Kronika
Grabitet pika e dhënies së kredive në Durrës/ Roja lajmëron policinë pas 40 minutash

Një pikë dhëniesh kredie në lagjen numër 12 të qytetit të Durrësit, ka rënë pre e një grabitje gjatë ditës së sotme.
Mësohet se një person i maskuar ka marrë shumën prej 1 milion lekësh.
Nga informacionet paraprake, raportohet se punonjësi i kësaj pike i ka lajmëruar autoritetet vetëm 40 minuta pasi kishte ndodhur ngjarja.
Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e kësaj grabitjeje.
Gjithashtu raportohet se do të sekuestrohen edhe kamerat e sigurisë të zonës përreth për identifikimin dhe vënien në pranga të autorit./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Zbardhen detajet e para/ Kush është i riu që u ekzekutua me kallashnikov në mes të Durrësit
Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen që tronditi mbrëmjen e sotme qytetin e Durrësit. Burime nga policia kanë bërë të ditur se...

Tronditet Durrësi, vritet me armë i riu në mes të qytetit
Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Një i ri është i ri është qëlluar me armë, duke ndërruar jetë në spital. Durrës/Informacion...