Connect with Us

Trump shkarkon dëshmitarin në gjyqin e tij

Bota

Trump shkarkon dëshmitarin në gjyqin e tij

Publikuar

-

Administrata e Presidentit Trump shkarkoi ekspertin kryesor të Shtëpisë së Bardhë për Ukrainën, nënkolonelin Alexander Vindman, i cili dëshmoi kundër Presidentit gjatë procesit të hetimit që çoi në ngritjen e akuzave ndaj zotit Trump.

Nënkoloneli u shoqërua jashtë Shtëpisë së Bardhë ku punonte në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, tha avokati i tij David Pressman në një deklaratë.

“Në mendjen e amerikanëve nuk ka asnjë dyshim se përse atë e shkarkuan, përse ky vend tani ka një ushtar më pak që i shërben në Shtëpinë e Bardhë. Nënkolonelit Vindman iu kërkua të largohej sepse tha të vërtetën,” u shpreh zoti Pressman.

Nënkoloneli Vindman dëshmoi gjatë hetimit në Dhomën e Përfaqësuesve, proces që synonte ngritjen e akuzave kundër Presidentit Trump në nëntor. Ai tha se kërkesa që Presidenti Trump i bëri presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy në një telefonatë të korrikut 2019 ishte e papërshtatshme, kërkesa që më pas u bë qendra e hetimit.

Vindman tha para një komisioni të drejtuar nga demokratët se “Nuk po u besonte veshëve për ato që po dëgjonte” gjatë thirrjes telefonike. Presidenti Trump i kërkoi presidentit Zelenskiy të fillonte hetimet ndaj rivalint demokrat Joe Biden si dhe rreth aludimeve se kishte qenë Ukraina dhe jo Rusia pas ndërhyrjeve në zgjedhjet presidenciale të 2016s në SHBA.

LEXO EDHE:  SHBA-Kore e Veriut/A ka rrezik për luftë bërthamore?

Presidenti Trump u shpall i pafajshëm në gjyqin në Senatin e kontrolluar nga republikanët të cilët votuan kundër akuzave për shpërdorim pushteti dhe pengim të Kongresit nga Presidenti Trump.

I pyetur më herët të premten në lidhje me njoftimet se ai mund ta shkarkonte Nënkolonelin Vindman, Presidenti Trump u tha gazetarëve: “Nuk jam i kënaqur me të. Pse, ju mendoni se jam i kënaqur me të?”

Njoftohet ndërkaq se Vindman do të riemërohet në Departamentin e Mbrojtjes./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Lajm i mirë nga Kosova/ Rezultatet e analizave të të dyshuarës për koronavirus dalin negative

Publikuar

-

Nga

Një grua në Kosovë u shtrua në spital pas dyshimeve se mund të ishe prekur nga koronavirusi.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike Naser Ramadani, jep lajmin e mirë se gruaja me origjine britanike nuk është e prekur nga ky virus pasi rezultati i analizave doli negativ.

Bëhet fjalë për një shtetase të huaj e cila punon në Kosovë dhe e cila ka qenë në një qendër skijimi ku kanë qenë edhe pesë persona të tjerë.

Përveç se në Kinë, virusi është përhapur në më shumë se 20 vende, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.

LEXO EDHE:  Sondazhi i fundit/Clinton 12% perpara

LEXO EDHE:  Kjo është arsyeja që shkoi në SHBA? Blogerja e njohur shqiptare paska luftuar me tumorin

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur epideminë emergjencë ndërkombëtare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Një amerikan humb jetën nga koronavirusi/ Rritet frikshëm numri i viktimave

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi po vijon të përhapet me shpejtësi të madhe duke rritur ndjeshëm numrin e viktimave.

Nga të dhënat më të fundit, “CNN” raporton se numri i viktimave ka shkuar në 813, duke kaluar tashmë edhe virusin SARS, i cili shpërtheu po në Kinë dhe u përhap në gjithë botën, në vitin 2003, duke vrarë tragjikisht 774 njerëz.

Koronavirusi është kthyer tashmë në një alarm botëror, teksa janë regjistruar viktima edhe në SHBA, Itali, e shumë vende të tjera të botës, ndërsa numri i të infektuarve shkon në dhjetëra mijëra.

Ditën e djeshme është konfirmuar viktima e parë, shtetas amerikan nga koronavirusi. Sipas raportimeve, viktima ishte një 60 vjeçar, i cili kishte ndërruar jetë që më 6 shkurt. Lajmi është konfirmuar nga Ambasada Amerikane në Pekin.

LEXO EDHE:  Fjala e Yuri Kim në Senat/ Gjekmarkaj: SHBA do i bëjë presion qeverisë për zgjidhjen e krizës

LEXO EDHE:  Soros, Luli dhe lobimi në SHBA

Kujtojmë që Organizata Botërore e Shëndetit e ka shpallur koronavirusin si një emergjencë globale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Tajlandë, të paktën 20 të vrarë pas një sulmi me armë zjarri

Publikuar

-

Nga

Në Tajlandë një ushtar vrau me armë zjarri të paktën 20 persona në një qytet në verilindje të vendit, duke postuar mesazhe në facebook gjatë sulmit ndërsa vazhdon të qëndrojë brenda një qendre tregtare prej rreth nëntë orësh.

Policia dhe forca të ushtrisë kanë hyrë brenda qendrës tregtare të qytetit Nakhon Ratchasima duke ndihmuar me qindra njerëz që të largohen.

Përpara se të shkonte tek qendrën tregtare, ushtari hapi zjarr në disa vende, përfshirë një shtëpi e një bazë ushtarake.

Mediat lokale transmetuan pamjet e ushtarit tek dilte nga makinë para qendrës tregtare dhe duke shkrepur disa herë armën e duke shkaktuar panik tek njerëzit që përpiqenshin të largoheshin.

Nuk i dimë arsyet pse ai e bëri këtë. Duket si tejet i inatosur“, tha zëdhënësi i ministri i Mbrojtjes Kongcheep Tantrawanit, për agjencinë Reuters.

LEXO EDHE:  Fjala e Yuri Kim në Senat/ Gjekmarkaj: SHBA do i bëjë presion qeverisë për zgjidhjen e krizës

LEXO EDHE:  Ideja gjeniale e policëve/ Ja si e mbrojnë qenin nga i nxehti (Video)

Pamje filmike nga brenda qendrës tregtare të postuara në mediat sociale tregonin një burrë të armatosur të veshur me të zezë dhe me maskë, me një armë mbi supe dhe askënd tjetër përreth tij.

Zoti Kongcheep tha se të paktën 20 persona janë vrarë dhe ishte e paqartë nëse autori i sulmit kishte marrë dikë peng brenda qendrës tregtare.

“Nuk dihet se sa janë ende brenda”, tha ai. Policia identifikoi të dyshuarin si Jakrapanth Thomma. Gjatë sulmit në një postin në Facebook ai shkruante “vdekja është e pashmangshme për të gjithë” dhe pastaj ngrite pyetjen: “A duhet të tërhiqem?”/VOA

LEXO TE PLOTE