Connect with Us

OFL në aksion/ Sekuestrohen disa automjete të blinduara

Kronika

OFL në aksion/ Sekuestrohen disa automjete të blinduara

Publikuar

-

Në vijim të Operacionit Forca e Ligjit, në zbatim të ligjit special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në bazë të nenit 19 të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, nxorri urdhrat e sekuestrimit në kushtet e emergjencës për disa automjete të blinduara.

Policia e Shtetit bën të ditur se automjetet e sekuestruara janë në pronësi të shtetasve:

S. T., banues në Lushnjë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
D. Gj., banues në Durrës, i dënuar në Itali për trafik të qenieve njerëzore;
D. B., banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

LEXO EDHE:  Një ditë pasi iu bllokua makina/ “I forti” i Lushnjes dorëzon formularin e deklarimit të pasurisë

Operacioni vjen në zbatim të ligjit special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Anti KÇK-ja me lëvizje të vrullshme/ “Operacioni Forca e Ligjit terrorizon qytetarët”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar mesazhit të qytetarit dixhital thotë se Operacioni Forca e Ligjit po terrorizojnë qytetarët.

Qytetari tregon se gjatë rrugës për në Korçë, në Elbasan disa policë me kapuça i ndaluan për kontroll, me sjellje arrogante dhe shkaterruan makinën duke nxjerrë çdo gjë nga vendi i vet.

Ai rrëfen se u nxorrën jashtë makine dhe pritën rreth 30 minuta pa xhupa.
E njëjta skenë kishte ndodhur edhe në Pogradec si dhe gjatë rrugës të kthimit për në Tiranë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plagosja me thikë në Shkodër/ Arrestohet autori

Publikuar

-

Nga

Arrestohet autori i plagosjes së regjistruar në fshatin Shtoj të Ri të Shkodrës.

Blutë bëjnë me dije se dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin, por sheri ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të ftohta.

Shtetasi me iniciale A.B. ka qëlluar me thikë 42-vjeçarin me iniciale B.I., i cili është dërguar menjëherë në spital.

“Me datë 09.02.2020, rreth orës 12:50, në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër gjatë një konfikti të çastit, shtetasi A. B. 47 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (Thikë) shtetasin B. I. 42 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkoder jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  I shpëtoi atentatit/ OFL i bllokon makinën e blinduar “të fortit” të Shijakut

LEXO EDHE:  Artan Hoxha publikon videon dhe ironizon anti-KÇK/ Sapo morën vesh se bjondia e OFL...

Falë reagimit të shpejtë të forcave policore u bë kapja dhe arrestimi autorit të dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, po kryhen veprimet e grupit hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr me thika në lokal/ Plagoset një person

Publikuar

-

Nga

Një person ka mbetur i plagosur në fshatin Shtoj të Ri të Shkodrës.

Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi B.I.  42 vjeç i cili është dërguar menjëherë në spital.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit në një lokal të zonës.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërkohë që autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE