Connect with Us

Video/ Pas logos, Erion Veliaj kopjon edhe këngën e 100 vjetorit të Tiranës

Politikë

Video/ Pas logos, Erion Veliaj kopjon edhe këngën e 100 vjetorit të Tiranës

Publikuar

-

Pas kopjimit të logos së 100 vjetorit të Tiranës, duket se Bashkia e Tiranës ka kopjuar dhe këngën.

Ka qenë zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ajo e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar se kënga për 100 vjetorin e Tiranës, është e njejtë me atë të kryeqytetit të Anglisë.

“Vesi del me shpirtin! Veliaj duhet te vjedh ne cdo fushe!

Tirana ne kete 100 vjetor mund te kishte qindra kenge te orkestruara posacerisht per te, duke e nderuar kryeqytetin, duke perfshire edhe motivet tironse pse jo.

Por jo, Veliaj zgjodhi qe per 100 vjetor Tiranen ta nderonte me nje vjedhje te rradhes, me kengen e Londres! Pasi kopjoi logon, nuk kishte si mos te kopjonte edhe kolonen zanore nderkohe qe kane shpenzuar mijera euro nga parate e qytetareve te Tiranes.

Tirana e vjedhur eshte cdo dite nga Veliaj por skishte nevoje tja u kujtonte edhe per 100 vjetor!

Tirana nuk e meriton nje hajdut serial si Veliaj!”, shkruan Zhupa bashkangjitur videos./CNA.al

Vesi del me shpirtin! Veliaj duhet te vjedh ne cdo fushe!Tirana ne kete 100 vjetor mund te kishte qindra kenge te orkestruara posacerisht per te, duke e nderuar kryeqytetin, duke perfshire edhe motivet tironse pse jo.Por jo, Veliaj zgjodhi qe per 100 vjetor Tiranen ta nderonte me nje vjedhje te rradhes, me kengen e Londres! Pasi kopjoi logon, nuk kishte si mos te kopjonte edhe kolonen zanore nderkohe qe kane shpenzuar mijera euro nga parate e qytetareve te Tiranes.Tirana e vjedhur eshte cdo dite nga Veliaj por skishte nevoje tja u kujtonte edhe per 100 vjetor!Tirana nuk e meriton nje hajdut serial si Veliaj!

Gepostet von Ina K. Zhupa am Samstag, 8. Februar 2020

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dalin pamje nga aksioni i policisë/ Ndalohen mbi 140 makina luksoze, shoqërohen 170 persona

Publikuar

-

Nga

Policia jep detaje lidhur me operacionet që po zhvillohen që prej 4 ditësh, ku janë ndaluar rreth 100 makina luksoze.

Blutë bëjnë me dije se ky operacion ku janë angazhuar edhe FNSH-ja,  Policia Kriminale, Shqiponjat, Shigjetat, Patrulla e Përgjithshme dhe Policia Rrugore, po bëhet për kapjen e personave me precedentë penalë.

Raportohet se në përbërje të grupeve të kontrollit ka dhe specialistë të krimit ekonomik, trafiqeve të paligjshme, të antidrogës, të cilët kryejnë kontrolle dhe verifikime të automjeteve, mallrave dhe personave të dyshuar.

Konkretisht, kontrollet janë përqendruar kryesisht mbi automjete luksoze, që dyshohet se mund të jenë të trafikuara apo me ndërhyrje në shasi, si dhe mbi persona me precedent kriminal, që mund të tentojnë të kryejnë veprimtari kriminale në drejtim të trafikimit të automjeteve, lëndëve narkotike, kontrabandës me mallra  apo që qarkullojnë me armë zjarri.

LEXO EDHE:  Video skandali 1 /Ja si u manipuluan votat për zgjedhjen e Bashës

LEXO EDHE:  Video skandali 1 /Ja si u manipuluan votat për zgjedhjen e Bashës

Policia deklaron se deri më tani janë kontrolluar mbi 140 automjete luksoze, një pjesë e të cilave janë në proces verifikimi. Gjithashtu mësohet se janë shoqëruar dhe verifikuar në ambientet e Policisë mbi 170 persona.

Ndërkohë, autoritetet paralajmërojnë se do të vijojnë kontrollet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto – Zbulohet lidhja e Tahirit me Manastirliun dhe Elva Margaritin/ Festa që mblodhi ministra e ish-ministra

Publikuar

-

Nga

Maturantët e vitit 1998 të gjimnazit “Sami Frashëri” janë mbledhur dy ditë më parë për të festuar dhe kujtuar kohët e vjetra.

22 vite pas përfundimit të shkollës, ata kanë zhvilluar një festë të madhe. Disa pamje nga kjo festë na i ka servirur këngëtarja Julka Gramo, e cila ka ndarë disa nga momentet e bukura që kanë kaluar.

Në foto bien në sy dy ministre të kabinetit të qeverisë Rama, konkretisht ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministrja e Kulturës Elva Margariti.

Një tjetër person që ka qenë pjesë e kabinetit të Ramës dhe që është pjesë e maturës ’98 është ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Ata shihen duke shijuar në maksimum kohën që po kalojnë pranë njëri-tjetrit.

LEXO EDHE:  Laç/ Hapet zyra e re e punësimit

LEXO EDHE:  Avokat Goxhaj: Lali Eri po betonizon me firmën “Fusha”/ Ku ta kallzojmë tek prokurori Fusha? (foto-video)

“Matura ‘98 në flakë. Festo ose shko në shtëpi. Kujtime të bukura”, shkruan Julka krahas fotove./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta i përmalluar/ Publikon foton me Arvizun nga SHBA

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta prej disa ditësh ndodhet në SHBA për një vizitë zyrtare.

Së fundmi, Meta ka publikuar një foto me ish ambasadorin amerikanë në Shqipëri, Aleksandër Arvizu.
Meta thotë se ai mbetet një promovues i palodhur i miqësisë shqiptaro-amerikane.

“Në fund të kësaj vizite, një çmallje me Ambasadorin Arvizu. Ai mbetet gjithmonë një promovues i palodhur i miqësisë shqiptaro-amerikane”, shkruan Meta bashkëngjitur fotos me Arvizun./CNA.al

LEXO TE PLOTE