Connect with Us

Misione sekrete në Shqipëri, Libi dhe në Korenë e Veriut/ Dëshmia e rrallë e ish-ballistit që u arratis në ’44-ën

Histori

Misione sekrete në Shqipëri, Libi dhe në Korenë e Veriut/ Dëshmia e rrallë e ish-ballistit që u arratis në ’44-ën

Publikuar

-

Publikohet historia e panjohur e grupeve shqiptare antikomuniste që u morën nga anglo-amerikanët dhe u dërguan në bazën sekrete në Maltë. Memorie.al shkruan se ata stërviteshin nga koloneli i shërbimeve sekrete britanike, Harold Adrian Russell, i njohur ndryshe si Kim Philby, agjenti i njohur me detyra të larta në shërbimet e fshehta anglo-amerikane. Russel u vu në shërbim të sovjetikëve, duke i shërbyer me zell të madh KGB-së, ku dhe ndërroi jetë në vitin 1988, pasi për vite me rradhë kishte punuar për rusët duke dekonspiruar mjaft nga operacionet që anglo-amerikanët kishin ndërrmarë me shërbimet e tyre sekrete në disa vende të Lindjes Komuniste, siç ishte dhe Shqipëria.

Dëshmia e rrallë e Arif Xhaferrit, me origjinë nga fshati Sasaj i Sarandës, ish-ballistit që u arratis nga Shqipëria në nëntorin e vitit 1944 dhe u dërgua nga Komiteti “Shqipëria e Lirë” me grupin e shqiptarëve që u stërvitën nga Philby në Maltë dhe zbarkuan disa herë në Shqipërinë komuniste. Kthimi i Xhaferrit për herë të parë në atdhe në vitin 2005, ku dëshmoi për herë të parë edhe mbi aventurën e tij me grupet e diversantëve në Shqipërinë komuniste ku ata kryen tre misione zbarkimi dhe ju mbetën disa shokë të vrarë apo të kapur gjallë, si Sami Bardha nga Kolonja?!

Ishte larguar nga Shqipëria në moshën 16-vjeçare në nëntorin e vitit 1944 së bashkë me eksponentët kryesorë të Ballit Kombëtar e Legalitetit dhe u kthye në atdheun e tij pas gati 50 vitesh emigrimi politik. Një gjysëm shekulli në dhe të huaj me një jetë të trazuar duke mos pasur asnjë lajm për atë pjesë të familjes që kishte lënë në vëndlindjen e tij në fshatin Sasaj të Sarandës. Në vitin 2005 kur ishte në moshën 77-vjeçare, Arif Xhaferri me banim në Çikago të SHBA-së, erdhi për herë të parë për një vizitë tek të afërmit e tij në Shqipëri dhe ne patëm rastin ta takonim dhe ta intervistonim. Pasi ai në atë kohë, ishte një nga tre shqiptarët e vetëm të mbetur gjallë, nga ata që një gjysëm shekulli më parë patën shërbyer nën urdhrat e kolonelit anglez të Intelixhent Servis-it, Kim Philby. Apo më saktë njeriut që u tradhëtoi atdheun e tij dhe për shkak të bindjeve komuniste u vu në shërbim të KGB-së sovjetike duke u bërë një nga agjentët që veç të tjerash dekonspiroi të gjitha operacionet e anglo-amerikanëve në vëndet e Lindjes komuniste, përfshirë dhe Shqipërinë. Arif Xhaferri na dëshmoj asokohe të gjithë aventurën e tij nën urdhrat e Kim Philby prej të cilit u stërvit, instruktua dhe detyra të posaçme në misionet e tija sekrete në Libi, Kore dhe Shqipëri, ku ai zbarkoi tre herë nga deti, toka dhe ajri në vitet 1948-1951. Para se të njihemi me intervistën që i kemi marrë në atë kohë z. Xhaferri, në fillim të këtij shkrimi po publikojmë një histori të shkurtër të jetës së tij dhe familjes Xhaferri nga fshati Sasaj i Sarandës, deri ditën që ai u vu në shërbim të anglo-amerikanëve.

Vijon nga hera e kaluar

Në pjesën e parë të këtij shkrimi të botuar në numrin e djeshëm, u njohëm me historinë e jetës së Arif Izet Xhaferrit me origjinë nga fshati Sasaj i Sarandës dhe me banim në Chicago të SHBA-së, i cili është një nga tre shqiptarët e vetëm të mbetur gjallë nga ata që në vitet 1948-1951 u stërvitën nga anglo-amerikanët në ishullin e Maltës për të zbarkuar në Shqipëri me qëllim që të rrëzonin regjimin komunist të Enver Hoxhës. Sipas dëshmive të tij, ekskluzive për Memorie.al, Xhaferri u largua nga Shqipëria në nëntorin e 1944-ës së bashku me eksponentët kryesorë të Ballit Kombëtar dhe Legalitetit, të cilët u vendosën në kampet e UNRRA-s në Itali. Në ato kampe ai qëndroi deri në vitin 1948 dhe në atë kohë me ndërhyrjen e Mit’hat Frashërit ai u zgjodh në grupin e emigrantëve shqiptarë që anglo-amerikanët i morën për t’i stërvitur në një bazë të tyre në Maltë. Sipas Xhaferit në atë bazë ushtarake e cila ishte nën komandën e kolonelit të Intelixhent Servis-it englez, Kim Philby, për tre vite u stërvitën gjashtë grupe emigrantësh shqiptarë nga: Gjirokastra, Korça, Kolonja, Mallakastra, Vlora, Skrapari dhe Kurveleshi. Zbarkimi i parë i atyre grupeve në Shqipëri u bë në tetorin e vitit 1948 në grykën e Dukatit në Vlorë, ku dhe u asgjësua “Grupi i Vlorës” nga ana e reparteve të Forcave të Ndjekjes. Po kështu në pjesën e parë të këtij shkrimi u njohëm edhe me një biografi të shkurtër të Kim Philby, oficerit të Intelixhent Servisit anglez, i cili u rekrutua si agjent i sovjetikëve duke spiunuar dhe dekonspiruar të gjitha planet e anglo-amerikanëve që synonin përmbysjen e regjimeve komuniste të vëndeve të Lindjes, midis tyre dhe Shqipërinë e Enver Hoxhës.

Zoti Xhaferri, kur dhe kush ishte grupi i parë që zbarkoi në Shqipëri?
Grupi i parë i shqiptarëve të Maltës që u nis me mision për në Shqipëri ishte ai i Vlorës, i cili zbarkoi në Grykën e Dukatit në tetorin e vitit 1948. Bashkë me atë grup ishte dhe grupi i Gjirokastrës ku bëja pjesë dhe unë me detyrën e radistit, si dhe ai i Kolonjës. Të gjithë ne bëheshim 18 vetë.

A ju dhanë udhëzime para nisjes?
Para nisjes komandanti i bazës, koloneli Kim Philby, na dha udhëzimet e rastit dhe në fund na tha: “Kur të bini në përpjekje me forcat shqiptare të ndjekjes, mos rrezikoni të vriteni, por dorëzohuni, sepse ne kemi njerëz që hanë bukë natë për natë me Enver Hoxhën”. Nga baza sekrete e Maltës ne udhëtuam me një nëndetëse të vogël angleze ku përveç kapitenit të saj, ishin dhe tre oficerë të tjerë, si dhe dy vajza që na shërbenin. Nga mesnata kur ne mbërritëm dy tre milje afër bregdetit shqiptar, grupi i Vlorës mori urdhër të bëhej gati për zbarkim. Pasi nëndetsja doli në sipërfaqe, Hysen Lepenica, Zagoll Shena, Safet Kaba, etj me anë të një varke gome iu drejtuan bregut. Ne të grupit të Gjirokastrës dhe të Kolonjës qëndruam në pritje, e pas 20 minutash nga zbarkimi i tyre, me anë të radios ata na njoftuan se ishin zbuluar nga Forcat e Ndjekjes dhe ishin të rrethuar. Të nesërmen sipas planit do të zbarkonim ne, por pasi mësuam se ata ishin vrarë të gjithë, ne u kthyem andej nga kishim ardhur, në bazën e Maltës.

