Connect with Us

Kancelarja Merkel fton Albin Kurtin në Berlin

Kosova & Rajoni

Kancelarja Merkel fton Albin Kurtin në Berlin

Publikuar

-

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka uruar kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti për detyrën e re dhe e fton atë në Berlin. Merkel thekson mbështetjen e mëtejshme të Gjermanisë për Kosovën.

Kancelarja Merkel e uron së pari përzemërsisht kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti për detyrën e re. Kështu shkruhet në një njoftim për shtyp të qeverisë gjermane të publikuar të shtunën (08.02). Më tej në urimin e saj, Merkel thekson, se “para jush dhe qeverisë tuaj ndodhen detyra të vështira”.

Kancelarja gjermane përmend ngritjen e forcimin e shtetit ligjor në Kosovë, luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar, përmirësimin e gjendjes ekonomike si “hapa qendrore për forcimin e perspektivës europiane të Kosovës.” Por ajo thekson veçanërisht “dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë” si detyrat e rëndësishme të qeverisë së re.

Kosovo l Albin Kurti wird neuer Ministerpräsident (Reuters/L. Hasani)

Në urimin për zotin Kurti, kancelarja gjermane thekson edhe njëherë mbështetjen e Gjermanisë në këtë rrugëtim të Kosovës drejt Bashkimit Europian. “Qeveria gjermane do të vazhdojë edhe më tej t’iu mbështesë në këtë rrugë.”

LEXO EDHE:  “Ngërçi” politik në Kosovë/ Meta apel Kurtit e Mustafës: Të vendosin sa më parë për krijimin e institucioneve qeverisëse

“Gëzohem t’iu pres në Berlin dhe iu uroj fat e suksese në realizimin e detyrave para jush”, e përfundon Merkel urimin e saj për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Lajm i mirë nga Kosova/ Rezultatet e analizave të të dyshuarës për koronavirus dalin negative

Publikuar

-

Nga

Një grua në Kosovë u shtrua në spital pas dyshimeve se mund të ishe prekur nga koronavirusi.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike Naser Ramadani, jep lajmin e mirë se gruaja me origjine britanike nuk është e prekur nga ky virus pasi rezultati i analizave doli negativ.

Bëhet fjalë për një shtetase të huaj e cila punon në Kosovë dhe e cila ka qenë në një qendër skijimi ku kanë qenë edhe pesë persona të tjerë.

Përveç se në Kinë, virusi është përhapur në më shumë se 20 vende, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.

LEXO EDHE:  Merkel dhe Hollande për një politikë të përbashkët azilimi

LEXO EDHE:  Ende Evropa nuk e lë Greqinë të bjerë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur epideminë emergjencë ndërkombëtare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova dhe Serbia drejt një marëveshjeje?/ Paralajmërimi i Thaçit

Publikuar

-

Nga

Kosova dhe Serbia duket se janë duke shkuar drejt një marëveshjeje për njohjen reciproke dhe këtë e ka paralajmëruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një postim në rjetet sociale, Thaçi falenderon presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të cilit i thotë se falë mbështetjes së tij dhe të të dërguarit Richard Grenell, do arrihet marëveshje.

“Faleminderit President Donald Trump për vëmendjen që ia keni kushtuar Kosovës dhe luftës sonë të përbashkët për të çimentuar paqen në Ballkan. Nën udhëheqjen tuaj dhe punës së shkëlqyer të Richard Grenellit, ne do të arrijmë marrëveshje përfundimtare për njohjen e ndërsjellë ashtu siç përshkruhet qartë në letrën tuaj që më dërguat mua vitin e kaluar”, shkruan Kreu i Shtetit të Kosovës.

LEXO EDHE:  Gazetarja flet hapur/ Ata që më kërkojnë punë e duan rrogën më të madhe se e imja

LEXO EDHE:  Merkel dhe Hollande për një politikë të përbashkët azilimi

Ndërkohë kujtojmë se Trumpi i shkruante Thaçit me anë të një letre se ky “është moment unik, për të përfituar në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Ndodhej në Maqedoninë e Veriut/ Shqiptari humb jetën në hotel

Publikuar

-

Nga

Një shqipar i Kosovës ka humbur jetën në korridorin e një hoteli në Mavrovë, në Maqedoninë e Veriut.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 11:30 nga Qendra Urgjente e Gostivarit është denoncuar në SPB Tetovë se tek ata është dorëzuar i vdekur N. O. (69) nga Republika e Kosovës.

Pas denoncimit, policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe pas bisedimeve të kryera me të afërmit e të ndjerit është vërtetuar se ai ka mbetur pa shenja jete në korridorin e një hoteli në Mavrovë, pasi fillimisht i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.

LEXO EDHE:  Ndryshimi i kufijve/ Merkel del kundër Thaçit dhe Vuiçiç-it

LEXO EDHE:  Gazetarja flet hapur/ Ata që më kërkojnë punë e duan rrogën më të madhe se e imja

Prokurori Publik ka kryer inspektime në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorisë, trupi pa shenja jete është dorëzuar për obduksion, raporton TV21.

LEXO TE PLOTE