Connect with Us

“Është nëna e krimit!”/ Berisha “ia numëron një për një” Ramës

Politikë

“Është nëna e krimit!”/ Berisha “ia numëron një për një” Ramës

Publikuar

-

Ish kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar në emisionin “Kjo Jave” në News 24, teksa ka folur për paktën Anti-KÇK.

Berisha u shpreh se Edi Rama me KÇK-në e ka nxjerrë plotësisht këtë fushatë jashtë procesit dhe standardeve ligjore, dhe pasojat do të jenë shumë të rënda për taksa paguesit shqiptarë.

“Edi Rama me KÇK-në e ka nxjerrë plotësisht këtë fushatë jashtë procesit dhe standardeve ligjore, dhe pasojat do të jenë shumë të rënda për taksa paguesit shqiptarë. Pasojat do të jenë minimumi, qindra milion euro dëmshpërblim për aktet absurde dhe ligjore që po bën dhe do bëjë në një shoë TV, që ka veshur një grup njerëzish me syze, dhe mendon se me këtë do mashtrojë shqiptarët.

Po të bëj një pyetje unë, kush e liroi Lul Berishën? Lul Berishën e liroi vetë Edi Rama. Ne e kishim dënuar përjetë. Po pse Edi Rama? Sepse Vangjush Dako ishte dorëzani kryesor i tij dhe i dha një tender nga më të lakmuarit de facto i dha portin në Dorë. Po kush i hoqi dënimet Dritan Dajtit? Shqiptarët duhet ta dinë mirë se njeriu më i lidhur në Shqipëri me Edi Ramën, është Dritan Dajti. Kush ia hoqi 4 dënime me vdekje, ka vrarë 4 oficerë policie, 4 martirë, dhe e vutë re përmendi gjë Rama kur Dajtit i zbriti dënimi, përmendi gjë KÇK? Kur foli, atëherë kur komisionerja ia përplasi në fytyrë sepse u lirua Indrit Dokle. A e dini ju kush e liroi Indrit Doklen? Në aparencë dhe me akt kriminal e liroi gjykatësja Hoxha, por në të vërtetë në thelb, e liroi Edi Rama,po pse e liroi Edi Rama, sepse gjykatësja mori vërtetimin në të cilin mashtrohej e thuhej se Indrit Dokle ka kryer 25 vite dënim, ndërkohë kishte kryer gjithsej 14 vite burg.

Dhe e fundit cili nga këta zyrtarë që firmosi aktin e falsifikimit të dënimit të Indrit Dokles, i hyri ferra në këmbë, askujt që të gjithë janë në detyrë, se u bënë me urdhër të ministres, e ministrja mori urdhër nga Edi Rama. Pra, këto janë vetëm një shoë. A duhet hetuar Fatmir Xhafa, vëllai i të cilit po vuan dënimin si trafikant ndërkombëtar. Ka pyetur kush për pasuritë e Fatmir Xhafës? Ka pyetur kush për sarajet e Surrelit, të cilat u ndërtuan kur Rama në ILDKP kishte të deklaruara 2900 euro të ardhura si kursime dhe 400 mijë lekë, dhe deklaronte se truallin e ka blerë me 2 $.

LEXO EDHE:  Kokëdhima tregon arsyet e prishjes me Edi Ramën

Këtu afër, është pallati i znj. Rama, që deklaronte se janë para gjaku. Ne të respektojmë në cdo qindarkë, po na thuaj nga erdhën nuk ka asnjë faturë, doganore, asnjë faturë ndërtimore. asnjë faturë bankare, atëherë cfarë do hetojmë.

Pra, ky është KÇK, po të besosh se Edi Rama mund të luftojë krimin është një lloj si të kërkosh eskimezë në shkretëtirë. Edi Rama është nëna e krimit, është koka e krimit, është kreu i Meduzës dhe nuk mund të luftojë kurrë krimin”, theksoi Berisha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dalin pamje nga aksioni i policisë/ Ndalohen mbi 140 makina luksoze, shoqërohen 170 persona

Publikuar

-

Nga

Policia jep detaje lidhur me operacionet që po zhvillohen që prej 4 ditësh, ku janë ndaluar rreth 100 makina luksoze.

Blutë bëjnë me dije se ky operacion ku janë angazhuar edhe FNSH-ja,  Policia Kriminale, Shqiponjat, Shigjetat, Patrulla e Përgjithshme dhe Policia Rrugore, po bëhet për kapjen e personave me precedentë penalë.

Raportohet se në përbërje të grupeve të kontrollit ka dhe specialistë të krimit ekonomik, trafiqeve të paligjshme, të antidrogës, të cilët kryejnë kontrolle dhe verifikime të automjeteve, mallrave dhe personave të dyshuar.

Konkretisht, kontrollet janë përqendruar kryesisht mbi automjete luksoze, që dyshohet se mund të jenë të trafikuara apo me ndërhyrje në shasi, si dhe mbi persona me precedent kriminal, që mund të tentojnë të kryejnë veprimtari kriminale në drejtim të trafikimit të automjeteve, lëndëve narkotike, kontrabandës me mallra  apo që qarkullojnë me armë zjarri.

LEXO EDHE:  “Gjyqi politik”/ Malaj paralajmëron Ramën: Do ballafaqohemi në gjykatë

LEXO EDHE:  Kokëdhima tregon arsyet e prishjes me Edi Ramën

Policia deklaron se deri më tani janë kontrolluar mbi 140 automjete luksoze, një pjesë e të cilave janë në proces verifikimi. Gjithashtu mësohet se janë shoqëruar dhe verifikuar në ambientet e Policisë mbi 170 persona.

Ndërkohë, autoritetet paralajmërojnë se do të vijojnë kontrollet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto – Zbulohet lidhja e Tahirit me Manastirliun dhe Elva Margaritin/ Festa që mblodhi ministra e ish-ministra

Publikuar

-

Nga

Maturantët e vitit 1998 të gjimnazit “Sami Frashëri” janë mbledhur dy ditë më parë për të festuar dhe kujtuar kohët e vjetra.

22 vite pas përfundimit të shkollës, ata kanë zhvilluar një festë të madhe. Disa pamje nga kjo festë na i ka servirur këngëtarja Julka Gramo, e cila ka ndarë disa nga momentet e bukura që kanë kaluar.

Në foto bien në sy dy ministre të kabinetit të qeverisë Rama, konkretisht ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministrja e Kulturës Elva Margariti.

Një tjetër person që ka qenë pjesë e kabinetit të Ramës dhe që është pjesë e maturës ’98 është ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Ata shihen duke shijuar në maksimum kohën që po kalojnë pranë njëri-tjetrit.

LEXO EDHE:  Përplasi për vdekje të riun/ Ekspertiza manipulon provat?

LEXO EDHE:  Berisha ironizon Ramën/ Bulqizaku i vogël të dërgon kartolinë falenderimi

“Matura ‘98 në flakë. Festo ose shko në shtëpi. Kujtime të bukura”, shkruan Julka krahas fotove./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta i përmalluar/ Publikon foton me Arvizun nga SHBA

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta prej disa ditësh ndodhet në SHBA për një vizitë zyrtare.

Së fundmi, Meta ka publikuar një foto me ish ambasadorin amerikanë në Shqipëri, Aleksandër Arvizu.
Meta thotë se ai mbetet një promovues i palodhur i miqësisë shqiptaro-amerikane.

“Në fund të kësaj vizite, një çmallje me Ambasadorin Arvizu. Ai mbetet gjithmonë një promovues i palodhur i miqësisë shqiptaro-amerikane”, shkruan Meta bashkëngjitur fotos me Arvizun./CNA.al

LEXO TE PLOTE