Connect with Us

A do të arrijë njerëzimi të kryejë udhëtime ndëryjore dhe të zbulojë jetën aliene?

Blog

A do të arrijë njerëzimi të kryejë udhëtime ndëryjore dhe të zbulojë jetën aliene?

Publikuar

-

Qëkur qeniet njerëzore kanë parë yjet lart në qiell, 2 pyetje kanë nxitur imagjinatën tonë kolektive: a ka forma të tjera jete në ndonjërën prej atyre botëve të largëta, dhe a do ta realizojmë ndonjëherë ëndrrën për të udhëtuar në ndonjërën prej tyre?

Edhe pse që të dyja detyrat duket se përbëjnë një sfidë jashtëzakonisht të frikshme në nivel teknik, përparimet e kohëve të fundit në shkencë, sugjerojnë se njerëzimi jo vetëm që mund të jetë i aftë t’i kapërcejë ato, por edhe mund ta realizojë këtë gjë brenda këtij shekulli.

Ndërsa udhëtimet me shpejtësi më të madhe se ajo e dritës, apo vizitat nga jshtëtokësorët – qoftë dashamirës apo keqdashakeqë – janë elemente të tregimeve tona fantastiko-shkencore, është e besueshme që progresi shkencor në jetën reale, t’i bëjë reale ato ëndrra.

Problemi më i madh me idenë e udhëtimit ndëryjor është ai i shkallës. Distancat edhe tek yjet më të afërt maten në vite dritë. Proxima Centauri, fqinji ynë më i afërt është 4.24 vite dritë larg, ku 1 vit dritë është afërsisht 9 trilionë kilometra ose rreth 60.000 herë sa distanca Tokë-Diell.
Me shpejtësinë e sondave më të shpejta hapësinore, njerëzimi ka dërguar anijen kozmike “Voyager 1” dhe “Voyager 2”, në një distance prej afro 80.000 vite dritë.

Por e gjithë kjo bazohet në teknologjinë aktuale, që përdor karburant rakete me bazë kimike për shtytjen e mjetit. Dobësia më e madhe e këtij karburanti është mungesa e efikasitetit:1 kg karburant është i aftë të gjenerojë vetëm disa miligramë energji, sikurse matet me formën E=mc2 të Ajnshtajnit.
Pra duhet që ta bartësh atë karburant në bordin e anijes, dhe të synosh të përshpejtosh ngarkesën me karburantin e mbetur. Kjo është ajo që po na pengon tani për tani. Por ekzistojnë dy mundësi të pavarura, që nuk na kërkojnë të ëndërrojmë teknologji të reja.

Ne mund të ndjekim rrugën e përdorimit të një karburanti më efikas për të fuqizuar udhëtimin tonë, gjë që mund të rrisë gamën tonë dhe shpejtësinë në mënyrë të jashtëzakonshme. Ose mund të eksplorojmë teknologjitë, ku burimi i energjisë është i pavarur nga ngarkesa që do të përshpejtohet.
Për sa i përket efikasitetit, ekzistojnë tre teknologji që mund të tejkalojnë shumë karburantet e raketave me bazë kimike: fuzioni bërthamor, bashkimi bërthamor, dhe shtytje materie-antimaterie. Ndërsa karburantet me bazë kimike shndërrojnë vetëm 0.0001 për qind të masës së tyre në energji që mund të përdoret për shtytje, të tria këto ide janë shumë më efikase.

LEXO EDHE:  Dilema e britanikëve/ Zgjedhje midis një “gënjeshtari të lindur”, dhe një “lideri totalitar”

Fuzioni bërthamor konverton afërsisht 0.1 për qind të masës në energji. Pra afro 1 kg karburant i tillë jep rendiment për rreth 1 gramë energji, gjithmnjë permes formulës E=mc2 . Bashkimi bërthamor bën një punë edhe më të madhe. Për shembull, shndërrimi i hidrogjenit në helium, ka një efikasitet 0.7 për qind: 1 kg karburant do të jepte 7 gramë energji të përdorshme.

Por zgjidhja më efikase është asgjësimi i materies antimaterale. Nëse do të mund të krijonim
dhe kontrollonim 0.5 kilogramë antimaterie, ne mund ta asgjësonim atë sipas dëshirës me 0.5 kilogramë lëndë normale, duke krijuar një reagim 100 për qind që prodhon plot 1 kg energji.
Ne mund të nxirrnim në mënyrë të imagjinueshme mijëra apo edhe 1 milion herë më shumë energji nga e njëjta sasi karburanti, e cila mund të na shtynte të udhëtonim nëpër yje me shekuj apo edhe vetëm me dekada.

Nga ana tjetër,smund të punojmë për të arritur udhëtimin ndëryjor përmes një rruge krejtësisht të ndryshme: duke përdorur një burim të madh energjie të aftë për të përshpejtuar një anije kozmike në hapësirë. Përparimet e fundit në teknologjinë lazer, kanë bërë që shumë ekpertë të sugjerojnë që një grup lazerash të mëdhenj, mund të përdoret për të përshpejtuar një anije kozmike nga orbita e Tokës.

Bazuar në llogaritjet e kryera nga Fil Lubin disa vjet më parë, përmes lazerave është e mundur që anija hapësinore të udhëtojnë deri në 20 për qind të shpejtësisë së dritës. Ndërsa ne nuk kemi ende një plan për ndërtimin e anije të tillë, arritja e yllit më të afërt brenda jetës së një njeriut është brenda sferës së mundësisë./Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Problemi kryesor i zgjerimit: Partneriteti i BE-së me elitat e korruptuara në Ballkan

Publikuar

-

Nga

Nga Toby Vogel & Kurt Bassuener ”Eu Observer”

Komisioni Evropian, humbi një mundësi të artë me qasjen e saj të re ndaj zgjerimit të BE-së. Në vend se të analizojë pse po dështon procedura aktuale për pranimin e anëtarëve të rinj, KE është përpjekur të qetësojë kundërshtaren më të zëshme të zgjerimit – Francën – përmes disa ndryshimeve kryesisht kozmetike.

Qasja e re ka të ngjarë të arrijë qëllimin e saj të menjëhershëm, pra që Franca të heqë veton e saj kundër nisjes së bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Natali Luaso, ish-Ministre e Evropës në qeverinë fracenze, që tashmë është zëdhënëse e presidentit Emanuel Makron në Parlamentin Evropian, e mirëpriti ngrohtësisht propozimin e paraqitur nga komisioneri i zgjerimit Oliver Varheli, edhe pse paralajmëroi:”Rëndësi ka ajo çfarë ndodh, dhe jo ajo që shkruhet në një copë letër!”.

Por fakt është se qasja e re, nuk arrin të adresojë mangësitë e vetë politikës së zgjerimit, që ka qenë në krizë prej disa kohësh. Megjithë përmbushjen e kushteve të BE-ë për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria u bllokuan nga Franca (e mbështetur edhe nga Holanda dhe Danimarka).

Serbia dhe Mali i Zi, po bisedojnë përkatësisht prej 6 dhe 8 vitesh për anëtarësimin në BE. Dhe negociatat nuk dihet se kur do të përfundojnë, në kushtet kur vërehet një sprapësim i konsiderueshëm në aspektin e sundimit të ligjit dhe praktikave demokratike në Serbi, dhe kur ka shumë pak ndryshime pozitive në Malin e Zi.

Kosova dhe Bosnje Hercegovina, janë vite larg nisjes së bisedimeve të tilla, teksa po përballen me pengesa të mëdha, përpara se të shpresojnë të bëhen pjesë e këtij procesi. Në fakt, disa nga ndryshimet e prezantuara janë të mirëpritura.

Në kontrast me propozimin jo zyrtar të Makron, qasja e re e Komisionit Evropian e vë theksin tek normat demokratike dhe sundimi i ligjit, përpara çështjeve ekonomike. Në dokumentin francez, mungonin fjalët “demokraci”, “korrupsion” dhe “kapje e shtetit”.

Ndërsa projekti francez ishte transaksional në natyrën e tij, dhe i orientuar nga ekonomia, projekti i Komisionit Evropian e njeh potencialin transformues që ka zgjerimi i unionit. Dhe që ky potencial të shfrytëzohet, BE-ja duhet të jetë serioze në përballjen me elitat e korruptuara në vendet kandidate.

Metodologjia e re e miratuar këtë javë, nuk do ta bëjë vetë këtë. Por ajo përmban tregues se KE ka filluar që ta kuptojë këtë, megjithë dështimin e tij për të rishikuar në themel politikën e zgjerimit. Ajo riafirmon përkushtimin e BE-së për të mbështetur kushtëzimin në këtë proces, dhe propozon një mekanizëm që nuk do të lejonte më një pakicë shtetesh anëtare të bllokonin sanksionet kundër vendeve kandidate, që bëjnë hapa pas në raport me detyrimet e tyre.

Për më tepër, roli i zgjeruar i shteteve anëtare mbart si mundësi, ashtu edhe rreziqe. Shtetet anëtare mund të forcojnë mesazhet që vijnë nga Brukseli, dhe potencialisht mund të jenë më të drejtpërdrejtë dhe të hapur në mesazhe sesa vetë Komisioni Evropian.

LEXO EDHE:  “Terapia” e dialogut me masat/ Si Emanuel Makron u rikthye të jetë popullor në Francë

LEXO EDHE:  Pse e ardhmja jonë rrezikohet nga dronët

Ndërsa këta elementë pozitivë janë të mirëseardhur, ata janë jashtëzakonisht të papërshtatshëm.

Qasja e re është një zgjidhje për një jo-problem:problemi nuk ka qenë kurrë metodologjia por vullneti politik nga ana e shteteve anëtare të BE-së, për t’u përballur me kapjen e shtetit nga elitat që janë sot në pushtet në Ballkan.

Metodologjia e re, i sheh ende qeveritë ballkanike si përfaqësuese dhe të përgjegjshme, në vend se të pranojë se qytetarët janë fokus-grupi ku duhet të bazohet direkt politika e zgjerimit e BE-së, pa filtrin e mediave të kontrolluara nga partite politike, dhe një ekonomi e drejtuar nga patronazhi.

Propozimi i fundit KE, lë disi të kuptohet një zhvendosje të pjesshme drejt një komunikimi më të drejtpërdrejtë të BE-së me qytetarët në vendet kandidate. Por ai është ende larg revolucionit kulturor që do të duhej të ndoshte, kur zyrtarët evropianë t’i njihnin qytetarët e Ballkanit si partnerët e tyre kryesorë.

Kjo do të forconte përpjekjet e Brukselit, për t’i detyruar qeveritë e rajonit të zbatojnë angazhimet e tyre. Metodologjia e re, nuk arrin të reflektojë mbi rolin kundërproduktiv dhe të dëmshëm që kanë fondet e BE-së, në forcimin e ekonomive rajonale të kapura nga partitë politike.

Së fundmi, edhe pse është e qartë se ekziston një interes për të mbajtur Malin e Zi dhe Serbinë në pararojë të procesit, dhe për të ftuar me vonesë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për çeljen e negociatave, statusi i Bosnje-Hercegovinës dhe Kosovës nuk mund të injorohet, dhe as nuk mund të lejohet që këto të fundit të shndërrohen në geto.

Natyra e luftërave, i ka sakatuar tashmë këto vende. Kërcënimet më të mëdha janë tashmë rënia e madhe demografike, teksa qytetarët kanë vendosur të emigrojnë në BE, nëse BE nuk do të shkojë tek ata. Ndërkohë, propozimi i fundit i Komisionit Evropian, nuk arrin të adresojë problemet kryesore të politikës së zgjerimit:partneriteti me elitat e korruptuara të Ballkanit, mungesa e vullnetit për të përdorur mjetet ekzistuese, dhe potenciali përçarës i shteteve anëtare jo-liberale të BE-së, si Hungaria dhe Polonia./Përshtatur nga CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse gratë e kërkojnë zakonisht më shpesh divorcin sesa burrat?

Publikuar

-

Nga

Stereotipet tradicionale gjinore, thonë se gratë janë ato që mezi presin të martohen. Por sipas të dhënave, ekziston edhe një element tjetër befasues i martesës, ku gratë janë sërish më të paduruara për ta kryer:divorci. Po, studime të shumta kanë vërtetuar se gratë i fillojnë të parat dhe më shpesh se burrat procedurat e divorcit.