Pasi u asgjësua grupi i Vlorës, a zbarkuan grupet e tjera në Shqipëri?
Pas një jave nga asgjësimi i Grupit të Vlorës, u përgatit për të zbarkuar në Shqipëri Grupi i Kolonjës dhe ai i Gjirokastrës ku bëja pjesë unë. Udhëtimi ynë nga baza sekrete e Maltës deri në afërsi të bregdetit të Semanit, ku ishte caktuar vëndi i zbarkimit, u bë me një nëndetëse të vogël të marinës angleze. Dy grupet komandoheshin përkatësisht nga Xhemal Ibrahimi dhe Alo Luarasi, ndërsa si radistë isha unë dhe Përparim Aliu. Nëndetësja na la rreth 3 milje larg bregut dhe nga aty me një varkë gome ne zbritëm në tokë rreth orës 2 të natës. Koha ishte e mirë dhe ne u futëm menjëherë në pyllin e dendur ku kaluam atë natë. Të nesërmen disa nga ne hipën nëpër pemë për të vrojtuar vendin rreth e rrotull se mos ishim zbuluar nga Forcat e Ndjekjes. Në mbrëmje pasi u veshëm me uniforma të policisë shqiptare dhe me armë në krah, ne u nisëm për në drejtim të Tepelenës duke përshkuar itinerarin: Seman, Cakran, Mallakastër, Fratar, Kalivaç.

Në çfarë itinerari udhëtonit?
Ne ecnim në zona të pabanuara që të mos zbuloheshim. Kur mbërritëm në Luftinjë të Tepelenës, Grupi i Kolonjës u nda nga ne duke marrë rrugën për në krahinën e tyre, ndërsa ne qëndruam për 6 ditë në një pyll afër shtëpisë së hallës së Xhemal Ibrahimit, e cila na furnizonte me ushqime dhe cigare. Sipas udhëzimeve që kishim për çdo ushqim që merrnim nga fshatarët ne paguanim flori në dorë dhe kjo gjë bëhej me qëllim që në popull të krijohej ideja se ne vërtetë ishim të dërguar nga amerikanët. Asgjë nuk mund të merrnim pa para se përndryshe e paguanim me kokë.

Çfarë bëtë më pas?
Pas 6 ditësh ne u nisëm në drejtim të Gjirokastrës duke u vendosur në malin e Sopotit sipër Lazaratit. Aty takuam vëllanë e Haki Kabës, Rashon, i cili ishte çoban dhe na furnizonte me bukë e informata. Në Sopot ne takuam edhe Jonuz Bocin, kushëririn e Hakiut i cili ishte gjykatës në Gjykatën Ushtarake të Gjirokastrës.

Si mund të takohej një gjykatës ushtarak me diversantë…?!
Jonuzi vinte e na takonte në mal kur errej dhe ikte në 3 të natës në shtëpinë e tij në Lazarat. Pas pak ditësh ai na sugjeroi që të largoheshim që andej pasi kapiten Ahmet Idrizi me 500 policë dhe Forca të Ndjekjes, kishte marrë urdhër të rrethonte zonën tonë. Ai na tha se edhe në popull ishte hapur fjala se kishin ardhur diversantë nga jashtë.

Si vepruat pas asaj informate?
U lidhëm me qëndrën në Maltë duke u thënë se ishte i pamundur qëndrimi ynë i mëtjeshëm në atë vënd, dhe u kërkuam udhëzime se çfarë të bënim. Qëndra na tha: “Bëni çmos të dilni në Greqi duke marrë masa që të mos diktohet asnjë nga bazat ku keni qëndruar”.
Dhe u larguat pas asaj që ju tha qendra?
Po, të nesërmen në mëngjes ne lamë Libohovën në të djathtë dhe sipas udhëzimeve të eprorëve tanë kaluam kufirin në Makrikom pa u kuptuar fare.

Ku shkuat pasi dolët në Greqi?
Ne u dorëzuam tek posta greke e kufirit në Poçanik ku patëm debate pasi ata donin të na merrnin armët dhe të na kthenin në Shqipëri. Ky keqkuptim erdhi pasi ne nuk u treguam se kush ishim, duke u hequr si dezertorë të ushtrisë shqiptare, por më pas çdo gjë u sqarua. Ne u dhamë parrullën tone e cila ishte “Argj”(Argjirokastër) dhe ata u lidhën me shërbimet sekrete në Athinë. Aty ishte Kim Philby i cili doli në radio duke na dhënë udhëzimet e rastit dhe në mënyrë të veçantë porositi që ne të mos tregonim kodin e radios. Pas kësaj ata morën urdhër nga eprorët e tyre që të na trajtonin sa më mirë dhe të na i plotësonin të gjitha nevojat që kishim, ndryshe do mbanin përgjegjësi.

Çfarë bëtë më pas?

Pas kësaj të shoqëruar nga një skuadër greke e kufirit ne na çuan në Delvinaq, pasi ajo zonë kontrollohej nga ushtria partizane e komunistëve grekë të gjeneralit Marko Vafjadhis. Në Delvinaq na priti një major grek i cili me një kamionçinë të mbyllur na dërgoi në Patra ku na dhanë ushqime. Aty na mori në pyetje një gjeneral grek, i cili na njoftoi për vdekjen e Mit’hat Frashërit në hotelin “Astoria” të New Yorkut. Aty kuptuam se gjenerali grek ishte në dijeni të misionit tonë që drejtohej nga Komiteti “Shqipëria e Lirë”. Në orën 21 ne mbërritëm në Athinë ku na priste kapiteni skocez, Grant. Pas 30 minutash aty erdhi Kim Philby i cili na pyeti në se kishim nevojë për ndonjë gjë. Atë natë fjetëm në hotel dhe të nesërmen na dërguan në një aerodrom ushtarak ku me një avion të vogël u nisëm për në Maltë. Pak ditë më vonë aty erdhi dhe Grupi i Kolonjës i cili gjithashtu nuk kishte pësuar humbje. Kështu mbaroi misioni ynë i parë në Shqipëri.

Po misionin e dytë dhe të tretë kur i ndërmorët dhe sa zgjatën ata?
Misionin e dytë ne e bëmë në 15 shtator 1949 duke zbarkuar në bregdetin në mes Lukovës dhe Shën-Vasisë. Aty zbarkoi vetëm grupi ynë i Gjirokastrës pasi unë njihja vendin, ndërsa grupet e tjera zbarkuan sipas krahinave të tyre. Ndërsa misionin e tretë e ndërmorëm në 2 tetorin e vitit 1950 duke u hedhur me parashuta në malet e Këndrevicës së Kurveleshit. Avioni ynë u zbulua dhe ne ramë në pritë sa zbritëm në tokë, por mundëm të shpëtonim nga terreni i thyer. Ndërsa grupi i Kurveleshit u hodh me parashuta në Valë të Golemit.

LEXO EDHE:  Fotoja e të miturit i varur në pemë/ Zbardhet deklarata e babait në polici

Po gjatë këtij misioni, çfarë udhëzimesh ju kishin dhënë?
Ndryshe nga dy misionet e para ku ne duhet të mblidhnim informata për vendosjen e rusëve në vendin tonë, këtë herë kishim si detyrë që të takoheshim me sa më shumë njerëz dhe baza për të shpërndarë në popull komunikata dhe fletushka të Komitetit “Shqipëria e Lirë” ku thuhej se; me ndihëm e anglo-amerikanëve do zbarkohej në Shqipëri. Misionin tonë ne e përmbushëm në një farë mënyre duke shkuar në disa baza dhe duke takuar disa njerëz të besuar, ndonëse kudo ishim të ndjekur nga Sigurimi i Shtetit. Në misionin e dytë nuk patëm asnjë humbje, ndërsa në të tretin na u vra Ramiz Matuka në Bënçë të Tepelenës, dhe u kap i gjallë me tradhti në Kolonjë, Sami Bardha. Edhe nga grupi i Korçës u vranë në përpjekje me Sigurimin e Shtetit, Seit Piluri dhe Shahin Dushku. Më 23 tetor ne dolëm në Greqi dhe pas dy ditësh u nisëm për në Maltë. Pas pak kohësh të gjithë shqiptarët i kthyen në Angli, kurse mua më mbajtën edhe 6 muaj atje dhe më pas më dërguan me mision në luftën e Koresë.

