Connect with Us

Vidhnin energjinë/ 12 të proceduar, masë administrative për kilovatët e vjedhur

Kronika

Vidhnin energjinë/ 12 të proceduar, masë administrative për kilovatët e vjedhur

Publikuar

-

OSHEE bën të ditur se 12 persona janë proceduar pasi janë kapur duke vjedhur energjinë elektrike.

Në një njoftim për mediat, OSHEE bën me dije se kontrollet janë kryer në Tiranë dhe në Durrës, duke u evidentuar rastet në falë.

Po ashtu, abonentët në fjalë janë dënuar edhe me masë administrative, për kilovatët e vjedhur.

“Kontrollet e kryera nga Departamenti i “Rikuperimit të Humbjeve”, pranë OSSH, gjatë mbrëmjes në qytetet Tiranë dhe Durrës zbuluan 12 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, të cilat i janë referuar prokurorisë pas procedimit në prani të policisë. Bazuar mbi rregulloren e ERE, veç procedimit, ndaj 12 abonentëve është vendosur masë administrative për kilovatët e vjedhur”,thuhet në njoftimin e OSHEE-së.

LEXO EDHE:  Këta janë gjakpirës/ Duan vetëm lekë ...!

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Nga dhuna deri tek bastet e paligjshme sportive/ Arrestohen 4 persona në Korçë

Publikuar

-

Nga

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë 4 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë Korçë dhe Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

• E. Z., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi në banesë ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij shtetasit B. Z., 63 vjeç, banues në Korçë.
• F. A., 33 vjeç, banues në fshatin Pocestë, Maliq, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në fshatin Pocestë, iu gjet një telefon celular i markës “Samsung”, të cilin ky shtetas dyshohet se e përdorte për vendosjen e basteve sportive, i cili iu sekuestrua në cilesinë e provës materiale.
Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
• I. H., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Zvezdë, Maliq, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësoren shtetasen R. Xh., 39 vjeçe, banuese në Zvezdë, e cila u transportua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.
• Y. P., 59 vjeç, banues në fshatin Koshnicë, Devoll, pasi ky shtetas në aksin rrugor Bilisht-Miras, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Fiat”, pa targa.

LEXO EDHE:  Këta janë gjakpirës/ Duan vetëm lekë …!

LEXO EDHE:  Punime në rrjet/ OSHEE: Zonat që do mbeten pa energji

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Dhuna në familje” , “Organizimi i lotarive të palejuara” , “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Anti KÇK-ja me lëvizje të vrullshme/ “Operacioni Forca e Ligjit terrorizon qytetarët”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar mesazhit të qytetarit dixhital thotë se Operacioni Forca e Ligjit po terrorizojnë qytetarët.

Qytetari tregon se gjatë rrugës për në Korçë, në Elbasan disa policë me kapuça i ndaluan për kontroll, me sjellje arrogante dhe shkaterruan makinën duke nxjerrë çdo gjë nga vendi i vet.

Ai rrëfen se u nxorrën jashtë makine dhe pritën rreth 30 minuta pa xhupa.
E njëjta skenë kishte ndodhur edhe në Pogradec si dhe gjatë rrugës të kthimit për në Tiranë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plagosja me thikë në Shkodër/ Arrestohet autori

Publikuar

-

Nga

Arrestohet autori i plagosjes së regjistruar në fshatin Shtoj të Ri të Shkodrës.

Blutë bëjnë me dije se dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin, por sheri ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të ftohta.

Shtetasi me iniciale A.B. ka qëlluar me thikë 42-vjeçarin me iniciale B.I., i cili është dërguar menjëherë në spital.

“Me datë 09.02.2020, rreth orës 12:50, në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër gjatë një konfikti të çastit, shtetasi A. B. 47 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (Thikë) shtetasin B. I. 42 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkoder jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Punime në rrjet/ OSHEE: Zonat që do mbeten pa energji

LEXO EDHE:  Vjedhja e energjisë/ Arrestohen në flagrancë dy shtetas

Falë reagimit të shpejtë të forcave policore u bë kapja dhe arrestimi autorit të dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, po kryhen veprimet e grupit hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE