Connect with Us

Ekskluzive-Zbulohet dokumenti/ Robert Rakipllari, miliona nga konflikti i interesit

Politikë

Ekskluzive-Zbulohet dokumenti/ Robert Rakipllari, miliona nga konflikti i interesit

Publikuar

-

Gazetari dhe analisti, shërbëtori i kahershëm i Irfan Hysenbelliut, Robert Rakipllari, në një shkrim investigativ në CNA.al, u raportua si një person në konflikt të hapur interesi, të cilin e fshihte për të përfituar miliona.

Në muajin gusht të viti 2019, Robert Rakipllari ishte zgjedhur drejtori i televizionit News 24. Këtë CNA.al e tregoi nëpërmjet titrave të këtij televizioni, të cilat shfaqen në fund të emisioneve apo edicioneve informative.

Nga ana tjetër, ne sollëm edhe dokumentin e zgjedhjes së Robert Rakipllarit si anëtar i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar dhe për më tepër nënkryetar i këtij institucioni.

Pra, person që firmoste në mungesë të kryetarit, duke marrë një detyrë të rëndësishme në Këshillin Drejtues.

Rakipllari ishte në një konflikt të pastër interesi për të paktën gjashtë muaj dhe vazhdonte të paguhej nga Këshilli Drejtues i RTSH-së, si nënkryetar edhe pse ishte zgjedhur drejtor i një televizioni privat. Një konflikt i pastër interesi ky, një skandal publik për një personazh i cili pretendohet të mbrojë të vërtetën, të jetë zëri i së vërtetës dhe i publikut.

Një njeri që flet për parime, por në fakt në vetvete është i zhytur në milionat e konfliktit të interesit dhe të një detyre të marrë për gati pesë vite, duke përfituar nga taksat e shqiptarëve.

Sot CNA.al po sjell dokumentin i cili e vërteton se Robert Rakipllari në momentin e denoncimit të CNA.al, ka vazhduar të jetë në një konflikt interesi. Ka vazhduar të jetë i përfshirë në një skandal, por pas denoncimit nga ne ai ka dhënë dorëheqjen.

Menjëherë pas publikimit të skandalit, Rakipllari pretendoi se raportimi dhe investigimi i CNA.al nuk ishin të vërteta, por ishin një gënjeshtër, sepse ai kishte dhënë dorëheqjen.

Shkrimi ynë mban datën 29 janar të 2020, ndërkohë që dokumenti i mëposhtëm mban datën 6 janar të 2020.

Pra, raportimi i bërë nga CNA.al është afërsisht rreth tre javë më vonë se dorëheqja e Rakipllarit.

Por si qëndron e vërteta e skandalit të Rakipllarit?

Drejtori i Irfan Hysenbelliut ka dhënë dorëheqjen menjëherë pas publikimit të shkrimit nga CNA.al. Pra, deri në momentin kur ne kemi raportuar, ai nuk ka qënë i dorëhequr, por në një letër personale që mund tja vendoste datën si të donte shpreson se do gënjejë me një muaj, zyrarisht dokumenti merr vlerë ditën kur ai protokollohet dhe në Kuvend dokumenti është dorëzuar në datën 6 shkurt.

LEXO EDHE:  Festivali që Thomai e bëri me b…. e Ledinës

Mësohet se rreth dy ditë më parë dorëheqja e Rakipllarit është dorëzuar në Kuvend dhe me një dokument siç e shihni në foton e mësipërme ai ka paraqitur dorëheqjen e tij.

Dy ditë më parë, dokumentin për dorëheqjen e tij e ka dorëzuar kryetarja e Komisonit të Medias, e cila ka pretenduar se e ka pasur ajo dokumentin, por kjo ska asnjë vlerë pasi është vetëm data e protokollit që tregon datën e saktë.

Por, kjo nuk ka të bëjë aspak me investigimin tonë. Dokumenti i dorëheqjes u krye më në fund pasi Rakipllari qëndroi rreth gjashtë muajsh në konflikt të pastër interesi si drejtor i një televizioni privat dhe nënkryetar i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.

Rakipllari është paguar nga taksat e shqiptarëve për muajin gusht, për muajin shtator, për muajin tetor, për muajin nëntor dhe për muajin dhjetor. Pra, për të paktën pesë muaj dhe i gjashti ka qënë deri në datën gjashtë, kur ai pretendon se ka dhënë dorëheqjen, sipas shkresës përkatëse, por që dorëheqja e tij hyn në fuqi në momentin e zyrtarizimit apo protokollimit dhe pranimit të saj.

Pra, janë të paktën gjashtë muaj që Robert Rakipllari është paguar si nënkryetar i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.

Tani pasi u kap në skandal, Rakipllari njoftonte se lajmi ynë nuk ishte i vërtetë, investigimi ynë nuk ishte i vërtetë. Dokumenti tregon se Robert Rakipllari ka qënë në konflikt të pastër interesi dhe është kapur në një skandal, pasi është paguar miliona lek në kohën që ka qënë drejtor i News 24. Pra doli edhe gënjeshtar.