Sipas një studimi të vitit 2015 nga Shoqata Sociologjike Amerikane (ASA), gratë janë ato që marrin nismën të ndahen në thuajse 70 për qind të divorceve. Ideja se gratë janë të parat që kërkojnë të stabilizojnë jetën e tyre duke u martuar, dhe të paray që këkojnë ndarjen, mund të duket paradoksale për shumë njerëz. Por terapistët e martesave, psikologët apo avokatët që merren me divorcet, japin 3 arsye kryesore për këtë dukuri:

Gratë, kanë më shumë të ngjarë të ndjehen sikur martesa po e dëmton karrierën e tyre

Sot gratë janë më të angazhuara në punë jashtë shtëpisë sesa kurrë më parë. Të dhënat e dhjetorit 2019 nga Byroja e Statistikave të Punës në SHBA, zbulojnë se gratë tani përbëjnë pak më shumë se gjysmën e fuqisë punëtore amerikane. Por kjo nuk do të thotë, se ato kanë lënë pas dore punët e tyre në shtëpi.
“Mendoj se martesa si institucion, ka qenë paksa e ngadaltë në përshtatjen ndaj prirjes për barazi gjinore. Gratë marrin ende mbiemrat e burrave të tyre, dhe ndonjëherë vihen nën presion për ta bërë këtë gjë. Burrat presin akoma, që gratë e tyre të bëjnë pjesën më të madhe të punëve të shtëpisë, dhe të kujdesen më shumë se ata për fëmijët”- thotë Majkëll Rozenfeld, profesor i sociologjisë në Universitetin e Stanfordit, njëherazi autori i studimit nga Shoqata Sociologjike Amerikane.
Hulumtimi ka treguar se gratë bëjnë ende më shumë punë shtëpiake sesa burrat, edhe nëse të dyja palët punojnë me kohë të plotë. Për shembull, një raport i vitit 2019 nga Byroja e Statistikave të Punës në SHBA zbuloi se 49 përqind e grave bënin përditë punë shtëpie, kundrejt vetëm 20 përqind të burrave, edhe nëse që të dy ishin të punësuar.
Kjo tregon që ka ende mungesë të barazisë në lidhje me punët shtepiake, brenda familjes së zakonshme amerikane. Dhe ky është një hendek, që mund ta bëjë martesën të duket më pak e dobishme, për një grua të orientuar nga karriera.

Gratë kanë prirjen të kujdesen më shumë, mbi aspektet më emocionale në një martesë

LEXO EDHE:  Luli përfundon vizitën në Mars dhe troket në dyert e shqiptarëve

LEXO EDHE:  Pse e ardhmja jonë rrezikohet nga dronët

Një nga problemet më serioze me të cilat përballen çiftet e martuara, është mungesa e
një komunikimi të shëndetshëm, dhe shpesh kjo gjë nga rrjedh nga një çekuilibër tjetër. Tradicionalisht, burrat nuk mësohen që në fëmijëri se si t’i përpunojnë apo komunikojnë
të tjerëve emocionet e tyre.
Kjo do të thotë, se gratë kanë prirjen që të merren me shumë me çështjet emocionale të martesës. “Shumë burra mbështeten tek gratë e tyre, si ofrueset e vetme të mbështetjes emocionale, ndërsa gratë marrin mbështetje emocionale nga njerëz të ndryshëm. Kjo mund t’i bëjë burrat më hezitues për të braktisur burimin e tyre të vetëm të mbështetjes”- thotë psikologia Trisha
Volanin.
“Gratë janë më të hapura për t’u komunikuar miqve emocionet e tyre, ndërsa burrat duket se e kanë të vështirë që të hapen plotësisht me bashkëmoshatarët e tjerë mbi problemet e tyre të brendshme, dhe për këtë arsye ka më shumë të ngjarë që ata të jenë të interesuar në mbetjen e gjërave ashtu siç janë”- shton ajo.

Sot gratë kanë më pak të ngjarë të tolerojnë “sjelljen e keqe”

Jo shumë kohë më parë, gratë mendonin se duhet të toleronin shumëçka në sjelljen e bashkëshortit, në këmbim të sigurisë financiare. Po sot? Jo dhe aq. “Gruaja e sotme moderne,
ka më pak të ngjarë të tolerojë tradhëtinë”- thotë Dori Shvarc, një ndërmjetëse dhe trajnuese në “divorcharmony.com” . “Pasi mbaron periudha e muajit mjaltit, disa burra ndryshojnë në drastikisht sjelljen e tyre, nga romantikë ata bëhen kontrollues dhe abuzues emocionalë. Mjerisht kjo gjë ndodh në shumë martesa, por gratë nuk duan të tolerojnë më në këtë aspekt”- thekson ajo.