Në ç’rrethana dhe pse u dërguat ju me mision në Kore?
Nga qershori i 1952 erdhi një oficer englez dhe me një avion ushtarak shkuam në Liverpul. Pas dy muajsh më thirrën në një zyrë ku bashkë me Philbin, ndodhej edhe një oficer amerikan me kapitenin skocez që quhej Grant. Philby më tha: “Arif, që sot e tutje ti e ke mbarur shërbimin me ne dhe do të shkosh në SHBA”. Atë natë ata më prezantuan me oficerin amerikan dhe të nesërmen udhëtuam për në Alaska. Sa mbërritëm atje, shkuam në një zyrë ku takuam një major dhe një kolonel. Oficeri amerikan që më kishte shoqëruar deri aty, u largua sapo më prezantoi me ta. Dy oficerët pasi më pajisën me një pasaportë amerikane më pyetën nëse do t’i qëndroja besnik shtetit Amerikan, dhe unë i’u betova. Më pas ata më thanë: “Po të jetë nevoja a do të luftosh kundër vendlindjes tënde”? Unë i’u përgjigja duke u thënë: “Po të jetë e nevojshme”.

Dhe çfarë ndodhi me ju pas kësaj?
Të nesërmen më morën dhe më hipën në një avion ku kishin zënë vend 12 ushtarë amerikanë, me të cilin ne udhëtuam për në aeroportin ushtarak të Seulit në Korenë e Jugut. Në atë bazë qëndrova për rreth dy javë pushim absolut dhe më pas erdhi një civil i cili më mori në pyetje. Me një anglishte me theks amerikan, ai më pyeti se çfarë kisha bërë unë deri në atë ditë që kisha mbërritur aty. Në fund ai më pyeti se ku dëshiroja të shërbeja, në front apo në prapavija. Dhe unë i thashë: “Deri sa kam ardhur këtu, ku ta shihni ju të nevojshme”. Nga që nuk e dija mirë anglishten më caktuan në ekuipazhin e një avioni bombardues, i cili përbëhej nga 12 vetë.

Çfarë armatimesh kishte ajo bazë?
Në atë bazë kishte me qindra avionë amerikanë dhe 44 prej tyre ishin bombardues “B-52”, ndërsa të tjerët për transport. Pranë asaj baze unë qëndrova për 8 muaj dhe gjatë asaj kohe mora pjesë në dhjetra fluturime. Detyra e ekuipazhit tonë ishte që para nisjes së avionit për bombardime, ta furnizonim atë me të gjitha materialet që duheshin. Ndërsa gjatë fluturimit kishim detyra të tjera: 2 ishin pilotët që drejtonin avionin, 2 vetë ishin për të fotografuar, 2 të tjerë me harta për të treguar vendet e objektet që duheshin bombarduar etj.

Çfarë trajtimi ju bëhej aty?
Trajtimi që na bëhej aty ishte shumë i mirë, ndonëse pjesën më të madhe të kohës ne e kalonim në repart duke qëndruar në gatishmëri. Si rezultat i kësaj unë pata rastin të dilja vetëm dy herë në qytetet Su dhe Pusan.

A u rrezikuat ndonjë herë të vriteshit?
Rreziku për t’u qëlluar nga koreanët ishte gjithnjë prezent, por rreziku më i madh që kam kaluar në atë kohë ishte ai kur avioni ynë u godit nga një rrufe.

Si dhe kur ka ndodhur kjo?
Ka qenë 2 janari i vitit 1953 kur na ndodhi kjo tragjedi prej së cilës gati humbi jetën i gjithë ekuipazhi ynë. Pas goditjes nga rrufeja, dy pilotët dhe dy të tjerë që ishin përpara mbetën të vdekur në vend nga flakët që i përpinë, në çast, ndërsa ne të tjerët u hodhëm me parashuta. Avioni u rrëzua në një vënd malor afër paralelit 36 dhe vetëm unë e një ushtar tjetër amerikan nga shteti i Xhorxhias patëm fraktura në këmbë nga që na ngeci parashuta në pemë, ndërsa të tjerët nuk patën probleme.

Si mundët që të shpëtonit për t’u kthyer në bazë?
Pas 6 orësh njëri nga shokët tanë u lidh me radio me qëndrën dhe erdhi e na mori një helikopter të cilit i dhamë shenja me elektrikët e dorës. Prej andej unë me ushtarin tjetër të plagosur u dërguam në një spital amerikan në Okinava, 110 km. në veri të Tokios, ku kishte rreth 40 ushtarë amerikanë të plagosur.

Sa qendruar ne atë spital?
Atje ne qëndruam deri më 12 shkurt 1953 dhe atë ditë erdhi e na mori një major amerikan i cili na çoi në hotel. Të nesërmen nga ora 10 ai na dërgoi në një aerodrom ushtarak, ku na mori një avion i cili na dërgoi në një bazë në Filipine. Pas tre ditëve me një avion tjetër udhëtuam për në bazën ushtarake “Fordiks” të Xhorxhias ku grumbulloheshin rreshterët që vinin nga fronti i Luftës. Të nesërmen ndërsa qëndroja në kazermat e asaj baze, erdhi një civil i cili më tha: “Zoti Xhaferri, shërbimi juaj mbaroi. Ju falenderoj për besnikërinë që keni treguar ndaj SHBA-së”. Pastaj ai më pyeti se ku dëshiroja që të qëndroja në SHBA, që të më përgatiste dokumentet. Por unë i thashë se do të shkoja tek dajua im, Qani Lesko që banonte në New York. Pasi mori emrin dhe adresën e tij, ai më dha një adresë në New York ku unë duhet të paraqitesha pas një jave dhe numrin e telefonit të tij, duke më thënë që për çdo problem unë duhet t’i telefonoja. U ndava me të dhe u nisa për në New York tek shtëpia e dajos sim, të cilin nuk e kisha parë që në 1948-ën kur ishim në kampet e Italisë. Pas një jave shkova dhe u paraqita në zyrën që më kishin adresuar ku gjeta një major dhe dy vajza civile. Pasi iu dhashë pasaportën dhe librezën ushtarake, ata më dhanë rrogën prej 5.447 USD që më takonte nga shërbimi ushtarak duke më falenderuar për besnikërinë që kisha treguar ndaj SHBA-së. U përshëndeta me ta dhe u nisa për tek shtëpia e dajos tim ku më prisnin dhe shumë shokë që kishin ardhur për të më takuar.

Xhaferi: Konflikti im i ashpër me Philby në Maltë
Pak kohë pasi ishte kthyer nga misioni i tretë në Shqipëri, Arif Xhaferri pati një konflikt të ashpër me kolonelin, Kim Philby, i cili ishte dhe komandanti i asaj baze. Lidhur me këtë, ai kujtonte: “Pasi përgatitëm me shkrim raportet e zakonshëm nga misioni ynë i tretë në Shqipëri, me urdhërin e Philby i larguan të gjithë shqiptarët nga baza duke i dërguar në Angli. Aty mbetëm vetëm pesë vetë: unë, Turan Aliko, Muharrem Hitaj, Pëllumb Sino dhe Ahmet Kuka. Ne qëndruam edhe tre javë më pas. Një ditë pasi na thirri në zyrë ku ndodheshin dhe dy kolonelë të tjerë anglezë, Philby na tha: “Do t’ju çojmë përsëri me mision në Shqipëri, duke u ndarë në grupe me 2 anglezë dhe 2 shqiptarë”. Unë kundërshtova duke u thënë se as ne dinim mirë anglisht dhe as ata nuk dinin shqip, prandaj ajo gjë nuk mund të bëhej se nuk merreshim dot vesh me njëri tjetrin dhe do vriteshim kot. Philby nguli këmbë duke thënë se ai ishte urdhër dhe nuk diskutohej. Unë i thashë se nuk ishim robër afrikan që të na trajtonin në atë mënyrë, por kishim shkuar aty me dëshirën tonë si vullnetarë. Dhe në kulmin e nervave i shtyva tavolinën duke ia hedhur atë në gjoks. Shokët e mi u trembën dhe thanë: “Ç’na bëre, Arif”?! Pas kësaj dola menjëherë jashtë dhe me një motoçikletë u nisa për në qytet duke ndaluar para një kinemaje. Pas pak aty erdhën dy oficerë dhe më morën duke më thënë se më kërkonte zonja Holldi, sekretarja e zyrës së Intelixhent Servis-it për Maltën. U takova me të dhe i thashë të njëjtat fjalë që i kisha thënë Philby.

Libri “Philby KGB Masterspy” i botuar në Londër në ’88-ën: Si dështuan operacionet e anglo-amerikanëve në Shqipëri?!

Në librin “Philby KGB Masterspy” të autorit Phillip Knighteley, të botuar në anglisht në vitin 1988, jepet e plotë e gjithë veprimtaria agjenturore e Philbit në favor të rusëve. Lidhur me ngjarjet e Shqipërisë në atë libër në mes të tjerash shkruhet: “SIS dhe CIA kanë bashkëpunuar për disa operacione në vitet 1940-‘50 për të penetruar në Bashkimin Sovjetik dhe për të destabilizuar republikat e bllokut sovjetik. Ai më famëkeqi dhe me humbje më të mëdha ishte operacioni në Shqipëri.

Në 1948 qeveritë britanike dhe amerikane kishin sanksionuar idenë e përçarjes së Bllokut Sovjetik, duke shkëputur një vend nga kontrolli i Moskës me synim teorinë e efektit domino. Ideja ishte të infiltroheshin në këtë vënd agjentë të trajnuar për të organizuar një fushatë që mund të çonte në një luftë të ashpër civile. Shumë punë parapërgatitore u bënë për të përzgjedhur vendin dhe më të fund u vendos që Shqipëria, shteti më i dobët dhe më i vogël socialist, mund të ofronte të gjitha munmdësitë për sukses. Regjimi i Enver Hoxhës nuk ishte stabilizuar tërësisht, gjermanët ishin larguar, por Shqipëria kishte probleme me rindërtimin, ndërsa Mbreti Zog ishte në azil në Kajro dhe shumë mbështetes të tij kishin mbetur në vënd. Planet avancuan, Britania siguroi Maltën si bazë për anijet e misionit, amerikanët siguruan fondet dhe armët. Qindra emigrantë u trajnuan në një bazë të Maltës. Në vitin 1973 unë takova një nga oficerët e SIS-it që kishte ndihmuar në trajtnim.

Ai kujton: Ne u vendosëm në një bazë në Korfuz, të quajtur Dhasja. Në dhjetor të vitit 1949 u dërguan 6 të infltruruarit e parë. Dy ditë më parë morëm një sinjal nga grupi sipas të cilit ata kishin vendosur kontakte me mbështetesit e Mbretit. Katër të tjerë u dërguan, por një i infiltruar i pestë u qëllua nga një motobarkë shqiptare. Më pas vetëm heshtje. Ata nuk na informuan deri kur morëm një mesazh nga misioni ushtarak në Athinë i cili kishte të dhëna se të gjithë grupet ishin kapur sapo kishin mbërritur. Një prej agjentëve u kthye, por pati probleme me rojat kufitare greke që mendonin se ai ishte agjent shqiptar që donte të hynte në Greqi dhe që na treguan se donin të informoheshin për operacionet tona. Ne u thirrëm në Londër dhe aty na u tha se kishte nisur një hetim për të zbuluar se kush i kishte dekonspiruar dhe se për atë vit operacioni ishte pezullur. /Memorie.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Histori

75 vjetori i Konferencës së Jaltës/ Rendi i ri i paqes pas Luftës së Dytë Botërore

Publikuar

-

Nga

Kur Gjermania naziste ndodhej para kapitullimit fuqitë e ardhshme fituese të Luftës së Dytë Botërore morën vendime historike në Jaltë para 75 vitesh. Me këtë ata i hapën rrugën organizatës më të rëndësishme globale sot.

Fotoja e mësipërme përshkoi botën para 75 vitesh: Krah për krah janë të ulur kryeministri britanik Winston Churchill, presidenti amerikan, Franklin D. Roosevelt dhe diktatori sovjetik, Josef Stalin. Të zhytur në palltot dimrërore, që duken si mburoja, ata i kanë drejtuar sytë me seriozitet nga kamera. Një skenë, që duhet të demonstronte unitet mes fuqive botërore. Dhe shpresë për paqe të vazhdueshme pas Luftës së Dytë Botërore që ndezi Gjermania naziste. Kjo foto është bërë gjatë zhvillimit të Konferencës së Jaltës, të thirrur nga Bashkimi Sovjetik. Në Pallatin Livadija të qytetit turistik në Krime, në Detin e Zi të ashtuquajturit, “Tre të Mëdhenjtë” negociojnë më 4 shkurt 1945 për fazën e fundit të Luftës së Dytë Botërore. Sepse “perandoria mijëvjeçare e proklamuar nga Hitleri ndodhej para shkatërrimit.

Propozimet për ndarjen e Gjermanisë

Në Perëndim dhe Jug të Europës amerikanët dhe britanikët po përparonin megjithë rezistencën e fortë të Wehrmachtit gjerman. Nga Lindja trupat sovjetike gjatë ofensivës së dimrit ishin duke ardhur deri 100 kilometra larg kryeqytetit gjerman. Më 30 prill Hitleri bëri vetëvrasje në “bunkerin e fyhrerit”. Më 8 maj Gjermania naziste kapitulloi. Nga fundi i luftës llogariteshin përafërsisht 60 milionë të vdekur.

Në Jaltë, ku dikur cari dhe aristokracia ruse kalonin pushimet, duhej që pas bisedimeve të para në Teheran, po me ftesën e Bashkimit Sovjetik, të përcaktoheshin vijat kryesore të rendit të ri të paqes dhe denazistifikimi i Gjermanisë. Të tre krerët kryesorë duhet edhe të përcaktonin bazat e ndarjes së pushtetit të fuqive. Këtu bënte pjesë edhe projekti i organizatës më të rëndësishme globale, Kombeve të Bashkuara.

 FOTO: Konferenca e Jaltës, 1945

Fuqitë fituese shpresojnë për bashkëpunim afatgjatë

Konferenca ndodhet para detyrës së vështirë të pajtojë interesat e ndryshme të fuqive fituese të luftës. Ajo që e bashkon Stalinin komunist me kapitalistët Roosevelt dhe Churchill është armiku i përbashkët: Gjermania. Ende nuk ka shenja, se nga aleatët e koalicionit kundër Stalinit me fillimin e Luftës së Ftohtë në vitin 1947 do të krijohen kundërshtarë. “Churchill dhe Roosevelt kanë komunikuar gjatë gjithë viteve të luftës dhe janë takuar. Me Stalinin ata ishin takuar vetëm njëherë në Teheran në vitin 1943. Ata ishin të mendimit, se bashkëpunimi edhe pas luftës do të zgjaste me vite, në mos me dekada dhe ishin për këtë të gatshëm për kompromise”, thotë historiani i Universitetit të Kölnit, Jost Dülffer në bisedë me DW.

Si Churcilli edhe Roosevelt nuk janë dakord me vendin e konferencës. Presidenti amerikan i sëmurë rëndë duhet të përshkojë 11.000 kilometra rrugë me anije dhe avion. Kurse nga Churchilli janë ruajtur fjalët se “nuk gjendej vend më i keq, se Jalta edhe sikur të kërkoje dhjetë vite.” Kurse për strategun e pushtetit, Stalin është shumë e rëndësishme që takimi zhvillohet në tokën sovjetike, me qëllim që si mikpritës ai t’i ketë frenat në dorë. Ai kujdeset që të instalohen telefona dhe telegrafë. Për të përgjuar delegacionit ai vendos mikrofonë përgjues madje edhe në shkurret para Pallatit Livadija. Për rast emergjence është afër një bunker i sigurtë nga bombat. Kamarierë nga Moska servirin ushqimet më të mira, një kontrast i thellë me vendin që vuante nga uria. Synimi ishte krijimi i një atmosfere të çliruar.

