Connect with Us

Integrimi në BE/ Mediu organizon takim me përfaqësuesit e Europës Juglindore

Politikë

Integrimi në BE/ Mediu organizon takim me përfaqësuesit e Europës Juglindore

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka organizuar sot një takim me përfaqësuesit e Europës Juglindore, së bashku me Kongresmenin Robert Aderholt.

Mësohet se presidenti Ilir Meta, ministri për Diasporën Pandeli Majko dhe deputeti i PS Damian Gjiknuri ishin tre përfaqësuesit e Shqipërisë në këtë takim.

Gjithashtu në takim morën pjesë i dërguari special i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer, i ngarkuari i Sekretarit Mike Pompeo për lirinë fetare Sam Brownback, përfaqësues të Bundestagut Gjerman dhe përfaqësues nga të gjithë vendet e Europës Juglindore.

LEXO EDHE:  Rama dhe Basha u takuan në Paris/ I uli Sorosi

Palmer tha se është i nevojshëm bashkëpunimi politik për integrimin në BE, ndërsa me rëndësi u cilësua komunikimi dhe mirëkuptimi ndërmjet palëve politike./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dalin pamje nga aksioni i policisë/ Ndalohen mbi 140 makina luksoze, shoqërohen 170 persona

Publikuar

-

Nga

Policia jep detaje lidhur me operacionet që po zhvillohen që prej 4 ditësh, ku janë ndaluar rreth 100 makina luksoze.

Blutë bëjnë me dije se ky operacion ku janë angazhuar edhe FNSH-ja,  Policia Kriminale, Shqiponjat, Shigjetat, Patrulla e Përgjithshme dhe Policia Rrugore, po bëhet për kapjen e personave me precedentë penalë.

Raportohet se në përbërje të grupeve të kontrollit ka dhe specialistë të krimit ekonomik, trafiqeve të paligjshme, të antidrogës, të cilët kryejnë kontrolle dhe verifikime të automjeteve, mallrave dhe personave të dyshuar.

Konkretisht, kontrollet janë përqendruar kryesisht mbi automjete luksoze, që dyshohet se mund të jenë të trafikuara apo me ndërhyrje në shasi, si dhe mbi persona me precedent kriminal, që mund të tentojnë të kryejnë veprimtari kriminale në drejtim të trafikimit të automjeteve, lëndëve narkotike, kontrabandës me mallra  apo që qarkullojnë me armë zjarri.

LEXO EDHE:  Kryetari i PD-së Basha takon fermerët në Berat

LEXO EDHE:  Integrimi i Shqipërisë në BE/ Meta takim me Komisionerin për Zgjerim

Policia deklaron se deri më tani janë kontrolluar mbi 140 automjete luksoze, një pjesë e të cilave janë në proces verifikimi. Gjithashtu mësohet se janë shoqëruar dhe verifikuar në ambientet e Policisë mbi 170 persona.

Ndërkohë, autoritetet paralajmërojnë se do të vijojnë kontrollet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto – Zbulohet lidhja e Tahirit me Manastirliun dhe Elva Margaritin/ Festa që mblodhi ministra e ish-ministra

Publikuar

-

Nga

Maturantët e vitit 1998 të gjimnazit “Sami Frashëri” janë mbledhur dy ditë më parë për të festuar dhe kujtuar kohët e vjetra.

22 vite pas përfundimit të shkollës, ata kanë zhvilluar një festë të madhe. Disa pamje nga kjo festë na i ka servirur këngëtarja Julka Gramo, e cila ka ndarë disa nga momentet e bukura që kanë kaluar.

Në foto bien në sy dy ministre të kabinetit të qeverisë Rama, konkretisht ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministrja e Kulturës Elva Margariti.

Një tjetër person që ka qenë pjesë e kabinetit të Ramës dhe që është pjesë e maturës ’98 është ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Ata shihen duke shijuar në maksimum kohën që po kalojnë pranë njëri-tjetrit.

LEXO EDHE:  Rama takim kokë më kokë me Metën/Çfarë do ndodhë me koalicionin?

LEXO EDHE:  Rama dhe Basha u takuan në Paris/ I uli Sorosi

“Matura ‘98 në flakë. Festo ose shko në shtëpi. Kujtime të bukura”, shkruan Julka krahas fotove./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta i përmalluar/ Publikon foton me Arvizun nga SHBA

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta prej disa ditësh ndodhet në SHBA për një vizitë zyrtare.

Së fundmi, Meta ka publikuar një foto me ish ambasadorin amerikanë në Shqipëri, Aleksandër Arvizu.
Meta thotë se ai mbetet një promovues i palodhur i miqësisë shqiptaro-amerikane.

“Në fund të kësaj vizite, një çmallje me Ambasadorin Arvizu. Ai mbetet gjithmonë një promovues i palodhur i miqësisë shqiptaro-amerikane”, shkruan Meta bashkëngjitur fotos me Arvizun./CNA.al

LEXO TE PLOTE