LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Dalin fotot e llotos së hapur përballë Ministrisë së Mbrojtjes/ Policia e mbyll dy orë kur vjen kontrolli”

9 Shkurt 2020, 12:43, Denoncim CNA
“Dalin fotot e llotos së hapur përballë Ministrisë

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar mesazhit të qytetarit dixhital, thotë se bixhozi po lulëzon.

Ndonëse qeveria i ka mbyllur të gjitha llotot dhe lojërat e fatit dhe i ka ndaluar me ligj, në mesazhin e  publikuar nga Berisha thuhet se përballë Ministrisë së Mbrojtjes është një dyqan llotosh.

Më tej, ngrihen akuzat se në momentin kur do të vijë kontrolli, policia e mbyll dyqanin për rreth dy orë.

?Edi Rama ka thënë që janë të gjitha bixhozet e mbyllura, por unë do të dërgoj disa foto që të të them ty që në policinë e Lleshajt janë të gjithë të korruptuar. Si ka mundësi që një lokal përballë me Ministrinë e Mbrojtjes është hapur me lloto dhe kompjutera dhe policia e Lleshajt në momentin që do ti vijnë për kontroll i mbyll 2 orë dhe i hap prap?, thuhet në mesazh, ndërsa ish-kryeministri ka publikuar edhe fotot e llotos së hapur./ CNA.al

Lajmet e fundit nga