Connect with Us

Foto-Veliaj nuk njeh kufi/ Zbulohet mashtrimi i radhës i kryebashkiakut

Politikë

Foto-Veliaj nuk njeh kufi/ Zbulohet mashtrimi i radhës i kryebashkiakut

Publikuar

-

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ditën e sotme, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, deklaronte se bashkia e Tiranës do t’i dhurojë një shportë me nevojat bazë, çdo bebi të lindur në kryeqytet.

‘Bashkia e Tiranës do t’i dhurojë çdo bebushi të lindur në Tiranë një shportë me nevojat bazë për muajt e parë dhe një libër prindërimi për çdo familje të re!”-shkruhet në postimin e Veliajt, ndërsa bashkangjitur publikon edhe një foto me një shportë me produktet që pretendon se do i dhurojë.

Por, pas këtij postimi të kryebashkiakut, ka ardhur reagimi i “Brryli Broadway”, i cili nëpërmjet një postimi në faqen e tyre në rrjetet sociale, i “ç’jerr maskën” Veliajt.

Në faqen e “Brryli Broadway”, publikohet fotoja që ka përdorur kryebashkiaku Veliaj, si dhe një foto tjetër, e marrë nga një faqe që shet produkte online Amazon.com.

LEXO EDHE:  Deputeti kosovar “kryqëzon” Veliajn/ Mashtrove me lejen e ndërtimit

Sikurse shikohet në foto më poshtë, fotoja e publikuar nga Veliaj, është e njëjta që gjendet edhe në Amazon.com.

“Brryli Broadway” shkruan se “As edhe nje shportë nuk e kanë te tyren, po do ta huazojne diku tjeter! Foton nuk ka as te drejte ta perdorin sepse mbrohet nga te drejtat e autorit, po kto kan ndermend vetem tu hedhin hirin syve çdo deleje qe i ndjek.”/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dalin pamje nga aksioni i policisë/ Ndalohen mbi 140 makina luksoze, shoqërohen 170 persona

Publikuar

-

Nga

Policia jep detaje lidhur me operacionet që po zhvillohen që prej 4 ditësh, ku janë ndaluar rreth 100 makina luksoze.

Blutë bëjnë me dije se ky operacion ku janë angazhuar edhe FNSH-ja,  Policia Kriminale, Shqiponjat, Shigjetat, Patrulla e Përgjithshme dhe Policia Rrugore, po bëhet për kapjen e personave me precedentë penalë.

Raportohet se në përbërje të grupeve të kontrollit ka dhe specialistë të krimit ekonomik, trafiqeve të paligjshme, të antidrogës, të cilët kryejnë kontrolle dhe verifikime të automjeteve, mallrave dhe personave të dyshuar.

Konkretisht, kontrollet janë përqendruar kryesisht mbi automjete luksoze, që dyshohet se mund të jenë të trafikuara apo me ndërhyrje në shasi, si dhe mbi persona me precedent kriminal, që mund të tentojnë të kryejnë veprimtari kriminale në drejtim të trafikimit të automjeteve, lëndëve narkotike, kontrabandës me mallra  apo që qarkullojnë me armë zjarri.

LEXO EDHE:  Prezantohet Masterplani për Parkun e Liqenit/ Peleshi: Heqim Gardën, zgjerojmë parkun

LEXO EDHE:  Foto-Fasada e Lali Erit/ Miliona euro investime të dështuara, si po rrezikon jetën e fëmijëve

Policia deklaron se deri më tani janë kontrolluar mbi 140 automjete luksoze, një pjesë e të cilave janë në proces verifikimi. Gjithashtu mësohet se janë shoqëruar dhe verifikuar në ambientet e Policisë mbi 170 persona.

Ndërkohë, autoritetet paralajmërojnë se do të vijojnë kontrollet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto – Zbulohet lidhja e Tahirit me Manastirliun dhe Elva Margaritin/ Festa që mblodhi ministra e ish-ministra

Publikuar

-

Nga

Maturantët e vitit 1998 të gjimnazit “Sami Frashëri” janë mbledhur dy ditë më parë për të festuar dhe kujtuar kohët e vjetra.

22 vite pas përfundimit të shkollës, ata kanë zhvilluar një festë të madhe. Disa pamje nga kjo festë na i ka servirur këngëtarja Julka Gramo, e cila ka ndarë disa nga momentet e bukura që kanë kaluar.

Në foto bien në sy dy ministre të kabinetit të qeverisë Rama, konkretisht ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministrja e Kulturës Elva Margariti.

Një tjetër person që ka qenë pjesë e kabinetit të Ramës dhe që është pjesë e maturës ’98 është ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Ata shihen duke shijuar në maksimum kohën që po kalojnë pranë njëri-tjetrit.

LEXO EDHE:  Veliajt i del sërish bllof propaganda/ Ja nga çfarë u rrezikohet jeta çdo ditë qyetarëve

LEXO EDHE:  Veliajt i del sërish bllof propaganda/ Ja nga çfarë u rrezikohet jeta çdo ditë qyetarëve

“Matura ‘98 në flakë. Festo ose shko në shtëpi. Kujtime të bukura”, shkruan Julka krahas fotove./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta i përmalluar/ Publikon foton me Arvizun nga SHBA

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta prej disa ditësh ndodhet në SHBA për një vizitë zyrtare.

Së fundmi, Meta ka publikuar një foto me ish ambasadorin amerikanë në Shqipëri, Aleksandër Arvizu.
Meta thotë se ai mbetet një promovues i palodhur i miqësisë shqiptaro-amerikane.

“Në fund të kësaj vizite, një çmallje me Ambasadorin Arvizu. Ai mbetet gjithmonë një promovues i palodhur i miqësisë shqiptaro-amerikane”, shkruan Meta bashkëngjitur fotos me Arvizun./CNA.al

LEXO TE PLOTE