Sot gratë kanë më pak të ngjarë të tolerojnë “sjelljen e keqe”

Jo shumë kohë më parë, gratë mendonin se duhet të toleronin shumëçka në sjelljen e bashkëshortit, në këmbim të sigurisë financiare. Po sot? Jo dhe aq. “Gruaja e sotme moderne,

ka më pak të ngjarë të tolerojë tradhëtinë”- thotë Dori Shvarc, një ndërmjetëse dhe trajnuese në “divorcharmony.com” . “Pasi mbaron periudha e muajit mjaltit, disa burra ndryshojnë në drastikisht sjelljen e tyre, nga romantikë ata bëhen kontrollues dhe abuzues emocionalë. Mjerisht kjo gjë ndodh në shumë martesa, por gratë nuk duan të tolerojnë më në këtë aspekt”- thekson ajo./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Si mund të parandalohet “vdekja” e lumenjve të botës

Publikuar

-

Nga

Nga Brahma Chellaney “Project Syndicate”

Nga Tigri tek Indi, nga Jance tek Nili, lumenjtë kanë qenë jetikë për shfaqjen e qytetërimit njerëzor. Mijëra vjet më vonë, qindra miliona njerëz ende varen nga lumenjtë për të shuar etjen, për të kultivuar produktet e tyre bujqësore, dhe për të siguruar jetesën.

E megjithatë ne po i shkatërrojmë me shpejtësi sistemet e lumenjve të planetit, diçka që do të këtë pasoja serioze për ekonomitë, shoqëritë dhe madje mbijetesën tonë. Kina është shembulli tipik në këtë drejtim. Mania e saj për ndërtimin e qindra digave, dhe shfrytëzimin e tepruar të lumenjve, është duke e shkatërruar mjedisin, pyjet, varfëruar biodiversitetin dhe pakësuar ndjeshëm burimet ujore në Azi.

Regjistrimi i parë i burimeve ujore në Kinë në vitin 2013, tregoi se numri i lumenjve – duke mos përfshirë përrenjtë e vegjël – kishte rënë me më shumë se gjysmën gjatë 6 dekadave të fundit, pra janë humbur mbi 27.000 lumenj. Që atëhere, situata vetëm sa është përkeqësuar.
Lumi Mekong po shkon në niveli më të ulët historik, për shkak të një numri të madh mega-digash të ndërtuara nga Kina pranë kufirit në Rrafshnaltën e Tibetit. Kina mund të jetë ndërtuesja më e madhe e digave në botë, por jo e vetmja. Vende të tjera, nga Azia në Amerikën Latine, po i shfrytrëzojnë lumenjtë për prodhimin e energjisë elektrike.

Devijimi i ujit për ujitje në bujqësi, është gjithashtu një burim kryesor i shterrimit të lumenjve. Në fakt, prodhimi bujqësor dhe ai blegtoral ,thith gati treçerekun e e burimeve të ujërave të ëmbla në botë, ndërsa krijon ndotje që bashkë me mbeturinat industriale dhe shkarkimet e ujërave të zeza, i ndotin edhe më shumë ato burime.

Në total, gati dy të tretat e lumenjve më të gjatë në botë, e kanë modifikuar rrjedhën e tyre, dhe disa prej më të gjatëve në botë – përfshirë Nilin dhe Rio Granden – cilësohen tashmë si të rrezikuar. Nga 21 lumenj më të gjatë se 1.000 kilometra, që rrjedhin ende pa pengesa nga burimet e tyre malore drejt detit, shumica ndodhen në rajone të largëta të Arktikut, dhe në pellgjet e Amazonës dhe Kongos, ku zhvillimi i hidrocentraleve nuk është ende ekonomikisht
me leverdi.