Rakipllari ka qënë në dijeni të konfliktit të interesit, por ka vazhduar detyrën duke marrë milionat e taksapaguesve shqiptarë, e thotë vetë dokument. Pse nuk e dha dorheqjen sapo u emërua?

Ai duhet të dorëhiqej përpara emërimit në detyrën e re, por ka qëndruar në detyrë edhe pse në konflikt interesi. A do t’i kthejë paratë Robert Rakipllari në buxhetin e shtetit? A do ti rikthejë qytetarëve taksat që i mori në konflikt interesi?

Ne do të shkruajmë çdo ditë për këtë skandal, të këtij personazhi publik që pretendon të jetë zëri i qytetarëve por zhytet në konflikt interesi dhe fiton miliona nga taksat e qytetarëve, deri ditën që do rikthejë çdo qindarkë./ CNA.al

Robert Rakipllari përfshihet në skandal/Miliona nga konflikti i interesit?!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Jozefina Topalli hap arkivat/ Publikon foton kur ka qenë vajzë e re

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli që prej kohës kur Basha e hoqi nga listat e PD-së, nuk është angazhuar më në politikë.

Ndonëse nuk mban më asnjë post, kritikat dhe opinionet nuk i ka kursyer asnjëherë. Por krahas jetës së saj dhe karrierës politike, ajo që tërheq shumë vëmendjen e publikut është dhe jeta private, të cilën kryeparlamentarja mundohet ta mbajë larg mediave.

Së fundmi, Jozefina Topalli është bërë nostalgjikë dhe ka publikuar një foto të sajën, kur ka qenë vajzë e re.

LEXO EDHE:  “Kërko ndjesë, mos e zgjat!”/ Rama sherr me Rakipllarin

LEXO EDHE:  Drejtoresha e Tatimeve argumenton/A do rritet taksa e biznesit të vogël?

Ia vlen të themi se Jozefina ka mbetur po e njëjta vajzë simpatike dhe koha nuk e ka ndryshuar aspak./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Komisioni i Venecias nesër në Tiranë/ Zbardhet axhenda

Publikuar

-

Nga

Këtë të hënë, një delegacion i Komisionit të Venecias pritet të mbërrijë në Tiranë ku do zhvillojë një vizitë 3 ditore.

Vizita është në kuadër të dhënies së opinionit për dy projektligjet, njeri për Autoritetin e Mediave Audio Vizuale, (AMA) dhe tjetri për Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare, (AKEP).
Në program është parashikuar që delegacioni të pritet në një takim nga Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla dhe një përfaqësi e grupit, ditën e hënë, më datë 10 shkurt 2020, në orarin 10:05-10:45, tek salla e Komisionit të Ligjeve, kryesia e Kuvendit.

Burime për mediat bëjnë me dije se me presidentin Ilir Meta, delegacioni do të takohet ditën e martë në ambientet e Presidencës, e më pas me kryetaren në detyrë të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, kreun e AKEP-it dhe me avokaten e Popullit Erinda Ballanca./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dalin pamje nga aksioni i policisë/ Ndalohen mbi 140 makina luksoze, shoqërohen 170 persona

Publikuar

-

Nga

Policia jep detaje lidhur me operacionet që po zhvillohen që prej 4 ditësh, ku janë ndaluar rreth 100 makina luksoze.

Blutë bëjnë me dije se ky operacion ku janë angazhuar edhe FNSH-ja,  Policia Kriminale, Shqiponjat, Shigjetat, Patrulla e Përgjithshme dhe Policia Rrugore, po bëhet për kapjen e personave me precedentë penalë.

Raportohet se në përbërje të grupeve të kontrollit ka dhe specialistë të krimit ekonomik, trafiqeve të paligjshme, të antidrogës, të cilët kryejnë kontrolle dhe verifikime të automjeteve, mallrave dhe personave të dyshuar.

Konkretisht, kontrollet janë përqendruar kryesisht mbi automjete luksoze, që dyshohet se mund të jenë të trafikuara apo me ndërhyrje në shasi, si dhe mbi persona me precedent kriminal, që mund të tentojnë të kryejnë veprimtari kriminale në drejtim të trafikimit të automjeteve, lëndëve narkotike, kontrabandës me mallra  apo që qarkullojnë me armë zjarri.

LEXO EDHE:  “Më pëlqeu shumë makina e re e kryeministrit”/ Gazetari numëron “arritjet” e mëdha në vend

LEXO EDHE:  Me sytë nga “tepsia e pushtetit”/ Miliarderja Kryemadhi “vajton” taksat e qytetarëve

Policia deklaron se deri më tani janë kontrolluar mbi 140 automjete luksoze, një pjesë e të cilave janë në proces verifikimi. Gjithashtu mësohet se janë shoqëruar dhe verifikuar në ambientet e Policisë mbi 170 persona.

Ndërkohë, autoritetet paralajmërojnë se do të vijojnë kontrollet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE