Policisë mbi 170 persona.

Ndërkohë, autoritetet paralajmërojnë se do të vijojnë kontrollet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto – Zbulohet lidhja e Tahirit me Manastirliun dhe Elva Margaritin/ Festa që mblodhi ministra e ish-ministra

Publikuar

-

Nga

Maturantët e vitit 1998 të gjimnazit “Sami Frashëri” janë mbledhur dy ditë më parë për të festuar dhe kujtuar kohët e vjetra.

22 vite pas përfundimit të shkollës, ata kanë zhvilluar një festë të madhe. Disa pamje nga kjo festë na i ka servirur këngëtarja Julka Gramo, e cila ka ndarë disa nga momentet e bukura që kanë kaluar.

Në foto bien në sy dy ministre të kabinetit të qeverisë Rama, konkretisht ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministrja e Kulturës Elva Margariti.

Një tjetër person që ka qenë pjesë e kabinetit të Ramës dhe që është pjesë e maturës ’98 është ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Ata shihen duke shijuar në maksimum kohën që po kalojnë pranë njëri-tjetrit.

LEXO EDHE:  Basha zbulon detaje nga takimi me ambasadoren e SHBA/ Ja çfarë diskutuan

LEXO EDHE:  Sondazhi në CityNews-A duhet t’i tërheqë Ilir Meta ministrat e LSI?!/Ja rezultati

“Matura ‘98 në flakë. Festo ose shko në shtëpi. Kujtime të bukura”, shkruan Julka krahas fotove./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta i përmalluar/ Publikon foton me Arvizun nga SHBA

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta prej disa ditësh ndodhet në SHBA për një vizitë zyrtare.

Së fundmi, Meta ka publikuar një foto me ish ambasadorin amerikanë në Shqipëri, Aleksandër Arvizu.
Meta thotë se ai mbetet një promovues i palodhur i miqësisë shqiptaro-amerikane.

“Në fund të kësaj vizite, një çmallje me Ambasadorin Arvizu. Ai mbetet gjithmonë një promovues i palodhur i miqësisë shqiptaro-amerikane”, shkruan Meta bashkëngjitur fotos me Arvizun./CNA.al

LEXO TE PLOTE