Këto prirje i pakësojnë burimet ujore, shkatërrojnë ekosistemet, dhe kërcënojnë shëndetin e njeriut. Për shembull, devijimet e mëdha në rrjedhën e sipërme të lumenjve, i kanë shndërruar
në këneta të kripura deltat e lumit Kolorado në SHBA dhe lumit Ind në Indi.
Në periudha që kanë reshje nën mesataren, një numër lumenjsh po thahen përpara se të arrijnë në oqean. Madje edhe kur mbërrijnë, ato depozitojnë më pak lëndë ushqyese dhe minerale, të cilat janë jetike për jetën e specieve detare. Në nivel global, që nga mesi i viteve 1970, ekosistemet ujore kanë humbur gjysmën e biodiversitetit të tyre.

LEXO EDHE:  Dhjetor 1940/ Kur Gandi i lutej në një letër Hitlerit, t’i jepte fund luftës që sapo kishte nisur

LEXO EDHE:  Si nisi 25 vjet më parë “çeçenizimi” i Rusisë

Një studim i kohëve të fundit i OKB, paralajmëron se deri në 1 milion lloje kafshësh dhe bimësh kërcënohen të zhduken brenda disa dekadash. Edhe njerëzit vështirë se janë të përjashtuar nga pasojat shëndetësore të shkatërrimit të lumenjve. Në Azinë Qendrore, deti Aral ka tharë gjithçka, në më pak se 40 vjet, për shkak të planit të dikurshëm të Bashkimit Sovjetik për të kultivuar pambuk në atë zonë.
Sot, ai pak ujë i përzier me kripëra dhe mbetje kimike bujqësore, than jo vetëm të mbjellat, por po i sëmur banorët e zonës me gjithçka, nga sëmundja e veshkave e deri tek kanceri. Lumenjtë me rrjedhë natyrale, luajnë një rol jetik në moderimin e efekteve të ndryshimit të klimës.

Pasi ato transportojnë në oqean materiale organike të kalbëzuara dhe copa të vogla shkëmbinjsh.
Ky proces tërheq rreth çdo vit 200 milionë tonë karbon. Prandaj, kauza e mbrojtjes së lumenjve tanë nuk mund të ishte më e fortë se sa kaq. Por ndërsa udhëheqësit botërorë shprehen shpesh të gatshëm të marrin masa për mbrojtjen e lumenjve, retorika e tyre përkthehet rrallë në veprime konkrete.

Përkundrazi, në disa vende rregulloret ekzistuese po anulohen. Në Shtetet e Bashkuara, thuajse gjysma e lumenjve dhe përrenjve, konsiderohen të rrezikuar. Por tetorin e vitit të kaluar, administrata Donald Trump shfuqizoi ligjin mbi “Ujërat e SHBA”, që synonte të kufizonte ndotjen e ujërave të ëmbël.
Ajo e zëvendësoi ligjin me një version shumë më të dobët, të quajtur “Rregullorja e Mbrojtjes së Ujërave të Lundrueshëm”. Po kështu në Brazil, presidenti Xhair Bolsonaro ka anuluar disa rregullore mjedisore, në emër të rritjes ekonomike.

Ndër viktimat është lumi Amazona, më i madhi në botë për sa i përket shkarkimit në det, dhe që transporton më shumë ujë sesa 10 lumenjtë që vijnë pas tij të marrë së bashku. Një mënyrë për të mbrojtur sistemet relativisht të padëmtuara të lumenjve – si Amuri, Kongo dhe Saluin- do të ishte zgjerimi i Konventës së Trashëgimisë Botërore të vitit 1972 , dhe futja e tyre në atë listë, së bashku me sitet e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Ndërkohë, sa i përket lumenjve që tashmë janë dëmtuar, duhet të merren masa për rehabilitimin e tyre. Kjo përfshin rimbushjen artificiale të lumenjve; pastrimin nga ndotja; prishjen e digave të tepërta ose joproduktive; dhe zbatimin e ligjeve për mbrojtjen e ekosistemit të ujërave të ëmbla. Lumenjtë e gjithë botës, gjenden nën një presion të paparë nga ndotja, dëmtimi dhe devijimi. Ata mund t’i shpëtojë vetëm bashkëpunimi ndërkombëtar. Por ne duhet të njohim së pari pasojat e rënda nga të mosbërit asgjë./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE