Connect with Us

Vdekja e një “gënjeshtari”, që u kthye në hero/ Historia e mjekut që paralajmëroi botën për Koronavirusin

Blog

Vdekja e një “gënjeshtari”, që u kthye në hero/ Historia e mjekut që paralajmëroi botën për Koronavirusin

Publikuar

-

Pas vdekjes së mjekut kinez, i cili ishte i pari që tërhoqi vëmendjen për rrezikun e virusit të ri, partia tani lëvdon “profesionalitetin” e tij. Ndërsa fillimisht e pati damkosur atë si gënjeshtar.

“Po, e kuptova.” Ky ka qenë me sa duket deklarimi i fundit me shkrim i Li Wenliang. Nën numrin e dosjes WuGong 2020103 Li më 3 janar 2020 u thirr në rajonin e policisë Zhongnanlu në Wuhan. Akuza kundër mjekut: Përhapje e të pavërtetave në rrjetet sociale. “Ju më 30 dhjetor 2019 në grupin WeChat të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Wuhan-it në vitin 2004 përkundër së vërtetës keni përhapur lajmin për gjoja shtatë raste SARS”, është shënuar në protokollin e marrjes në pyetje.

Li Wenliang lindi më 1986 në provincën veri-lindore Liaoning. Pas studimeve shtatë vjet në mjekësi në Wuhan dhe kualifikimit si mjek okulist në Xiamen, më 2014 ai nisi punën në spitalin qendror të Wuhan-it. Një stemë e kuqe në përparësen e tij të mjekut dëshmon për antarësinë e tij në Partinë Komuniste.

“Shtatë raste me SARS” në Wuhan

Më 30 dhjetor 2019 Li postoi mesazhin në grupin WeChat të studentëve të mjekësisë, ku janë 150 anëtarë: “Shtatë raste ne SARS në tregun Huanan për prodhimet e detit dhe frutat. Të gjithë pacientët janë izoluar në reanimacion.”

Dikush nga grupi e përhapi mesazhin si një screenshot në internetin kinez bashkë me emrin dhe funksionin e Li. Me këtë sipas fletëthirrjes për në polici ai kishte përmbushur veprën penale “trazim i paqes sociale”.  Atë e pyetën, nëse do të heqë dorë në të ardhmen prej këtyre veprimeve dhe e kërcënuan me përndjekje penale.

I damkosur si gënjeshtar

China Wuhan Arzt Li Wenliang Verhörprotokoll wegen Verbreitung von Unwahrheiten (Weibo)
Protokolli i marrjes në pyetje të Dr. Li nga policia

Ai dhe shtatë mjekë të tjerë në fillim të janarit u paraqitën nga shtypi i drejtuar prej shtetit si “gënjeshtarë”. Të gjithë ata kishin përhapur njoftime të pasakta për rastet e sëmundjeve në mushkëri, me qëllim, të krijojnë trazira dhe panik në popull. Ky njoftim u dha edhe në lajmet kryesore të televizionit shtetëror CCTV.

LEXO EDHE:  Humbi motrën e vetme/Mesazhi prekës i ish-kryeministrit Berisha: Për ne nuk kishe moshë!

Një javë më vonë Li u shtrua në spital për shkak të sëmundjes deri atëherë misterioze të mushkërive. Virusi u konstatua edhe tek disa kolegë si dhe tek prindërit e tij.

Në një intervistë të fundit me revistën kineze të financave „Caixin” më 30 janar, kur ai ishte i sëmurë, Li e ritheksoi pohimin e tij. “Unë nuk përhapa të pavërteta”, thotë ai, “vetëm desh t’u tërheq vëmendjen kolegëve të mi, por nuk desha të krijoj panik.” Në postimin e tij ai kishte bashkangjitur edhe një protokoll laboratorik, sipas të cilit në rastet e konstatuara nga tregu Huanan bëhej fjalë për një virus të ngjashëm me SARS. “Në një shoqëri të shëndetshme nuk duhet të ketë vetëm një zë të vetëm”, tha Li për revistën „Caixin.”

Lëvdatë postum e partisë për “vëmendjen” e Li

Në të gdhirë të së premtes (07.02) Li ndërroi jetë. Ai ishte vetëm 34 vjeç. Organizata Botërore e Shëndetësisë shkruan në twitter: “Ne jemi jashtëzakonisht të trishtuar për vdekjen e Dr. Li Wenliang. Kontributi i tij në luftën kundër virusit duhet të vlerësohet.”

Pasi Li fillimisht u paraqit si përhapës të pavërtetash, tani pas vdekjes kthesa ishte 180 gradë: Gazeta nacionaliste “Global Times”vlerëson”profesionalitetin e Li dhe vëmendjen e tij në sfondin e një epidemie kërcënuese”. Komisioni kombëtar i vrojtimit (një autoritet ri ri për luftën kundër korrupsionit i themeluar nën presidentin Xi Jinping) ka „ndërmarrë një hetim të pavarur lidhur me të gjitha pyetjet që vijnë nga popullsia në kontekstin e doktor Li”.

Qytetarët në internet e konsdierojnë atë si një hero të guximshëm kombëtar, i cili nuk iu tremb udhëheqjes dhe tha të vërtetën. Disa në  Weibo nën titullin #hashtag shkruajnë “ne duam lirinë e mendimit”.  Por forume të tilla sërish janë mbyllur shpejt./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Ja kush janë 10 plazhet më të rrezikshme sot në botë

Publikuar

-

Nga

Plazhet janë zakonisht vendet, ku shumë njerëz pushojnë dhe argëtohen, kryesisht gjatë sezonit të verës. Por nëpër botë ekzistojnë disa plazhe, që janë shpesh janë shumë të rrezikshëm për jetën e njeriut.
Sigurisht, rreziku kryesor është ai i mbytjes për shkak të dallgëve të fuqishme. Por jeta mund të jetë në fije të perit edhe nga krijesat e rrezikshme të detit, sikurse janë peshkaqenët. Ja cilët janë 10 plazhet më të rrezikshëm sot në botë:

10. Praia do Norte në Nazare, Portugali

Nazare është një nga resortet më të vjetër dhe më të preferuar turistike në brigjet e Atlantikut, sidomos nga vendasit. Çdo verë, plazhet dhe peshkimi janë aktivitetet e preferuara të familjeve portugeze. Por aty formohen edhe dallgët më të larta oqeanike, të cilat nganjëherë arrijnë lartësinë mbi 30 metra. Dallgë të tilla janë potencialisht vdekjeprurëse, edhe për serfistët më me përvojë, dhe jo më për pushuesit e zakonshëm.

9. Bikini Etoll, Ishujt Marshall

Në vitet 1950, në këtë ishull u kryen një seri testimesh bërthamore nga Shtetet e Bashkuara. Mes tyre ishte edhe “Castel Bravo”. Testi më i madh bërthamor që kanë krye ndonjëherë amerikanët. Ai ishte gati 3 herë më i fuqishëm se sa prisnin shkencëtarët, 15 megaton, ose 1000 herë më i fortë se bomba që ra mbi Hiroshima.
Për këtë arsye, zona është shumë e ndotur nga mbetjet radioaktive. Mbi 18 mijë km2 në këtë ishull the rreth Oqeanit Paqësor. Prandaj Bikini Etoll, është në fakt i pabanueshëm. Sot ishulli vizitohet vetëm nga zhytës profesionistë, të cilët këshillohen paraprakisht të mos konsumojnë apo marrin me vete asgjë nga ishulli.

8. Arnhem Lend, Australi

Këtu rreziqet kryesore vijnë nga krokodilët gjigantë, dhe nga një lloj kandili deti, i cili ka një helm vdekjeprurës. Në këtë territor, gjendet një numër i madh krokodilësh të ujërave të kripur dhe të ëmbël. Edhe pse peizazhi është përrallor, pushuesit duhet të kenë shumë kujdes.
Kandili i detit i llojit Shironeks, me tentakulat e tij 2 metra të gjatë, është i pajisur me mijëra qime helmuese. Helmi është i fortë, dhe për shkak të distancës nga zonat e banuara, ka rrezik t’i marrë jetën pushuesit që bie viktimë e tij.