Krerët perëndimorë nuk kanë iluzione

“Nga ana tjetër Roosevelt dhe Churchill e dinin, se me kë kishin të bënin. Që kjo diktaturë brutale sovjetike donte shtrirjen e influencës në Europë. Për këtë ata nuk kishin iluzione”, thotë eksperti i Europës Lindore, Wilfried Loth nga Universiteti Duisburg-Essen. Por plani i Stalinit funksionon. “Atmosfera ishte në përgjithësi e mirë. Herë pas here dikush ngrihej, zemërohej, donte të mos pranonte diçka, por në tërësi bëhej fjalë për kooperimin”, thotë historiani Dülffer. Deri më 11 shkurt 1945 të tre krerët e shteteve skiconin të ardhmen. Rezultatet: Churchilli ia doli të fusë edhe Francën si fuqi tjetër pushtuese në Gjermaninë që po mundej. Roosevelt mori miratimin e Stalinit për futjen e Bashkimit Sovjetik në Kombet e Bashkuara që planifikoheshin dhe futjen në luftë kundër Japonisë. Stalini arriti që territoret, ku trupat e tij ishin në marshim të mbeteshin nën Bashkimin Sovjetik.

LEXO EDHE:  Dëshmia se Enca ka rregulluar me photoshop trupin në fotografinë e fundit (FOTO)

LEXO EDHE:  Gjyqi në SHBA/ Diveroli: Sherri me Trebickën, pse trillova për Shkëlzenin

Gjermania nuk duhej të rrezikonte kurrë më paqen botërore

Përveç kësaj kreu i Kremlinit përfitoi territore në kurriz të Japonisë dhe Kinës si edhe një të drejtë vetojë në Këshillin e ardhshëm të Sigurimit. Vendosjen e kufirit të Polonisë partnerët në negociata e shtyjnë për më vonë pas kapitullimit të Rajhut të Tretë. Në dokumentin përfundimtar të konferencës thuhet: “Vullneti ynë i patundur është që të shkatërrojmë militarizmin gjeman dhe nacionalsocializmin dhe të kujdesemi që Gjermania kurrë më të mos jetë në gjendje të rrezikojë paqen botërore. (…)Qëllimi ynë nuk është të shfarosim popullin gjerman, por vetëm kur të shkatërrohet nacionalsocializmi për gjermanët do të ketë shpresë për një jetë në dinjitet dhe një vend në bashkësinë e popujve.” Sipas historianit, Dülfer, secili arriti diçka. “Çështjet e vështira territoriale Stalini i vendosi për vete. Perspektivën për një kuadër të paqes e fituan fuqitë perëndimore.” Kurse historiani Loth gjykon se “për rezultatin e konferencës që të tre thanë, po është një rezultat i mirë, mbi bazën e të cilit mund të veprohet më tej .”

Pjesëmarrësit e konferencës ishin të mendimit, se pas lufte do të jenë ata që do të marrin vendimet në Europë. Në këtë kuptim Jalta ishte një konferencë që projektoi të ardhmen. “Por në realitet me konferencën e Jaltës nuk ishte fituar asnjë lloj paqeje afatgjatë”, thotë historiani Wilfried Loth. Edhe konferenca pasuese në Potsdam në Berlin më 17 korrik 1945 nuk i sqaroi të gjitha paqartësitë. Terreni për luftën e ftohtë pasuese u përgatit.

FOTO: Rreth 50.000 të dëbuar gjermanë protestojnë kundër vendimeve të Jaltës dhe Potsdamit, gusht 1950.

Konferencë e re e superfuqive për të tashmen

Por cili ishte rezultati më i rëndësishëm i Jaltës? Krahas ujdisë së Bashkimit Sovjetik të bëhej pjesë e Kombeve të Bashkuara, historiani Loth përmendi edhe një dakordim bazë që të mbahet përgjegjësi e përbashkët për të ardhmen e Gjermanisë. Përveç kësaj konferenca e Jaltës në Gadishullin e Krimesë krijoi një vetëdije për rëndësinë dhe nevojën e diplomacisë së nivelit të lartë. “Negociatat për rendin e pasluftës në Jaltë ishin në dorë të shefit, që tregonte, se kur krerët takoheshin ishin në gjendje të gjenin kompromise dhe të krijonin besimin”, thotë Loth. Kjo përvojë ishte udhërrëfyese për krizat e ardhshme. Dhe e kundërta: “Sa herë që mungonte diplomacia e nivelit të lartë ka pasur probleme.” Ashpërsimet gjatë Luftës së Ftohtë mund të shpjegohen edhe me atë se besimi i krijuar u shkri shumë shpejt, pikërisht sepse nuk pati më përpjekje për ta ruajtur atë.”

Sipas historianit Dülffer për shkak të gjendjes së rënduar nga krizat në botë aktualisht do të ishte me rëndësi një Konferencë e re e Jaltës nën një petk të ri. “Një konferencë e re e superfuqive do të kishte kuptim.” Bëhet fjalë për krjimin e një vetëdijeje të përbashkët, “që një rend i paqeje mund të krijohet, e që në Jaltë ishte ende e pranishme. Kjo vetëdije na duhet edhe sot.”/DW

LEXO TE PLOTE

Histori

Letra e zv/drejtorit të Kinostudios/ Filmin ‘Kur zbardhi një ditë’ na e kërkojnë shoqëri perëndimore

Publikuar

-

Nga

Publikohet historia e panjohur e disa prej filmave më të njohur shqiptar të viteve ’60-të -’70-të, si: “Përse bie kjo daulle”, “Prita”, “Kapedani”, “Yjet e netëve të gjata”, “Kur zbardhi një ditë”, “Ndërgjegjja”, etj.. Memorie.al shkruan se ata iu nënshtruan një censure të fortë dhe patën probleme të mëdha si në procesin e realizmit ashtu dhe më pas kur ata u shfaqën edhe pse me shumë sukses në kinematë shqiptare. Raport-informacioni i ish-nëndrejtorit të Kinostudios “Shqipëria e Re”, Niko Koleka në mesin e muajit prill të vitit 1973 për Komitetin Qendror të PPSH-së, ku ai ka marrë në analizë dhe ka nxjerrë “të gjitha kleçkat” e disa prej filmave shqiptarë të realizuar në ato vite, nga: Hysen Hakani, Piro Milkani, Viktor Gjika etj, lidhur me “shkarjet” që ata kishin pasur në veprat e tyre.

Si p.sh., Milkani, që te Kinonovela, “Meçua” e filmit “Kur zbardhi një ditë”, e “vendos partizanin hero, Meçon, të luftojë në kullën e kambanores së një manastiri krejt i vetëm, ku partizani i rrethuar nga zjarri armik ngjitet deri lart për t’u mbrojtur nën kambanën dhe kryqin e manastirit. Dhe pikërisht kërkimi për ta dhënë tërë këtë skenë me një efekt të fuqishëm i bëri autorët të kërkojnë rrezet e diellit që të thyhen mbi kryq e të formojnë një glorje. Si rrjedhim ne pamë, se si ky efekt figurativ na dha një ide krejt mistik. Nga pasoja në pasojë… Mund të duket e pabesueshme por është fakt. Kino-novela “Meçua” është filmi që kërkohet më shumë nga mjaft shoqëri perëndimore të distribucionit të filmave, deri në Tokio.

Kjo preferencë, kundrejt filmave tanë shumë herë më të mirë…”?!
Ashtu si dhe në të gjitha vendet e Evropës Lindore, edhe regjimi komunist në Shqipëri i para viteve ’90-të, u kujdes që të mbështeste dhe t’i jepte një prioritet kryesor institucioneve kulturore dhe artistike të vendit, nëpërmjet tyre dhe mjeteve të komunikimit masiv, si Radio-Televizioni Shqiptar dhe Kinostudio “Shqipëria e Re”, me të cilat përçonte më së miri propagandën zyrtare dhe “vijën politike të Partisë”. Kjo gjë u duk jo vetëm nga pesha e madhe që ato dy institucione mbajtën deri në fundin e viteve ’90-të, (kujtojmë “Kinostudion me 14 filma artistik në vit, apo RTSH-në me një numër të konsiderueshëm emisionesh), në përhapjen e propagandës së atij regjimi, por edhe nga vetë ndërtimet “glorioze” të godinave përkatëse, që edhe pse me modelin e arkitekturës sovjetike dhe kineze që ato u ndërtuan, edhe sot spikasin me madhështinë e tyre.

Nisur edhe nga fakti që shkrimtarët e artistët regjimi komunist në fuqi i konsideronte si “ndihmës të Partisë”, nëpërmjet veprave të tyre, kryesisht atyre letrare dhe kinematografike, tentonte e përçonte më së shumti edhe propagandën e saj. Por si në veprat letrare ashtu dhe në ato kinematografike, pati një “handikap” jo të vogël, pasi shkrimtarët dhe regjisorët që kishin studiuar në vendet e Lindjes Komuniste deri në vitin 1961, nuk mund të shkëputeshin dot në krijimtarinë e tyre, nga fryma me të cilën ishin inspiruar në vendet ku ata kishin studiuar. Si p.sh., në ish-Bashkimin Sovjetik, Poloni, Çekosllavaki, e në ndonjë vend tjetër, ku politikat liberalizuese të Hrushovit apo tendencat për hapjen ndaj Perëndimit që nga mesi i viteve ’50-të e në vijim, kishin dhënë frytet e saj duke pasur një ndikim jo të vogël edhe të studentët shqiptarë që kishin studiuar në ato vende.

Edhe pse Tirana zyrtare ishte përpjekur me të gjitha mundësitë e që t’i “imunizonte” studentët shqiptarë nga “infektimi” prej “ideologjisë së huaj Perëndimore”, nëpërmjet një kontrolli të rreptë të tyre nga njerëzit e Sigurimit të Shtetit që vepronin të kamufluar apo jo, në ambasadat tona jashtë vendit, nuk mundi që t’ja arrinte plotësisht qëllimit. Kështu në mjaft raporte dhe informacione që dërgoheshin nga ambasadat shqiptare në disa prej këtyre vendeve në adresë të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë dhe Komitetit Qëndror të PPSH-së, jepeshin me detaje dhe hollësira gjithçka ndodhte me studentët shqiptarë që ishin në ato vende. Si p.sh., për Pirro Milkanin dhe Mihallaq Luarasin, ku mes të tjerash thuhej se: “Propagandojnë jetën e qejfit që bëhet në vendet Perëndimore”.

Gjë e cila siç thamë më lart, ndikoi edhe në krijimtarinë e tyre, te mjaft shkrimtarë dhe artistë, si p.sh., te Kadareja, Mihallaq Luarasi, Kujtim Spahivogli, Lluk Kaçaj, Stavri Rafaeli, Ksenofon Dilo, Danish Jukniu, Thanas Papa, Fadil Kokomani, Vangjel Lezho, Trifon Xhagjika, Dhimitër Anagnosti, etj., ku disa prej tyre përfunduan burgjeve dhe internimeve të regjimit komunist për vite apo dhe u pushkatuan. Por edhe ata që i shpëtuan këtyre dënimeve, gjatë gjithë krijimtarisë së tyre ishin nën vëzhgimin e rreptë të mekanizmave të censurës që ushtronte ai regjim. Gjë e cila duket edhe tek ky dokument që publikon Memorie.al, i cili është një raport-informacion i vitit 1973 që i drejtohet Komitetit Qendror të PPSh-së nga nëndrejtori i Kinostudios “Shqipëria e re”, të asaj kohe, Niko Koleka, ku ai i bën një analizë tepër të hollësishme mbi punën në atë institucion tepër të rëndësishëm të propagandës së asaj kohe. Në raport-informacionin e tij me temë “Çështje të përmbajtjes në kinematografi”, Koleka merr në analizë të gjithë filmat artistik që kishte prodhuar në ato vite të fundit Kinostudio, (fundi i viteve ’60-të dhe fillimi i viteve ’70-të), duke i bërë një panoramë “zëbrthyese” përmbajtjes së tyre. Ndër filmat që ai merr në analizë, është dhe “Përse bie kjo daulle” që ka si autor kryesorë, dy kineastët e njohur, piktorin Ksenofon Dilo (si skenarist) dhe Pirro Milkanin, si regjisor, film i cili ishte realizuar sipas romanit “Dasma” të shkrimtarit Ismail Kadare. Pas këtij filmi, ai “fshikullon” edhe disa filma të tjerë, si “Montatorja”, “Prita”, “Kapedani”, “Ndërgjegjia”, “Yjet e netëve të gjata”, për të përfunduar te “Kur zbardhi një ditë”, i Milkanit, ku te Kinonovela “Meçua”, regjizori kishte “shkarë”, gjë e cila kishte bërë që ai film të kërkohej nga mjaft shoqëri filmike distribucioni perendimore, madje deri në Tokio! Por për më shumë rreth kësaj dhe filmave të tjerë të asaj kohe të cilët patën mjaft probleme dhe u “fshikulluan” nga nëndrejtori i atij institucioni, Niko Koleka, na njeh ky dokument që po e publikojmë nga dosjet përkatëse në Arkivin Qendror të Shtetit, te fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së.

Raporti i Niko Kolekës për Komitetin Qendror të PPSH-së
Përmbajtja: INFORMACIONE TË MINISTRISË SË ARSIMIT E TË KULTURËS E TË KINOSTUDIOS “SHQIPËRIA E RE” DREJTUAR KOMITETIT QENDROR TË PPSH:
ÇËSHTJE TË PËRMBAJTJES NË KRIJIMTARINË KINEMATOGRAFIKE

Filmat tanë përgjithësisht përshkohen thellësisht nga fryma e partishmërisë dhe militojnë për idetë e partisë, duke pasqyruar dhe interpretuar drejtë përmbysjet e mëdha politike e revolucionare, që pasuan që nga krijimi i Partisë Komuniste Shqiptare, gjatë revolucionit popullor, dhe në tërë vazhdën e revolucionarizimit të mëtejshëm të jetës, për ndërtimin socialist të vendit. Këtu kemi parasysh arritjet më të mira, realizimet e suksesshme që ata i kanë dhënë artit kinematografik. Të tillë mund të numërohen filma si “Debatik”, “Vitet e para”, “Komisari i Dritës”, “Ngadhënjim mbi vdekjen”, “Dueli i heshtur”, “I teti në Bronz”.

Në këto vepra konflikti i ndeshjeve të mëdha, midis nesh dhe armiqve tanë, është paraqitur drejtë dhe ndërtimi dramaturgjik ka shkuar në kërkimin në thellësi të divergjencave jetësore, që rrjedhin nga ideologjia, nga principi i luftës së klasave, duke vendosur drejtë kontradiktat antagoniste dhe duke e bërë luftën e armatosur dhe vigjilencën, rrugëzgjidhjen parimore dhe armë të praktikës revolucionare. Në qendër të ndeshjeve, subjekti dramaturgjik ka vënë masat popullore, apo përfaqësuesit e denjë të tyre, duke i zbuluar dhe duke na i dhënë me botë të pasur shpirtërore idealet e tyre në luftën për çlirim, shpirtin vetëmohues dhe të sakrificës, aspiratat e tyre për një botë të re, si tek heroi – masiv ashtu edhe tek heroi – personazh. Armiqtë, antagonistët i ka dhënë në tërë egërsinë dhe dinakërinë e tyre si bartës të së keqes, të ngarkuar me rrezikshmërinë antipopullore, pa i karikaturizuar, por edhe pa bërë asnjë fetishizëm, të potencialit të tyre ushtarak. Lufta popullore dhe besimi në fitore, është dhënë me motive të fuqishme ideo – emocionale.

Ndoshta edhe për faktin që nuk trashëgoi asgjë nga e kaluara, por themelorja për meritën që u krijua e u zhvillua nën kujdesin e Partisë dhe u frymëzua nga mësimet e pavdekshme dhe vepra e saj madhështore, kinematografia jonë i kristalizoi tiparet e veta në tërësi të pastra e të forta kombëtare. Gjuha e filmit, mjetet shprehëse, e dhanë jetën e masave popullore dhe të heronjve në tabanin e vërtetë shqiptar; kjo duket nga mënyra si mendojnë e veprojnë, nga pasuria e botës së brendshme shpirtërore në karakterin thellësisht popullor, të rrethuara nga ambienti ku përçojnë si luftëtarë të pasur, e ku ndikohen në edukimin me frymën e çdo gjëje të shtrenjtë të traditës së kaluar, e anasjelltas të mohimit të asaj që partia e stigmatizoi si negative qysh gjatë Luftës Nacional-Çlirimtare.

