LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kosovë/ Një pacient dyshohet se është prekur nga koronavirusi

8 Shkurt 2020, 20:09, Sociale CNA
Kosovë/ Një pacient dyshohet se është prekur nga

Në Kosovë, dyshohet se një person është prekur nga koronavirusi.

Pacienti i dyshuar po mbahet në Klinikën Infektive brenda QKUK-së.

Mësohet se QKUK së shpejti do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme rreth këtij rasti.

Numri i viktimave në Kinë nga shpërthimi i koronavirusit është rritur në 723, njoftoi Komisioni Kombëtar Shëndetësor i vendit (NHC).

Autoritetet njoftuan se deri më tani janë konfirmuar 34 546 raste, ndërsa 86 persona kanë vdekur dhe më shumë se 3000 raste të reja janë zbuluar gjatë 24-orëve të fundit.

Numri i personave nën vëzhgim mjekësor është rritur në 185 555, ndërsa numri i atyre që dyshohet se janë të infektuar është 27 657.

Përveç se në Kinë, virusi është përhapur në më shumë se 20 vende, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.

Lajmet e fundit nga