7. Shirnes, Britani

I ndodhur në grykëderdhjen e lumit Tamiz, Shirnes është shembulli tipik i një qyteti bregdetar, të lënë disi pas dore. Në pamje të parë, duket sikur plazhi nuk bart asnjë rrezik. Në fakt, qyteti ndodhet mbi një minë me sahat. Në gushtin e vitit 1944, pak para fundit të Luftës së Dytë Botërore, anija amerikane “SS Richard Montgomery” u mbyt rreth 1 milje larg bregut.
Ajo kishte në bord rreth 1.500 ton eksploziv, në formën e llojeve të ndryshme të predhave. Një pjesë e municioneve u gjetën, por pjesa dërrmuese mbeten nën ujë. Ndaj është shumë e rrezikshme të shëtitësh vetëm në këtë plazh. Nëse ngarkesa do të shpërthejë, kjo do të ishte një nga shpërthimet më të mëdha jo-bërthamore të të gjitha kohërave.

6. Gjiri Bajron, Australi

Australi ka numrin më të lartë në botë të sulmeve vdekjeprurëse nga peshkaqenët. Një ndër zonat më të rrezikshme është pikërisht plazhi Bajron në rajonin e Uellsit të Ri Jugor. Të paktën 2 pushues kanë gjetur vdekjen 20 vitet e fundit, si pasojë e sulmit nga peshkaqenët. Në këtë plazh ka në përgjithësi 3 herë më shumë sulme, sesa në zonat e tjera në kontinentin australian.



LEXO EDHE:  "Pacienti zero nis rrugën e shërimit nga koronavirusi"/ Manastirliu nxjerr foton e mjekëve luftëtarë

5. Akapulko, Meksikë

Dikur ishte një nga destinacionet kryesore të pushimeve për meksikanët, por jo vetëm. Dhe nuk është më i tillë, për shkak se në këtë qytet ndodhin shumë vrasje, kryesisht për shkak të luftës së egër midis karteleve rivale të drogës. Vetëm vitin e kaluar në Akapulko ndodhën 2316 vrasje, duke lënë pas në këtë aspekt vetëm kryeqytetin e Venezueles, Karakas. Departamenti Amerikan i Shtetit, e vlerëson Akapulkon po aq të rrezikshëm sa Afganistani dhe Siria.

LEXO EDHE:  Shkon në 51 numri i personave të prekur nga koronavirusi

4. Praia da Boa Viagem, Recife, Brazil

Në këtë plazh do të gjeni një peizazh mahnitës, me rërë ngjyrë ari dhe ujin si kristal. Por asnjë nga pushuesit nuk guxon të hyjë më thellë se sa deri tek gjunjët. Përgjatë plazhit janë vendosur mbi 100 tabela, që i paralajmërojnë notarët dhe serfistët të mos hyjnë në ujë. Boa Viagem, mban rekord për numrin e lartë të sulmeve fatale nga peshkaqenët. Që nga viti 1992, ka pasur mbi 60 sulme, 24 prej të cilave me vdekje.

3. Ishulli Riunion

Ky ishull tropikal i ndodhur në Oqeanin Indian, kontrollohet nga Franca. Me një sërë majash vullkanike në brendësi të ishullit, pyjet e shiut, dhe një vijë bregdetare me shkëmbinj nënujorë koralesh dhe plazhe me rërë të bardhë, ai duhej të ishte në listën e dëshirave të çdo turisti. Por edhe këtu rreziku kryesor vjen nga peshkaqenët. Që nga viti 2011, ka pasur mbi 20 sulme, nga të cilat 8 me pasojë vdekjen. Në vitin 2017, në këtë ishull ndodhën më shumë se gjysma e të gjitha sulmeve fatale në botë nga peshkaqenët.

2. Ishulli i Sentinelit Verior

Është një territoret e pakta që nuk e ka përqafuar ende modernizmin. Aty banon fisi sentinelez, ndoshta fisi më i izoluar dhe më i rrezikshëm në tokë. Mbi të dihet shumë pak, por mendohet se ka një popullatë prej 100-500 personash. Mënyra e tyre e jetës, duket se ka ndryshuar pak që nga Epoka e Gurit.
Atyre nuk u pëlqejnë aspak vizitorët e huaj. Tentativat e ndryshme për kontakte me këtë fis, janë pritur me një seri sulmesh me shigjeta ndaj turistëve. Vizitorët e fundit në këtë ishull, ishin dy peshkatarë në vitin 2006. Mendohet se ata i zuri gjumi të dehur, barka u zhvendos vetë drejt bregut, aty ku u sulmuan dhe u vranë nga vendasit.