Filmi “Përse bie kjo daulle”, sipas romanit “Dasma” të Ismail Kadaresë, qe i pari që solli shqetësime dhe vërtetoi një shkarje nga tradita e mirë e krijuar në kinematografi. Autorët e filmit, skenaristi Ksenofon Dilo dhe regjisori Pirro Milkani, të nisur nga koncepti për të bërë një transplantim pothuaj tërësor të kompozicionit të romanit, në film, u përpoqën të japin dy botë, botën patriarkale-konservatore, në dekompozim gradual deri në shembje dhe botën e re që konsolidohet në gjirin e klasës punëtore, që merr jetë në qytetin e ri, në aksionet e mëdha, në ndryshimet që sjellin në ndërgjegjen, në botën shpirtërore të njerëzve, mësimet e partisë, (dhe teknika e re që prish zakonet e vjetra).
Përpjekja për t’i dhënë të gjitha këto ide e motive me një konceptim modern e stil modernist, bëri të thellohen në mënyrë tendencioze një varg çështjesh, që zbehnin vërtetësinë jetësore të fshatit, ashtu edhe të lidhjeve të qytetit me të. Këtu, u kalua në një injorim të plotë të aleancës së klasës punëtore me fshatarësinë punonjëse. U nxi jeta e fshatit dhe qëllimi i mirë për të stigmatizuar shfaqjet e mbeturinave të patriarkalizmit e konservatorizmit, kaloi në shtrembërim, duke nënvizuar një egërsi të malësorëve me rievokimin e zakoneve barbare të gjaqeve dhe gjëmës, që i përkisnin të kaluarës, pra jashtë kohës, dhe që realizuesit e jepnin me një koncept të gabuar duke i bërë odë efektive ekzotike. Në vend që të dënoheshin konceptet, zakonet patriarkale, në mënyrë poshtëruese u vu theksi tek njerëzit që i mbartin këto.

LEXO EDHE:  Del dëshmia rrëqethëse/Po luanin, plasi sherri dhe ja si e vranë djalin e vetëm

LEXO EDHE:  Del dëshmia rrëqethëse/Po luanin, plasi sherri dhe ja si e vranë djalin e vetëm

Po kështu një paraqitje tepër të papërcaktuar dha filmi në jetën kolektive të klasës punëtore. Në ndikimin e drejtpërdrejtë të teorizimeve që bëhen këto dy dekadat e fundit në kinematografinë botërore, ku ka një amulli tendencash, rrymash, stilesh, kineastët tanë që kanë një pasion të madh për të krijuar vepra me vlera, për të thënë secili “një fjalë” të re, që të kontribuojë në zhvillimin e artit tonë kinematografik, dhe të nisur gjithmonë nga ky qëllim i lartë, nuk janë të imunizuar nga ky presion i vazhdueshëm që rrezaton tek ata nëpërmjet filmave të shumtë që shohin e literaturën e huaj profesionale që shfrytëzojnë rregullisht. Sot, në kinematografinë e shumë vendeve po zhvillohet me efekt dëmprurës, por e mveshur me parullën demagogjike “në kërkim të më progresives” kinematografia intelektuale apo e moskomunikimit. Në këtë rrymë gjejnë preh si në një skelë të madhe, shumë rryma reaksionare, që nga surealizmi e deri tek ekzistencializmi, për të mos përmendur disa derivate më të diskredituara e të demaskuara edhe në vetë sytë e kritikës perëndimore, me sa duket edhe për paaftësinë e pseudo artistëve që i lançojnë ato, apo disa filma me ideologji revizioniste.

Defektet serioze të filmit “Gjurma” vijnë nga konceptimi intelektual për të bërë një film të tillë pa u preokupuar për domosdoshmërinë që të jetë komunikues i kuptueshëm për masat. (Ai që shfaqet sot në kinematë apo në Televizion nuk është vepra e ndërgjegjshme e autorëve të vet por rezultat i një ndërhyrjeje kolegjiale kritike që i detyroi autorët t’i bëjnë film variantit të parë disa korrigjime shumë të rëndësishme pa të cilat filmi do të ishte i papranueshëm dhe për ne i pashfaqshëm). Të joshur nga ideja për t’iu imponuar opinionit dhe kritikës me një film të madh, ku mendimi duhet kërkuar diku thellë, duhet nënkuptuar, autorët arritën të konceptojnë një subjekt ku të koncentroheshin gati të gjitha ngjarjet e mëdha që i dhanë shtytje të mëtejshme revolucionarizimit të jetës sonë, që nga Letra e Hapur e Partisë e deri në vitin 1969. Megjithëse të nisur nga qëllimi i mirë në film s’kishte se si të mos binin autorët në një shtim të problemeve e fenomeneve edhe jashtë kohës e jashtë vendit.
Klasa punëtore, në ndonjë episod u paraqit me brutalitet duke iu kundërvënë inteligjencës e cila shpesh në film nuk jepej me mendimin e kohës, por jashtë kohës. Në linjën përçuese dramaturgjike, filmi mbarte tendencën të zhvillohej jashtë vendit, pasi nuk mbante parasysh principet etike të mentalitetit dhe të normave dhe i bënte heroit të vrarë, gati një gjyq të tërë në shtëpinë e tij, ku thuheshin edhe lëvdata por më tepër “në këtë prani të vdekjes” që e nënvizonte me cinizëm dialogu, thuheshin kritika të shumta për heroin. Tendenca tjetër: Për të ngritur problemin e paqenë “etër dhe bij” duke krijuar një përfytyrim të shtrembër për brezin që bëri Luftën Nacional- Çlirimtare, të cilin e ngarkonte me një barrë të rëndë të konservatorizmit, deri në padrejtësinë që të mos kuptoj idealet, ligjin themelor të Partisë, që është rritja e vazhdueshme e mirëqenies së masave, por këtë ta identifikojmë me gjoja rrezikun e paevitueshëm që sjell borgjezimin etj. Për të ngarkuar edhe më rëndë idetë e vendosura në film kontribuoi negativisht edhe ndërtimi i tij kompozicional dhe stili eklektik i filmit, ku me episode të ndërtuara në principet e narratives, e ku me digresione brenda digresioneve. Kërkimi i efekteve është një e keqe në filmin tonë artistik. Fenomeni i kërkimit të efekteve më parë gjente shprehje në formulimin figurativ të filmave për shkak të mungesës së një dramaturgjie të shëndoshë.
Një arsye tjetër që çoi në kërkim të efekteve është dhe ajo e prioritetit profesional të kino-operatorëve tanë të cilët, u bënë regjisorë dhe gjer më sot kanë realizuar në mënyrë të pavarur nga 2-3 filma secili si: Dhimitër Anagnosti, Pirro Milkani, Viktor Gjika etj. Përveç konceptimit dramaturgjik të gabuar në mënyrë të ndjeshme kontribuuan në rezultatin e filmave edhe prirjet për efekte të regjisorëve të tyre tek novela “Meçua” e filmit “Kur zbardhi një ditë” e regjisorit Pirro Milkani, tek filmi “Yjet e netëve të gjata” me regjisor Viktor Gjika. Kuptohet qartë se nga kërkimi i efekteve mbi një bazë dramaturgjie shkohet në një harmonizim të plotë e të ndërgjegjshëm ideo-emocional të veprës me të gjithë komponentët.

Në fakt kjo u vërtetua në filmat që përmendëm më sipër. Në novelën “Meçua” duke e vendosur partizanin hero, Meçon të luftojë në kullën e kambanores së një manastiri krejt i vetëm, partizani i rrethuar nga zjarri armik që ngjitet deri lart për t’u mbrojtur nën kambanën dhe kryqin e manastirit. Dhe pikërisht kërkimi për ta dhënë tërë këtë skenë me një efekt të fuqishëm i bëri autorët të kërkojnë rrezet e diellit që të thyhen mbi kryq e të formojnë një glorje. Si rrjedhim ne pamë, se si ky efekt figurativ na dha një ide krejt mistik. Nga pasoja në pasojë… Mund të duket e pabesueshme por është fakt. Kino-novela “Meçua” është filmi që kërkohet më shumë nga mjaft shoqëri perëndimore të distribucionit të filmave, deri në Tokio. Kjo preferencë, kundrejt filmave tanë shumë herë më të mirë?! Kërkimi i efekteve ndër të tjera e çik autorin e skenarit dhe regjisorin Viktor Gjika të shkojë deri në shfaqje të theksuara të natyralizmit në filmin “Yjet e netëve të gjata”.

Sigurisht gabimet e rënda në këtë film nuk rrodhën nga kërkimi i efekteve figurative që çuan tek shkarja në skena natyraliste e deri tek theksimi i tmerreve të luftës. Gabimi këtu është më në thellësi të gjërave, ai qëndron në të konceptuarit shtrembër të problemeve kyçe ideore të dramaturgjisë, tek syzheu i filmit ku deduktohet ideja se nuk është lufta e popullit për çlirim nga Partia që e udhëheq këtë luftë, ajo që i bën njerëzit të ndërgjegjshëm të marrin armët e të dalin me partizanët. Por mund të jetë fare mirë trashëgimi i trimërisë dhe shpirtit luftarak brenda guaskës së një familjeje të një tradite fisnore. Ky është një trajtim i cekët dhe naiv i fenomeneve shoqërore një interpretim i gabuar realitetit objektiv.

Në tërë syzheun e filmit “tipizohet” ndikimi i qëndresës stoike të një nëne ndaj bijve të saj (të Nënë Pashakos), e cila do edhe të hakmerret për djalin e parë që vritet prandaj nis në mal dhe të tjerët e megjithatë jeton larg popullit, larg halleve të fshatit e të luftës që bëjnë bashkëfshatarët e saj. Zhvillimi i filmit artistik tek ne po na provon se dramaturgjia në rastet më të shumta është në duart e regjisorëve pasi ata po shkruajnë shumicën e skenarëve që realizohen. Po edhe në rastet e tjera, roli i tyre si regjisorë e përligj të drejtën e tyre të manipulojnë me skenarët e autorëve të tjerë. Nga kjo ka rrjedhur një mbyllje në një rreth të ngushtë autorësh dhe forcash të mirënjohura të skenaristëve, shkrimtarëve, shumë pak aktivizohen. Ndër filmat tanë artistikë mund të numërojnë disa raste të një manipulimi jo të drejtë të skenarëve të autorëve të tjerë që regjisorët i kanë fryrë syzhetet e tyre, përtej mundësive duke dalë në konceptin skematik si tek filmi “Prita”, “Montatorja” e tek ndonjë tjetër.

Në përpjekjet për të aktivizuar edhe regjisorët e rinj, u është lënë shkas realizimit të filmave si “Kapedani” apo “Odiseja e Tifozëve”, të cilët për dobësitë dramaturgjike dhe të regjizurës shkojnë deri në gjetjen e mjeteve shprehëse jashtë realitetit tonë shoqëror. Këto copëza skenash apo episode që fusin regjisorët e tyre në filmat në emër të hiperbolës komike, janë intimitet të drejtpërdrejte nga filmat e huaj. Megjithëse në skenarin e filmit “Kapedani” kuptohej qartë tendenca për të fshikulluar konservatorin e fshatit, Xha Sulon, i cili merrej si prototip i fanatikut, i njeriut të prapambetur që rinia e vë në lojë pa të drejtë, prapëseprapë skenari u realizua me këtë koncept. “Ç do të mbjellësh do të korrësh”. Në fakt filmi na e dha Xha Sulon patriotin, partizanin, që bëri Luftën Nacional- Çlirimtare dhe që mban dekoratat në gjoks që edhe deri kryetarja e kooperativës në një natë rreziku nga përmbytjet me qesëndi e cakton, roje tek koteci i pulave.

Shkaqet e dobësive në filmat tanë artistikë vijnë kryesisht nga formimi i pamjaftueshëm ideo-estetik që përmendëm dhe më sipër por edhe nga mos-njohja e thellë e jetës së popullit nga mos-zbulimi i kontradiktave të kohës. Filmi “Ndërgjegjja” me skenarist dhe regjisor Hysen Hakanin, që pritej me interes si një film me temë nga jeta e ditëve tona e klasës punëtore, qe një deziluzion. Me të drejtë kritika në shtyp, i vuri në dukje shkaqet e dobësive të këtij filmi nga një dramaturgji që kontradiktat e kohës i jepte me disa episode estradeske ose sepse “kishte” dramë me konceptim formalist dhe skematik. Ndonëse bëhen përpjekje për ta kërkuar temën e klasës punëtore, e cila është një defiçit të madh edhe në dramaturgjinë skenike, deri më sot nuk kemi arritur të japim në filmat tanë artistik, asgjë me vlerë nga jeta e klasës punëtore që i jep tonin gjithë jetës së vendit. Ky është një boshllëk i madh tematik që kineastët tanë duhet ta mbushin sa më parë në të ardhmen.
Niko Koleka
Tiranë më, 16 Prill 1973
(Arkivi Qendror i Shtetit, Ap. Komitetit Qëndror të PPSH-së, (Struktura), Dosja 303, Viti 1973, f. 1-7)
Memorie.al

 

LEXO TE PLOTE

Histori

Fotot e rralla/ Kur Enver Hoxha pozonte në krah të kreut të Ballit Kombëtar dhe të birit dhe si i zhduku më pas

Publikuar

-

Nga

Publikohen fotot e rralla që i përkasin vitit 1936, kur Enver Hoxha ishte pjesëtar i delegacionit të “Djemurisë gjirokastrite” që shkoi në rrethin e Shkodrës për të tërhequr eshtrat e dy patriotëve të shquar, Çerçiz Topulli dhe Muço Qulli. Memorie.al shkruan se këta të fundit u zhvarrosën nga Fusha e Shtojt, u dërguan në Bashkinë e qytetit, për të mbajtur ceremonitë e rastit dhe proçesioni mortor me fjalimet e disa personalitete, si Patër Anton Harapi, Ernest Koliqi, etj.

Një foto e rrallë me cilësi të lartë e bërë nga Marubët e famshëm të Shkodrës, e ruajtur për më shumë se tetë dekada në arkivin personal të Hasan Dostit, juristit që mori Enverin në përbërje të atij delegacioni dhe i dha të lexonte fjalimin e tij nga ballkoni i godinës së Bashkisë së Shkodrës.

Si ka pozuar Enver Hoxha në atë foto përkrah Hasan Dostit, të birit të tij të vogël, Tomorit 6 vjeçar, si dhe gjithë personaliteteve të asaj kohe që ishin në përbërje të atij delegacioni, si; Javer Bej Hurshiti, Zenel Prodani, Daut Çarçani, Thoma Papapano, Beso Gega, Gjush Sheldija, Nazmi Lumani, etj.

Ata vite më vonë do t’i fshinte të gjithë nga ajo foto dhe historia, duke i retushuar dhe duke lënë vetëm pak, prej tyre, si të birin 6-vjeçar të Hasan Dostit, Tomorrin, tashmë në moshën 90-vjeçare, i cili pas 84 vitesh bën publike dëshminë e tij të rrallë, se Enver Hoxha lexoi fjalimin e të atit, Hasanit. Ai disa vjet më pas do të mbante postin e ministrit të Drejtësisë në qeverinë e Mustafa Krujës, dhe si eksponent i lartë i organizatës nacionaliste Balli Kombëtar, në Konferencën e Mukjes do të zgjidhej Kryetar i Komitetit për Mbrojtjen Kombëtare, dhe në vitin 1944, do të largohej nga Shqipëria, për t’i shpëtuar hakmarrjes së Enver Hoxhës, bashkëshorten e të cilit, Nexhmije Xhunglinin, e kishte mbajtur për afro shtatë vite në shtëpinë e tij në Tiranë, si shoqe klase me të bijën, Shanon, në Institutin Femnor, “Nana Mbretneshë” dhe ku si “shpërblim”, ai dhe Nexhmija, ia burgosi dhe internoi për 47 vite, të shtatë fëmijët (katër djem e tre vajza), të cilëve gjermanët iu kishin vrarë nënën dhe xhaxhanë, më 16 nëntor të vitit 1944./Memorie.al

LEXO TE PLOTE