LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Miti i Jaltës/ A ia shiti Ruzvelit Stalinit Evropën Lindore?

8 Shkurt 2020, 07:46, Blog CNA
Miti i Jaltës/ A ia shiti Ruzvelit Stalinit Evropën Lindore?

Nga William F.Buckley Jr. ?National Riview?

* Gjatë muajve të fundit kam dëgjuar të paktën 3 herë kritikët e sanksioneve që presidenti Ronald Regan vendosi kundër Polonisë komuniste dhe Bashkimit Sovjetik, të thonë me siguri se Shtetet e Bashkuara e njohën hegjemoninë ruse mbi Evropën Lindore që në Konferencën e Jaltës në shkurtin e vitit 1945.

Dy nga këto pretendime ishin bërë në televizion, ndaj isha disi i pashpresë që t?i gjeja, por kërkova burimin e pretendimit nga i treti. ?Kjo është një gjë që tashmë dihet; mjafton të shihnin 2 editorialet e Xhorxh Kenanin në The New York Times?.

Në fakt, proza e Kenan në ato 2 shkrime ishte pak e padepërtueshme, por në diskutimin e tij mbi pasojat e çdo tërheqje të sovjetikëve në çështjen polake, ai ndër të tjera shkruan:?Kjo do të çonte në ndarjen de fakto të Evropës që ka ekzistuar që nga Lufta e Dytë Botërore. Kjo ndarje, ishte në vetvete një produkt i luftës?.

Dhe kjo është e saktë; ushtritë sovjetike ndodheshin nëpër gjithë Evropën Lindore dhe Ballkanin. Por pushtimi de fakto ishte në fakt një shkelje e Marrëveshjes së Jaltës të nënshkruar nga Ruzvelti, Çërçilli dhe Stalini.

Stalini duhet të ketë qeshur me vete, kur nënshkroi dokumentin, që ndër të tjera përmbante një njohje të Katër Lirive, dhe premtimin se në shtetet e çliruara nga nazistët, do të mbaheshin zgjedhjet e lira.

Çërçilli duhet ta ketë ditur që Stalini po tallej me këtë dokument. Por deri në vitin 1945 politika britanike ishte e kufizuar nga kontributi i jashtëzakonshëm i SHBA-së në luftë. Ai me siguri që nuk do të qëndronte duarkryq duke pritur mbajtjen e zgjedhje të lira në Poloni, Hungari, Rumani dhe vendet e tjera të lindjes të pushtuara nga Ushtria e Kuqe.

Frenklin Ruzvelt ishte shumë i sëmurë në atë kohë, dhe pas 2 muajsh do të vdiste. Ai shkoi në Jaltë i motivuar nga një synim kryesor: të bindte Stalinin të hynte në luftë kundër Japonisë. Kjo shihej si e domosdoshme nga Uashingtoni për shkak të aftësisë së madhe mbrojtëse të ushtrisë japoneze.

Krerët e ushtrisë amerikane, kishin shumë arsye që ishin të shqetësuar. Menjëherë pas Konferencës së Jaltës, marinsat patën 20 mijë të vdekur e të plagosur vetëm gjatë pushtimit të ishullin e vogël Ivo Zhima. Dhe që nga prilli deri më qershor të 1945-ës, ushtria amerikan po haste shumë vështirësi përballë rezistencës së fortë të japonezëve në Okinaua.

Stalini ishte shumë i vetëdijshëm për axhendën e Ruzveltit, ndaj vazhdoi të bënte presion për legjitimimin e hegjemonisë sovjetike në Evropën Lindore, me Poloninë si qendrën kryesore. Ai kishte vendosur tashmë në krye një qeveri polake komuniste, dhe Moska donte që ne të hiqnim dorë nga njohja e qeverisë polake në migrim me seli në Londër.

Dhe gjithë ajo situatë ishte jo pak ironike, siç e vuri në dukje edhe vetë Çërçilli: Britania hyri në luftë kundër Gjermanisë për të respektuar aleancën e saj me polakët, ndërsa qeveria legjitime ishte ajo që gjendej në Londër.

Ruzvelti, i lindur pa një ?kromozom? ideologjik, dhe që edhe kur ishte mirë me shëndet i urrente planifikimet afagjata, doli me një kompromis. Qeveria e Stalinit në Lublin, dhe mërgimtarët polakë në Londër, duhej të krijonin një koalicion të përbashkët qeveritar.

Stalini, që kishte një përvojë të veçantë në çështje të tilla ra dakord. Në ato kushte presidenti Ruzvelt, mundi të pohonte me ndërgjegje të pastër se ?Dajë Semi? kishte rënë dakord për Katër Liritë, dhe për mbajtjen e zgjedhjeve të lira.

Dhe ai kishte arritur të përmbushte prioritetin kryesor: Stalini pranoi t?i bashkohej SHBA-së në luftë kundër Japonisë. Nëse dikush do t?i kishte thënë Ruzveltit: ?Ju sapo e shitët Evropën Lindore tek rusët!?, ai do të befasohej.

Gjithçka që ai kishte bërë, ishte që polakët e Londrës dhe Lublinin, të uleshin dhe ?të arsyetonin së bashku?. Javët e fundit të jetës, Ruzvelit e kuptoi se Stalin po e tradhtonte, por më pas ai ndërroi jetë. Pasardhësi i tij, Herri Truman, duhej të mësonte nga e para; ai as që ishte informuar për bombën atomike!

Dhe së fundmi, le të supozojmë se SHBA e dinte se Stalini do të luante një lojë të ndyrë, çfarë mund të kishim bërë? Nëse ushtrisë amerikane në vitin 1945, pas humbjes së Gjermanisë dhe Japonisë, do t?i ishte thënë se duhej të luftonte për të shpëtuar Poloninë, apo Kinën nacionaliste, atëherë do të kishte pasur rebelimin më të madh në historinë e botës. Ne donim që të ktheheshim në shtëpi./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga