Connect with Us

“KÇK nismë anti-kushtetuese”/ Braimllari akuza Ramës

Politikë

“KÇK nismë anti-kushtetuese”/ Braimllari akuza Ramës

Publikuar

-

Ish-deputeti i LSI-së Endrit Braimllari ka ngritur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për paketën Anti-KÇK.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, Braimllari e cilëson këtë paketë si një nismë antikushtetuese që po bëhet për të tërhequr vëmendjen nga problemet me të cilat po përballet vendi.

Sipas tij, krimi i organizuar nuk luftohet me propagandë, por luftohet me strategji dhe vullnet të qeverisë.

Ish-deputeti pretendon se në këto 7 vite kryeministri dhe qeveria e tij ka fuqizuar krimin e organizuar duke e mbështetur dhe duke i përdorur në fushatë për interesin e tij, duke përmendur këtu përgjimet zyrtare të dosjeve 184 dhe 339.

LEXO EDHE:  Qeveria lufton krimin me marrëveshje

“Përpjekjet e Edi Ramës për të kapur Gjykatën Kushtetuese janë të qarta sepse ai kërkon të ligjërojë paligjshmërinë e tij dhe të qeverisë së tij. Kalimi në Parlament i një ligji i cili kërkon të marrë një kompetencë kushtetuese të institucionit të Presidentit të Republikës mbi betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese tregon qartë që Edi Rama dhe deputetët e tij ilegjitim janë tanimë një grup i strukturuar kriminal që duan të shkatërrojnë reformën në drejtësi duke kapur çdo institucion në këtë vend edhe duke ligjëruar paligjshmërinë etj”, deklaron Braimllari./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dalin pamje nga aksioni i policisë/ Ndalohen mbi 140 makina luksoze, shoqërohen 170 persona

Publikuar

-

Nga

Policia jep detaje lidhur me operacionet që po zhvillohen që prej 4 ditësh, ku janë ndaluar rreth 100 makina luksoze.

Blutë bëjnë me dije se ky operacion ku janë angazhuar edhe FNSH-ja,  Policia Kriminale, Shqiponjat, Shigjetat, Patrulla e Përgjithshme dhe Policia Rrugore, po bëhet për kapjen e personave me precedentë penalë.

Raportohet se në përbërje të grupeve të kontrollit ka dhe specialistë të krimit ekonomik, trafiqeve të paligjshme, të antidrogës, të cilët kryejnë kontrolle dhe verifikime të automjeteve, mallrave dhe personave të dyshuar.

Konkretisht, kontrollet janë përqendruar kryesisht mbi automjete luksoze, që dyshohet se mund të jenë të trafikuara apo me ndërhyrje në shasi, si dhe mbi persona me precedent kriminal, që mund të tentojnë të kryejnë veprimtari kriminale në drejtim të trafikimit të automjeteve, lëndëve narkotike, kontrabandës me mallra  apo që qarkullojnë me armë zjarri.

LEXO EDHE:  Peka: Rama dhe Hahn harruan kapjen e medias

LEXO EDHE:  “Bomba” e Ivanov kundër Ramës/Letër ndërkombëtarëve: Rrezikon sovranitetin!

Policia deklaron se deri më tani janë kontrolluar mbi 140 automjete luksoze, një pjesë e të cilave janë në proces verifikimi. Gjithashtu mësohet se janë shoqëruar dhe verifikuar në ambientet e Policisë mbi 170 persona.

Ndërkohë, autoritetet paralajmërojnë se do të vijojnë kontrollet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto – Zbulohet lidhja e Tahirit me Manastirliun dhe Elva Margaritin/ Festa që mblodhi ministra e ish-ministra

Publikuar

-

Nga

Maturantët e vitit 1998 të gjimnazit “Sami Frashëri” janë mbledhur dy ditë më parë për të festuar dhe kujtuar kohët e vjetra.

22 vite pas përfundimit të shkollës, ata kanë zhvilluar një festë të madhe. Disa pamje nga kjo festë na i ka servirur këngëtarja Julka Gramo, e cila ka ndarë disa nga momentet e bukura që kanë kaluar.

Në foto bien në sy dy ministre të kabinetit të qeverisë Rama, konkretisht ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministrja e Kulturës Elva Margariti.

Një tjetër person që ka qenë pjesë e kabinetit të Ramës dhe që është pjesë e maturës ’98 është ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Ata shihen duke shijuar në maksimum kohën që po kalojnë pranë njëri-tjetrit.

LEXO EDHE:  “Talentet” e PS-së çudisin Italinë/Ja piktori i radhës pas Ramës

LEXO EDHE:  Qeveria lufton krimin me marrëveshje

“Matura ‘98 në flakë. Festo ose shko në shtëpi. Kujtime të bukura”, shkruan Julka krahas fotove./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta i përmalluar/ Publikon foton me Arvizun nga SHBA

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta prej disa ditësh ndodhet në SHBA për një vizitë zyrtare.

Së fundmi, Meta ka publikuar një foto me ish ambasadorin amerikanë në Shqipëri, Aleksandër Arvizu.
Meta thotë se ai mbetet një promovues i palodhur i miqësisë shqiptaro-amerikane.

“Në fund të kësaj vizite, një çmallje me Ambasadorin Arvizu. Ai mbetet gjithmonë një promovues i palodhur i miqësisë shqiptaro-amerikane”, shkruan Meta bashkëngjitur fotos me Arvizun./CNA.al

LEXO TE PLOTE