LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Komisioni i Venecias nesër në Tiranë/ Zbardhet axhenda

9 Shkurt 2020, 13:56, Politikë CNA
Komisioni i Venecias nesër në Tiranë/ Zbardhet axhenda

Këtë të hënë, një delegacion i Komisionit të Venecias pritet të mbërrijë në Tiranë ku do zhvillojë një vizitë 3 ditore.

Vizita është në kuadër të dhënies së opinionit për dy projektligjet, njeri për Autoritetin e Mediave Audio Vizuale, (AMA) dhe tjetri për Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare, (AKEP).
Në program është parashikuar që delegacioni të pritet në një takim nga Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla dhe një përfaqësi e grupit, ditën e hënë, më datë 10 shkurt 2020, në orarin 10:05-10:45, tek salla e Komisionit të Ligjeve, kryesia e Kuvendit.

Burime për mediat bëjnë me dije se me presidentin Ilir Meta, delegacioni do të takohet ditën e martë në ambientet e Presidencës, e më pas me kryetaren në detyrë të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, kreun e AKEP-it dhe me avokaten e Popullit Erinda Ballanca./CNA.al

Lajmet e fundit nga