Connect with Us

“I afërmi i Qazim Sejdinit qëllon disa herë me armë të riun/ Policia fsheh ngjarjen”

Kronika

“I afërmi i Qazim Sejdinit qëllon disa herë me armë të riun/ Policia fsheh ngjarjen”

Publikuar

-

Ish kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar mesazhit të qytetarit dixhital ka denoncuar një ngjarje të rëndë të ndodhur në Elbasan.

Sipas qytetarit, një person i identifikuar si F. Lamçja, në lagjen “Skëndërbe” ka qëlluar më pistoletë një të ri.

Në mesazhin e dërguar tek Berisha thuhet se policia nuk e ka ndjekur këtë çështje dhe e ka mbajtur të fshehtë, pasi sipas qytetarit, agresori është i afërm i familjes të ish kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdinit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Sherr me thika në lokal/ Plagoset një person

Publikuar

-

Nga

Një person ka mbetur i plagosur në fshatin Shtoj të Ri të Shkodrës.

Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi B.I.  42 vjeç i cili është dërguar menjëherë në spital.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit në një lokal të zonës.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërkohë që autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Një ditë pasi iu bllokua makina/ “I forti” i Lushnjes dorëzon formularin e deklarimit të pasurisë

Publikuar

-

Nga

Saimir Taullau, ka dorëzuar formularin e deklarimit të pasurisë pas kërkesës së Operacionit Forca e Ligjit.

Taullau dorëzoi formularin e deklarimit të pasurisë një ditë pasi OFL i bllokoi makinën.
Afati 48 orësh i dhënë nga OFL, për dorëzimin e këtij formulari mbaronte sot në orën 16:00.
Ditën e djeshme Operacioni Forca e Ligjit u sekuestroi makinat e blinduara Saimir Taullaut në Lushnje, Durim Bamit në Krujë dhe Landi Muharremit në Durrës.

Sekuestrimet e makinave të blinduara janë bërë në kushtet e emergjencës me firmën e drejtorit të Policisë së Shtetit, pasi personat e dyshuar se i kanë vendosur me burim të paligjshëm mund t’i zhdukin apo fshehin pas nisjes së operacionit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

FNSH blindon gjithë vendin/ Makinat luksoze në “skaner”

Publikuar

-

Nga

Këtë të dielë, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë vijuar kontrollet e makinave luksoze në të gjithë vendin.

Në bazë të këtij operacioni, bllokohen të gjitha makinat të cilat kanë parregullsi me dokumentacionit apo kur brenda tyre gjenden sende të jashtëligjshme.

FNSH, policia rrugore, efektivët e komisariateve dhe sektori i Trafiqeve ndodhen në terren në postblloqe të vendosura në pikat kyçe të qyteteve, ku pasi ndalojnë automjetet luksoze kryejnë kontroll të dokumentacionit dhe në brendësi të automjetit./CNA.al

LEXO TE PLOTE