Connect with Us

Në makinë me Arjan Ndojin kur iu bë atentat/ OFL i vihet pas “Rrumit të Sukthit”

Kronika

Në makinë me Arjan Ndojin kur iu bë atentat/ OFL i vihet pas “Rrumit të Sukthit”

Publikuar

-

Në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit, policia ka sekuestruar edhe automjetin e blinduar të Landi Muharremit, i njohur ndryshe edhe si Rrumi i Sukthit.

Muharremi mban edhe një tjetër emër duke u quajtur Aleksandër Laho.

Laho ishte në makinë me prokurorin Arjan Ndoj ditën që iu bë atentat në hyrje të Durrësit më datë 1 nëntor, ku mbeti i vrarë Andi Maloku.

Nga ana tjetër në shtator të vitit 2016, ai ishte shpallur në kërkim nga policia për rrahjen e biznesmenit libanez Faadi Mitri në sy të gruas dhe vajzës së tij.-raport Abcneës.

LEXO EDHE:  Atentati me tritol/ Pasuria e gjyqtarit të “mafias” së tokave

Biznesmeni u dhunua nga tre persona, njëri prej të cilëve Skënder Kraja, Landi Muharremi dhe kushëriri i tij.

Muharremi kishte pretendime mbi pronësinë e sipërfaqes së zonës turistike në zonën e Gjirit të Lalzit ku pritej që të investonte biznesmeni libanez me ndërtimin e një kompleksi, i cili pas dhunimit me shkop bejzbolli u largua nga Shqipëria.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Anti KÇK-ja me lëvizje të vrullshme/ “Operacioni Forca e Ligjit terrorizon qytetarët”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar mesazhit të qytetarit dixhital thotë se Operacioni Forca e Ligjit po terrorizojnë qytetarët.

Qytetari tregon se gjatë rrugës për në Korçë, në Elbasan disa policë me kapuça i ndaluan për kontroll, me sjellje arrogante dhe shkaterruan makinën duke nxjerrë çdo gjë nga vendi i vet.

Ai rrëfen se u nxorrën jashtë makine dhe pritën rreth 30 minuta pa xhupa.
E njëjta skenë kishte ndodhur edhe në Pogradec si dhe gjatë rrugës të kthimit për në Tiranë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plagosja me thikë në Shkodër/ Arrestohet autori

Publikuar

-

Nga

Arrestohet autori i plagosjes së regjistruar në fshatin Shtoj të Ri të Shkodrës.

Blutë bëjnë me dije se dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin, por sheri ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të ftohta.

Shtetasi me iniciale A.B. ka qëlluar me thikë 42-vjeçarin me iniciale B.I., i cili është dërguar menjëherë në spital.

“Me datë 09.02.2020, rreth orës 12:50, në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër gjatë një konfikti të çastit, shtetasi A. B. 47 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (Thikë) shtetasin B. I. 42 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkoder jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Atentati ndaj Arjan Ndojit/ Klodiana Lala zbulon dinamikën e ngjarjes

LEXO EDHE:  Atentanti me C4/ Biznesmeni vlonjat shpërthen ndaj policisë: Nga sot nuk do të gjeni qetësi

Falë reagimit të shpejtë të forcave policore u bë kapja dhe arrestimi autorit të dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, po kryhen veprimet e grupit hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr me thika në lokal/ Plagoset një person

Publikuar

-

Nga

Një person ka mbetur i plagosur në fshatin Shtoj të Ri të Shkodrës.

Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi B.I.  42 vjeç i cili është dërguar menjëherë në spital.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit në një lokal të zonës.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërkohë që autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE