LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Gara shpejtësie në akset rrugore/ Policia me “dorë të hekurt”

8 Shkurt 2020, 07:24, Kronika CNA
Video-Gara shpejtësie në akset rrugore/ Policia me “dorë

Policia Rrugore vijon kontrollet me radar në akset kryesore në vend, për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, nga drejtuesit e mjeteve.

Gjatë natës së kaluar, Policia Rrugore ka vijuar kontrollin në aksin Sauk-Teg, ku siç theksohet në njoftim, deri pak javë më parë shumë drejtues mjetesh e përdornin për gara shpejtësie.

Në këtë aks ku si rezultat i monitorimit të pandërprerë më radar u pezulluan qindra leje drejtimi gjatë tre muajt e fundit, tashmë është në normalitet. Drejtues mjetesh që respektojnë sinjalistikën.

Sipas uniformave blu, për 240 minuta monitorim me radar u evidentuan vetëm katër shkelës të sinjalistikës për shpejtësi, nga këta: tre me masë administrative pa masë plotësuese pezullim të lejes së drejtimit dhe një për shpejtësi tej normave të lejura 158 km/h, të cilit ju tërhoq leja e drejtimit.

Lajm shumë i mirë për të gjithë, është se tashmë vëmendje e kontroll të pandërprerë do ketë edhe në rrugët interurbane Tiranë- Durrës – Tiranë, Elbasan , por jo vetëm, kontroll në ditët në vijim me radar në të gjithë vendin.

Njësia Operacionale e Policisë Rrugore në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe, do zhvillojnë monitorime e kontrolle të befasishme, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Policia i drejton një mesazh drejtuesvëe të mjeteve, ndërsa thekson se ?Shpejtësia vret jetë, shpejtësia s’të çon në destinacion, shpejtësia të lë me këmbë pasi patentën ta merr polici, rregulli të garanton jetën, destinacionin dhe patentën.

Drejtues mjetesh, respektoni sinjalistikën, mbroni jetën e pastaj mbroni dhe patentën, por mbroni jetën tuaj e të përdoruesve te tjerë të rrugës.

Radari dhe Polici rrugor tashmë janë kudo, mos u befasoni por respektoni rregullat e kodit rrugor, që të arrini në destinacion shëndoshë dhe me patentën në xhep.?/ CNA.al

Lajmet e fundit nga