1. Hanakapi, Hauai

Është një ndër ishujt më të bukur të Hauait, por njëherazi edhe më vdekjeprurësi. Deri tani atje kanë gjetur vdekjen mbi 80 persona, për një sërë arsyesh. Së pari aty nuk ka roje bregdetare. Por askush nuk jep ndonjë shpjegim për numrin e madh të viktimave si pasojë e mbytjes. Por mendohet se shkaku kryesor, janë rrymat e padukshme detare./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Basti i Putinit me vaksinën anti-Covid

Publikuar

-

Nga

Vladimir Putin jep lajmin: Rusia ka gati vaksinën anti-covid

Nga Holman W.Jenkins Jr. “The Wall Street Journal”

E mbani mend kur Vladimir Putini tregonte një video tek filmi dokumentar i Oliver Stounit, ku pretendohet se ishte një helikopter rus që gjuante mbi luftëtarët e Shtetit Islamik në Siri? Kur dokumentari nisi të transmetohej në SHBA, videoja që u identifikua shpejt se ishte marrë nga YouTube, tregonte pamjet e një helikopteri amerikan që luftonte talebanët në Afganistan.

Zoti Putin ka të ngjarë ta kalojë pjesën më të madhe të kohës duke u dezinformuar, manipuluar apo lajkatuar nga njerëzit që ka përreth tij. Ai mund të mos e dijë nëse po dëgjon të vërtetën apo një gënjeshtër nga ekspertët e tij.
Dhe e njëjta gjë vlen edhe për vaksinën eksperimentale që ai e njoftoi plot bujë të martën, dhe që supozohet se iu dha edhe njërës prej vajzave të tij (ekzistencën e të cilave ai zakonisht nuk e pranon). Një të huaji, do t’i falej nëse do të vërë në dyshim ekzistencën e një vaksine të tillë, nëse ajo është zhvilluar nga shkencëtarët rusë sipas disa parimeve të njohura apo të besueshme të kësaj fushe, apo nëse vlefshmëria e saj është testuar mbi shumë njerëz (edhe pse mediat ruse sugjerojnë që po).

E gjithë gjëja mund të jetë në fakt një prodhim teatral i tipit “Potemkin”, në përgjigje të një urdhri të prerë të Putinit transmetuar shkencëtarëve vendas përmes miqve të tij miliarderë, se një vaksinë duhet të gjendet pikërisht tani.Sigurisht, bota do të përfitonte nëse një vaksinë ruse, ose çfarëdolloj vaksine, do të ishte e efektshme. Por fakt është se qeveria ruse ka bërë shumë gjëma kohët e fundit, përfshirë pushtimin e Ukrainës Lindore dhe Sirisë, ndërhyrjet në zgjedhjet presidenciale në SHBA, dhe vrasje apo tentativa për vrasje të emigrantëve rusë në Londër dhe gjetkë.

Dhe do të ishte e rrezikshme të supozonim se basti me vaksinën ruse, është ai që duket në pamje të parë. Në një nivel sipërfaqësor, Putini do të luante një bast të madh për të mirën e njerëzimit duke i inkurajuar njerëzit e tij që të ishin kavie të një vaksine të paprovuar. Nëse vaksina i sëmur ata, apo prodhon efekte anësore fatale, veçanërisht tek nënat dhe fëmijët në barkun e tyre – pra shumë nga efektet që dihen se ndodhin me ilaçe të reja – ai mund të përfundojë duke u parë nga bota si Vlad Drakula II. Populli rus është tashmë mjaft i pakënaqur me sundimin e tij, pavarësisht nga referendumi i kohëve të fundit, që i zgjati mandatin edhe me të paktën 16 vjet. S’ka dyshime se Putin i ka marrë parasysh të gjitha rreziqet e mundshme.



Të gjithë të tjerët jashtë Rusisë, do të ishin të zgjuar të mos e pranonin një vaksinë të tillë, pasi efektet pozitive tek populli rus, mund të jenë edhe si pasojë e efektit psikologjik placebo, që njihet gjerësisht nga mjekësia moderne.
Gjithsesi, qeveria ruse mund të marrë merita për një rënie të caktuar të shkallës së vdekshmërisë nga Covid-19, që mund të vërehet kudo ku sëmundja është përhapur përtej popullatave më të prekshme dhe më rezistente.
Drejtuesit rajonalë, të kontrolluar nga Putini, mund të udhëzohen të mos llogarisin në shifrat zyrtare rastet me simptoma të lehta. Ata mund të reduktojnë ndjeshëm në mënyrë artificiale vdekjet e shkaktuara nga Covid-19. Putini e ka shpallur tashmë fitoren në garën për vaksinën, dhe me siguri që do të kërkojë të jetë fitues me çdo kosto.

LEXO EDHE:  Foto-lajm/ Tregu Çam si asnjëherë më parë

LEXO EDHE:  Manastirliu në Kuvend: Klubet e natës vatra infeksioni, forcojmë instrumentat ligjor  

Një model në këtë rast është shitja në vitin 2016 tek investitorët ndërkombëtarë e një pjese të aksioneve të gjigantit rus të naftës, Rosneft. Shitja u autorizua përmes një ligji të firmosur enkas nga Putini, dhe të ardhurat e pritshme u përfshinë në buxhetin që ai e kishte dekretuar atë vit.
Oferta e planifikuar, synonte të sinjalizonte triumfin e Rusisë mbi sanksionet perëndimore. Kështu teksa viti 2016, që Putini e kishte caktuar si afatin e fundit, po mbaronte, shitja e premtuar prej kohësh do të materializohej, edhe pse në fund rezultoi të ishte një transaksion skandaloz, në të cilin një grup investitorësh u mbrojtën nga rreziku i falimentimit nga një bankë ruse.

Putin nuk mendon në terma afatgjatë, ai vetëm pretendon se po bën kështu. Nëse jeni duke menduar:”Si munde ta shpallë zhvillimin e një vaksine, të cilën ai nuk e di nëse do të jetë e suksesshme, apo madje mund të ketë pasoja katastrofike?”, përgjigjja është se ai do ta hajë turpin me bukë kur të vijë momenti.
Ai do të ndihmohet nga fakti se pandemitë nuk janë dukuri të thjeshta, siç ka treguar edhe pandemia aktuale. Për më tepër, shumica e mediave ruse janë nën kontrollin e tij. Covid-19, mund të përzihet me simptoma të gripit, alergjive dhe koronavirusëve të tjerë.

Progresi i sëmundjes ka qenë pjesërisht misterioz thuajse kudo, përfshirë SHBA-në.
Dhe vetëm shkalla e vdekshmërisë është në rënie të shpejtë. Çdo ditë që kalon, sjell prova të reja të imunitetit para-ekzistues tek njerëz dhe popullsi të caktuara. Ka ende shumë pasiguri në të cilat mund të fshihet rezultati i vaksinës eksperimentale të Putinit. Se përse Putini ka nevojë tani për një sukses propagandistik në lidhje me Covid-19, kjo është një pyetje që kërkon futjen në kokën e tij, dhe gjithashtu njohjen e situatës midis elitave kriminale që përbëjnë instrumentin kryesor të sundimit të tij, por njëherazi kërcënimin kryesor për të./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Ekspertët: Si të ajrosni ambientet e brendshme, për të parandaluar përhapjen e Covid-19

Publikuar

-

Nga

Ekspertët: Si të ajrosni ambientet e brendshme, për të parandaluar përhapjen e Covid-19

Pjesa më e madhe e rasteve të transmetimit të SARS-CoV-2, ndodh në ambientet e brendshme, pasi aty përqendrohet në ajër shumica e grimcave që përmbajnë koronavirusin e ri. Mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen e virusit në një shtëpi apo biznes, do të ishte mbajtja larg e njerëzve të infektuar.

