LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Varrimi sipas amanetit”/ Nexhmie Pagarusha përcillet nesër për në banesën e fundit

8 Shkurt 2020, 08:19, Kulturë CNA
“Varrimi sipas amanetit”/ Nexhmie Pagarusha përcillet

Këngëtarja Nexhmie Pagarusha do të përcillet nesër për në banesën e fundit.

Familja njofton se pas homazheve që do të mbahen në Teatrin Kombëtar, trupi i pajetë i këngëtares do të prehet në varrezat e fshatit Pagarushë të Malisheves.

Mësohet se homazhet do të nisin sot në Teatrit Kombëtar në Prishtinë nga ora 08:00 deri në 17:00, për të vijuar dhe ditën e nesërme.

Sipas amanetit të saj, varrimi i të ndjerës do të bëhet në Pagarushë të Malishevës me rrethin e ngushtë familjar.

?Njoftohen i gjithe populli Shqiptar qe me datë 08.02.2020 sipas protokollit familjar hapet e pamja në hollin e Teatrit Kombëtar në Prishtinë prej orës 08:00 deri 17:00.
Me datë 09.02.2020 do të mbahen homazhe në hollin e Teatrit Kombëtar me atë rast qytetarët do të mund ti japin nderimet e fundit.

Ne oren 11:00 fillon mbledhja komemorative në po të njejtin objekt-teatrin kombetar.

Ne ora 14:30 do të bëhet varrimi në fshatin Pagarushe, Malisheve me rrethin e ngushtë familjar sipas amanetit të saj të fundit
E pamja me këtë rast vazhdon edhe per dy ditë dhe atë me datë 10-11.02.2020 po ashtu ne hollin e Teatrit Kombetar ne Prishtine me fillim ne ora 08:00 ? 17:00.
Kërkojmë mirekuptimin e te gjithë atyre që ndajnë dhembjen me ne, gjithe miqte dhe dashamiret e znj.Nexhmije per t?iu permbajtur protokollit familjar.
ME RESPEKT,
FAMILJA PAGARUSHA-Mulliqi?, njofton familja e të ndjerës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga