Connect with Us

Video/ Policia vijon kontrollet në të gjithë vendin, shoqërohen 134 persona

Kronika

Video/ Policia vijon kontrollet në të gjithë vendin, shoqërohen 134 persona

Publikuar

-

Policia e Shtetit, vijon aksionin për  kapjen e personave në kërkim, me precedent penal, atyre që qarkullojnë me armë, me mjete të blinduara dhe pa dokumentacionin përkatës.

FNSH-ja, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme, Policia Kriminale dhe ajo e Qarkullimit Rrugor kanë ngritur pika kontrolli në të gjithë qytetet e vendit.

Si rezultat i kontrolleve, deri më tani janë sekuestruar një sërë automjetesh luksoze si dhe janë shoqëruar 134 persona.

“Vijon zbatimi i detyrave të përcaktuara në planin e masave për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë, me mjete të blinduara pa dokumentacionin përkatës, për goditjen e trafiqeve të paligjshme dhe bllokimin e mjeteve të vjedhura si dhe mbajtjen nën kontroll të personave me precedent kriminal.

FNSH-ja, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme, Policia Kriminale dhe ajo e Qarkullimit Rrugor, pika kontrolli të lëvizshme, në orare të ndryshme ditën dhe natën, por edhe kontrolle të befasishme për automjetet në lëvizje në të gjitha qytetet e vendit.

Si rezultat i kontrolleve, gjatë 72 orëve të fundit, janë shoqëruar në Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe, një numër i konsiderueshëm automjetesh luksoze, të cilat do t’i nënshtrohen verifikimit të dokumentacionit.

Njëkohësisht janë shoqëruar në të gjitha Drejtoritë Vendore, 134 persona me precedent kriminal apo pa dokument identifikimi me vete, të cilët qarkullojnë në orët e vona të natës. Këta persona i janë nënshtruar verifikimeve dhe kontrolleve të mëtejshme.

Kontrolle të tilla me afat kohor të shkurtër, do të vijojnë në të gjithë vendin edhe në ditët e ardhshme”, thuhet në njoftimin e plotë të policisë./CNA.al

kontrollet ne rrethe 8 shkurt 2020

Policia e Shtetit Po ndodh në të gjithë vendinVijon zbatimi i detyrave të përcaktuara në planin e masave për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë, me mjete të blinduara pa dokumentacionin përkatës, për goditjen e trafiqeve të paligjshme dhe bllokimin e mjeteve të vjedhura si dhe mbajtjen nën kontroll të personave me precedent kriminal.FNSH-ja, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme, Policia Kriminale dhe ajo e Qarkullimit Rrugor, pika kontrolli të lëvizshme, në orare të ndryshme ditën dhe natën, por edhe kontrolle të befasishme për automjetet në lëvizje në të gjitha qytetet e vendit. Si rezultat i kontrolleve, gjatë 72 orëve të fundit, janë shoqëruar në Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe, një numër i konsiderueshëm automjetesh luksoze, të cilat do t'i nënshtrohen verifikimit të dokumentacionit.Njëkohësisht janë shoqëruar në të gjitha Drejtoritë Vendore, 134 persona me precedent kriminal apo pa dokument identifikimi me vete, të cilët qarkullojnë në orët e vona të natës. Këta persona i janë nënshtruar verifikimeve dhe kontrolleve të mëtejshme.Kontrolle të tilla me afat kohor të shkurtër, do të vijojnë në të gjithë vendin edhe në ditët e ardhshme.

Gepostet von Policia e Shtetit am Samstag, 8. Februar 2020

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Plagosja me thikë në Shkodër/ Arrestohet autori

Publikuar

-

Nga

Arrestohet autori i plagosjes së regjistruar në fshatin Shtoj të Ri të Shkodrës.

Blutë bëjnë me dije se dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin, por sheri ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të ftohta.

Shtetasi me iniciale A.B. ka qëlluar me thikë 42-vjeçarin me iniciale B.I., i cili është dërguar menjëherë në spital.

“Me datë 09.02.2020, rreth orës 12:50, në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër gjatë një konfikti të çastit, shtetasi A. B. 47 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (Thikë) shtetasin B. I. 42 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkoder jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  U largua nga banesa para dy ditësh/ Gjendet 37 vjeçari

LEXO EDHE:  Protesta perpara Qeverise, Policia arreston dhjete veterane te UÇK-se

Falë reagimit të shpejtë të forcave policore u bë kapja dhe arrestimi autorit të dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, po kryhen veprimet e grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr me thika në lokal/ Plagoset një person

Publikuar

-

Nga

Një person ka mbetur i plagosur në fshatin Shtoj të Ri të Shkodrës.

Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi B.I.  42 vjeç i cili është dërguar menjëherë në spital.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit në një lokal të zonës.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërkohë që autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Një ditë pasi iu bllokua makina/ “I forti” i Lushnjes dorëzon formularin e deklarimit të pasurisë

Publikuar

-

Nga

Saimir Taullau, ka dorëzuar formularin e deklarimit të pasurisë pas kërkesës së Operacionit Forca e Ligjit.

Taullau dorëzoi formularin e deklarimit të pasurisë një ditë pasi OFL i bllokoi makinën.
Afati 48 orësh i dhënë nga OFL, për dorëzimin e këtij formulari mbaronte sot në orën 16:00.
Ditën e djeshme Operacioni Forca e Ligjit u sekuestroi makinat e blinduara Saimir Taullaut në Lushnje, Durim Bamit në Krujë dhe Landi Muharremit në Durrës.

Sekuestrimet e makinave të blinduara janë bërë në kushtet e emergjencës me firmën e drejtorit të Policisë së Shtetit, pasi personat e dyshuar se i kanë vendosur me burim të paligjshëm mund t’i zhdukin apo fshehin pas nisjes së operacionit./CNA.al

LEXO TE PLOTE