Por kjo është e vështirë të bëhet, në kushtet kur rreth 40 për qind e rasteve janë simptomatikë, dhe njerëzit asimptomatikë mund të përhapin ende koronavirusin tek të tjerët. Maska mund të bëjë goxha punë, duke mos e lejuar përhapjen e virusit në ajër.

Por nëse një person i infektuar ndodhet brenda një ambienti, në mënyrë të pashmangshme
një virus do të lëshohet në ajër. Dhe kur kjo ndodh ju keni dy mundësi:të sillni ajër të pastër nga jashtë, ose të largoni virusin nga ajri që gjendet brenda ndërtesës.

Hapësira e brendshme më e sigurt, është ajo që ka vazhdimisht shumë ajër të jashtëm, që e zëvendëson ajrin e ndenjur brenda. Në godinat tregtare, ajri i jashtëm zakonisht pompohet përmes sistemeve të ngrohjes, ventilimit dhe ajrit të kondicionuar (HVAC). Nëpër shtëpi, ajri i jashtëm futet përmes dritareve dhe dyerve të hapura, përveç atij që depërton nëpër vrimat e vogla apo tubacionet e ujit. Inxhinierët e mjedisit përdorin një njësi të quajtur kursi i shkëmbimit të ajrit. Ai përcakton sasinë e ajrit të zëvendësuar brenda një ndërtese gjatë një ore. Ndërsa shkalla e saktë varet nga numri i njerëzve dhe madhësia e dhomës, shumica e ekspertëve këshillojnë 6 ajrosje për një dhomë me përmasa 3.3 me 3.3 metra me 3-4 njerëz brenda.



Ndërkohë një studim i vitit 2016 që sugjeron që 9 ajrosje çdo orë, e zvogëlonin ndjeshëm përhapjen e SARS, MERS dhe H1N1 në një spital në Hong Kong. Shumë godina në SHBA, por jo vetëm, nuk plotësojnë nivelet e rekomanduara të ventilimit. Por fatmirësisht, ajrosja është diçka e lehtë për t’u bërë.
Një fillim i mirë, është mbajtja hapur e dritareve dhe dyerve. Vendosja e një aspiratori në një dritare ku fryn shumë, mund të rrisë shumë shkëmbimin e ajrit nga brenda jashtë dhe anasjelltas. Në godinat që nuk kanë dritare, mund të ndryshohet sistemi i ventilimit mekanik për të rritur sasinë e ajrit që pompohet. Por si ta dimë nëse dhoma ku jemi ka një shkëmbim të mjaftueshëm të ajrit? Sa herë që e nxjerrim frymën, çlirojmë në ajër dioksid karboni, CO2. Meqenëse koronavirusi përhapet më shpesh përmes frymëmarrjes, kollitjes apo të folurit, ju mund të përdorni nivelet e CO2 për të parë nëse dhoma është apo jo e ajrosur sa duhet.

LEXO EDHE:  Foto-lajm/ Tregu Çam si asnjëherë më parë

LEXO EDHE:  Foto-lajm/ Tregu Çam si asnjëherë më parë

Në ambiente të jashtme, nivelet e CO2 janë pak më shumë se 400 pjesë për milion (ppm). Një dhomë e ventiluar mirë, duhet të ketë një normë rreth 800 ppm të CO2. Çdo shkallë më e lartë, është një shenjë se ambienti mund të ketë nevojë për më shumë ventilim.

Vitin e kaluar, studiuesit në Tajvan raportuan mbi efektin e ventilimit gjatë epidemisë së tuberkulozit në Universitetin e Tajpeit. Shumë nga klasat dhe kishin nivele të CO2 mbi 3000 ppm. Kur inxhinierët përmirësuan qarkullimin e ajrit, duke e ulur nivelin e CO2 nën 600 ppm, epidemia u zhduk plotësisht.
Sipas hulumtimit, shtimi i ventilimit uli me 97 për qind normën e transmetimit të sëmundjes. Prandaj gjithçka fillon nga blerja në internet e një aparati për matjen e nivelit të CO2. Aparatet më të mirë kushtojnë 100 dollarë. Por nëse nuk keni mundësi, kujdesuni të paktën që të ajrosni vazhdimisht ambientet ku qëndroni./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE