Connect with Us

PD përshëndet deklaratën e Këshillit të Europës/ Shqiptarët pa qeveri dhe pa pushtet lokal

Politikë

PD përshëndet deklaratën e Këshillit të Europës/ Shqiptarët pa qeveri dhe pa pushtet lokal

Publikuar

-

Partia Demokratike ka përshëndetur sot deklaratën e delegacionit të Këshillit të Europës që vizitoi Tiranën pak ditë më parë dhe më pas pati një raport për situatën në vend dhe 30 qershorin, ku ndër të tjera thuhej se “Për fat të keq, votimet e 30 qershorit nuk ishin të favorshme për forcimin e demokracisë lokale në Shqipëri”.

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat tha se që prej zgjedhjeve të manipuluara të 2017 shqiptarët nuk kanë një qeveri legjitime që përfaqëson interesin e tyre dhe as një pushtet lokal që prej 30 qershorit që të punojë për interesin e tyre.

“Që prej 30 Qershorit, shqiptarët nuk kanë as pushtetin lokal që të punojë për interesin e tyre. Me votime të njëanshme, të manipuluara, pa garë, Edi Rama emëroi në krye të bashkive shërbëtorët e tij. Disa prej tyre përfaqësojnë llumin e shoqërisë, janë trafikantë droge, fallsifikatorë apo hajdutë, të cilët duhet të ishin sot prapa hekurave, sepse kanë shkelur ligjin duke fshehur të kaluarën e tyre kriminale.

Pas shqiptarëve, që braktisën votimet moniste dhe të paligjshme të 30 qershorit, janë organizatat ndërkombëtare ato që kanë dalë në të njëjtin përfundim me opozitën se votimet moniste nuk i shërbyen demokracisë në Shqipëri dhe se vetëm zgjedhjet e parakohshme, të lira dhe të ndershme mund të zgjidhin krizën politike.

Në emër të Partisë Demokratike, përshëndes qendrimin e Këshillit të Europës në mbrojtje të lirisë së votës, si një nga vlerat themelore demokratike, mbi të cilat funksionojnë shoqëritë europiane.

Këshilli i Europës, pas misionit të fundit faktmbledhës ka vlerësuar se “Për fat të keq, votimet e 30 qershorit nuk ishin të favorshme për forcimin e demokracisë lokale në Shqipëri. Ato kanë çuar në më pak pluralizëm në bashki dhe në një erozion të mëtejshëm të besimit të qytetarëve në institucionet e këtij vendi”-tha Bardhi.

Po ashtu ai theksoi se kjo krizë mund të zgjidhet vetëm me zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe me zgjedhje kushtetuese lokale. Bardhi tha se duke zvarritur zgjidhjen e krizës, Edi Rama po zgjat agoninë e tij por se shumica e shqiptarëve duan ndryshimin.

LEXO EDHE:  Raporti i Moody's/ Rama: Një tjetër vlerësim kuptimplotë

“Mungesa e zgjedhjeve të lira e të ndershme qendron në themel të krizës politike në Shqipëri. Partia Demokratike shpreh bindjen e palëkundur se kjo krizë mund të zgjidhet vetëm me zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe me zgjedhje kushtetuese lokale.

Qytetarët shqiptarë, njësoj si qytetarët e Bashkimit Europian meritojnë të kenë një qeveri qendrore dhe një pushtet lokal të zgjedhur me votë të lirë, të pandikuar nga krimi, të pablerë nga paratë e pista të drogës dhe korrupsionit.

Edi Rama nuk mund të sillet si struci dhe të bëjë sikur kriza në Shqipëri nuk ekziston.

Në vend që të harxhojë kohë, duke bërë sikur po zgjidh krizën e Ukrainës dhe se ka në dorë fatin e Europës, Edi Rama është përgjegjës të zgjidhë krizën e rëndë politike në vendin e tij, të shkaktuar prej vjedhjes që ai i bëri zgjedhjeve bashkë me bandat më të rrezikshme.

Duke zvarritur zgjidhjen e krizës politike, Edi Rama vetëm sa zgjat agoninë e tij, pasi fundi politik i kryeministrit të votave të vjedhura është i parathënë në çdo sondazh. Shumica e shqiptarëve duan ndryshimin!”-u shpreh Gazment Bardhi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dalin pamje nga aksioni i policisë/ Ndalohen mbi 140 makina luksoze, shoqërohen 170 persona

Publikuar

-

Nga

Policia jep detaje lidhur me operacionet që po zhvillohen që prej 4 ditësh, ku janë ndaluar rreth 100 makina luksoze.

Blutë bëjnë me dije se ky operacion ku janë angazhuar edhe FNSH-ja,  Policia Kriminale, Shqiponjat, Shigjetat, Patrulla e Përgjithshme dhe Policia Rrugore, po bëhet për kapjen e personave me precedentë penalë.

Raportohet se në përbërje të grupeve të kontrollit ka dhe specialistë të krimit ekonomik, trafiqeve të paligjshme, të antidrogës, të cilët kryejnë kontrolle dhe verifikime të automjeteve, mallrave dhe personave të dyshuar.

Konkretisht, kontrollet janë përqendruar kryesisht mbi automjete luksoze, që dyshohet se mund të jenë të trafikuara apo me ndërhyrje në shasi, si dhe mbi persona me precedent kriminal, që mund të tentojnë të kryejnë veprimtari kriminale në drejtim të trafikimit të automjeteve, lëndëve narkotike, kontrabandës me mallra  apo që qarkullojnë me armë zjarri.

LEXO EDHE:  Raporti i Moody’s/ Rama: Një tjetër vlerësim kuptimplotë

LEXO EDHE:  A mund ta shohim Jozefina Topallin në një parti tjetër veç PD-së?

Policia deklaron se deri më tani janë kontrolluar mbi 140 automjete luksoze, një pjesë e të cilave janë në proces verifikimi. Gjithashtu mësohet se janë shoqëruar dhe verifikuar në ambientet e Policisë mbi 170 persona.

Ndërkohë, autoritetet paralajmërojnë se do të vijojnë kontrollet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto – Zbulohet lidhja e Tahirit me Manastirliun dhe Elva Margaritin/ Festa që mblodhi ministra e ish-ministra

Publikuar

-

Nga

Maturantët e vitit 1998 të gjimnazit “Sami Frashëri” janë mbledhur dy ditë më parë për të festuar dhe kujtuar kohët e vjetra.

22 vite pas përfundimit të shkollës, ata kanë zhvilluar një festë të madhe. Disa pamje nga kjo festë na i ka servirur këngëtarja Julka Gramo, e cila ka ndarë disa nga momentet e bukura që kanë kaluar.

Në foto bien në sy dy ministre të kabinetit të qeverisë Rama, konkretisht ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministrja e Kulturës Elva Margariti.

Një tjetër person që ka qenë pjesë e kabinetit të Ramës dhe që është pjesë e maturës ’98 është ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Ata shihen duke shijuar në maksimum kohën që po kalojnë pranë njëri-tjetrit.

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Ramës tregon si Rilindja po e kontrollon drejtësinë

LEXO EDHE:  Basha kapet sërish duke gënjyer/ Braktis propozimin për mandat dy-vjeçar të kryetarit të PD-së

“Matura ‘98 në flakë. Festo ose shko në shtëpi. Kujtime të bukura”, shkruan Julka krahas fotove./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta i përmalluar/ Publikon foton me Arvizun nga SHBA

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta prej disa ditësh ndodhet në SHBA për një vizitë zyrtare.

Së fundmi, Meta ka publikuar një foto me ish ambasadorin amerikanë në Shqipëri, Aleksandër Arvizu.
Meta thotë se ai mbetet një promovues i palodhur i miqësisë shqiptaro-amerikane.

“Në fund të kësaj vizite, një çmallje me Ambasadorin Arvizu. Ai mbetet gjithmonë një promovues i palodhur i miqësisë shqiptaro-amerikane”, shkruan Meta bashkëngjitur fotos me Arvizun./CNA.al

LEXO TE PLOTE