Connect with Us

 “Ky është kulmi i fshehjes së përgjegjësisë”/ Ish-ministri i nxjerr “bojën” Ramës

Politikë

 “Ky është kulmi i fshehjes së përgjegjësisë”/ Ish-ministri i nxjerr “bojën” Ramës

Publikuar

-

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani e cilëson shpikjen e anti-KÇK dhe OFL si kulmin e fshehjes së përgjegjësisë nga ana e kryeministrit.

Sipas Manjanit, Rama merret me punët e të tjerëve dhe jo me punën e tij, për të cilën paguhet.

Po ashtu ai ironizon Ramën, ndërsa shkruan se ai i cili nuk dorëzon kryebashkiakët e kapur në flagrancë në shkelje të ligjit, pretendon se po lufton krimin.

“Ky (Kryeministri) që akoma nuk ka shkarkuar kryetarët e bashkive Bulqizë, Librazhd etj, të kapur në flagrancë në shkelje të ligjit, po lufton krimin e organizuar.

Kaq detyrë ka! Ti shkarkojë e tja lërë në dorë drejtësisë. Në daç të vërë syze në daç vetrata në sy, duhet thjesht t’i shkarkojë që të ngjallë sadopak besim.

Por nuk e bën.

LEXO EDHE:  Kryemadhi: Rama nuk do ta kandidojë Veliajn

Veç me punën e vet për të cilën mori vota e ende merr rrogën nuk merret. Merret me punët e gjithë të tjerëve. S’le gjë pa thënë për punët e tjerëve, por të vetat nuk ndihet.

Shpikja e KÇK dhe OFeLi është kulmi i fshehjes së përgjegjësisë së vet për punët që nuk bën ose i bën keq.

Në pastë njeri që e ha, ti bëjë mirë!”-shkruan Manjani në postimin e tij./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Z

    8 Shkurt, 2020 at 11:37 am

    Nuk e dija qe K/ministri qenka i lyer me boje dhe manjani eshte bere car-washer!

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Jozefina Topalli hap arkivat/ Publikon foton kur ka qenë vajzë e re

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli që prej kohës kur Basha e hoqi nga listat e PD-së, nuk është angazhuar më në politikë.

Ndonëse nuk mban më asnjë post, kritikat dhe opinionet nuk i ka kursyer asnjëherë. Por krahas jetës së saj dhe karrierës politike, ajo që tërheq shumë vëmendjen e publikut është dhe jeta private, të cilën kryeparlamentarja mundohet ta mbajë larg mediave.

Së fundmi, Jozefina Topalli është bërë nostalgjikë dhe ka publikuar një foto të sajën, kur ka qenë vajzë e re.

LEXO EDHE:  Rama, së shpejti i pandehur i drejtësisë

LEXO EDHE:  Arben Ristani : Kryeministri, i paaftë për të qeverisur

Ia vlen të themi se Jozefina ka mbetur po e njëjta vajzë simpatike dhe koha nuk e ka ndryshuar aspak./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Komisioni i Venecias nesër në Tiranë/ Zbardhet axhenda

Publikuar

-

Nga

Këtë të hënë, një delegacion i Komisionit të Venecias pritet të mbërrijë në Tiranë ku do zhvillojë një vizitë 3 ditore.

Vizita është në kuadër të dhënies së opinionit për dy projektligjet, njeri për Autoritetin e Mediave Audio Vizuale, (AMA) dhe tjetri për Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare, (AKEP).
Në program është parashikuar që delegacioni të pritet në një takim nga Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla dhe një përfaqësi e grupit, ditën e hënë, më datë 10 shkurt 2020, në orarin 10:05-10:45, tek salla e Komisionit të Ligjeve, kryesia e Kuvendit.

Burime për mediat bëjnë me dije se me presidentin Ilir Meta, delegacioni do të takohet ditën e martë në ambientet e Presidencës, e më pas me kryetaren në detyrë të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, kreun e AKEP-it dhe me avokaten e Popullit Erinda Ballanca./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dalin pamje nga aksioni i policisë/ Ndalohen mbi 140 makina luksoze, shoqërohen 170 persona

Publikuar

-

Nga

Policia jep detaje lidhur me operacionet që po zhvillohen që prej 4 ditësh, ku janë ndaluar rreth 100 makina luksoze.

Blutë bëjnë me dije se ky operacion ku janë angazhuar edhe FNSH-ja,  Policia Kriminale, Shqiponjat, Shigjetat, Patrulla e Përgjithshme dhe Policia Rrugore, po bëhet për kapjen e personave me precedentë penalë.

Raportohet se në përbërje të grupeve të kontrollit ka dhe specialistë të krimit ekonomik, trafiqeve të paligjshme, të antidrogës, të cilët kryejnë kontrolle dhe verifikime të automjeteve, mallrave dhe personave të dyshuar.

Konkretisht, kontrollet janë përqendruar kryesisht mbi automjete luksoze, që dyshohet se mund të jenë të trafikuara apo me ndërhyrje në shasi, si dhe mbi persona me precedent kriminal, që mund të tentojnë të kryejnë veprimtari kriminale në drejtim të trafikimit të automjeteve, lëndëve narkotike, kontrabandës me mallra  apo që qarkullojnë me armë zjarri.

LEXO EDHE:  Alarmi për tërmet/ Rama merr vendimin e papritur, mesazh të fortë mediave

LEXO EDHE:  Qytetarët ironizojnë Ramën/ Rrofsh sa malet shoku Enver

Policia deklaron se deri më tani janë kontrolluar mbi 140 automjete luksoze, një pjesë e të cilave janë në proces verifikimi. Gjithashtu mësohet se janë shoqëruar dhe verifikuar në ambientet e Policisë mbi 170 persona.

Ndërkohë, autoritetet paralajmërojnë se do të vijojnë kontrollet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE