Connect with Us

E quajti deklaratën e Bashës budallallëk/ Bardhi kapet me mjeken: Do ridëgjohemi së shpejti

Politikë

E quajti deklaratën e Bashës budallallëk/ Bardhi kapet me mjeken: Do ridëgjohemi së shpejti

Publikuar

-

Gjatë një bashkëbisedimi live ne rrjetet sociale, kryetari i PD, Lulzim Basha bëri një deklaratë të fortë teksa komentoi edhe Kirurgjinë e re në Qendrën Spitalore Nënë Tereza duke pohuar se ka pasur raste kur pacientët kanë ndërruar jetë, pasi sipas tij për të shkuar nga urgjenca në sallat e operacionit duhet më shumë kohë.

“…në qoftë se të duheshin një minutë apo dy minuta për të kaluar nga emergjenca në sallë operacioni, tani duhet të kalosh dy-tre ashensor. Pse?! Për hir të fasadës. Dhe kanë filluar vdekjet e atyre pacientëve, të cilëve mund t’u shpëtohet jeta, në qoftë se thelbi do të kishte prevaluar mbi fasadën. Jo, fasada në këtë rast, kontekstualisht, po vdes njerëz në QSUT”, deklaroi kreu i PD.

Por kjo deklaratë e Bashës solli reagimin nga mjekja Silvana Çeliku, e cila në një postim në rrjetet sociale thotë se ajo çka është thënë, është budallallëk.

Nga ana tjetër, në lidhje me komentin e mjekes, ka reaguar sot Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se mjekja e ka keqlexuar deklaratën e kreut të demokratëve.

Bardhi i kërkon që mirënjohjen Qeverisë t’ia shpreh në një formë tjetër, jo duke deformuar deklaratat e zotit Basha.

Duhesh mirekuptuar qe keqleximi i deklaratave të Kryetarit te Opozites, të vjen për shkak se i lexon nepërmjet share-ve te ERTV! Por mqs paske kërkuar që të mos politizohet statusi yt, nuk po ndalem tek kjo pjesë! Aq më shumë që dua të besoj që sje as e majtë dhe as e djathtë!

Si shërbyese publike që je (se je mjekë në shërbim të qytetarëve) ke detyrimin moral të jesh e vërtetë kur komenton një deklaratë politike dhe aq më shumë kur përpiqesh të bësh politikë! Mirënjohjen Qeverisë shprehja në një formë tjetër, jo duke deformuar deklaratat e zotit Basha!!!

E mqs kërkon një pagë me të mirë në statusin tënd do ishte e udhës të shfaqje entuziazëm nga deklarata e zotit Basha për rritjen e pagave të mjekëve dhe të bëje atë share, dhe jo fjalimin e Edi Ramës në OKB për Ukrainën! Edhe këtu të mirëkuptoj, se nuk e ke problem të ardhurat nga paga, as ti dhe as yt shoq!
Por që të mos manipulohesh as nga ‘gazetat’ dhe as nga ERTV, më poshtë deklarata e zotit Basha, ku nuk flitet as për vdekje në ashensor dhe ku thuhet një e vërtetë që nga 12 salla aty ku ti punon, janë tashmë në punë vetëm 6.

LEXO EDHE:  Halli më i madh i Lulzim Bashës

“E kam dëgjuar edhe javën e kaluar nga mjekët e QSUT se në çfarë gjendje katastrofike ndodhet jo vetëm Pediatria, por e gjithë QSUT-ja. Nuk ka gjë që e përmbledh më mirë konceptin e fasadës sesa ajo që u bë në QSUT. Sapo u inaugurua Kirurgjia e re, nga 12 kemi 6 salla, nga 120 kemi 60 shtretër. Po ta shikosh nga kronikat televizive, po, fasada është e bukur, është e lyer bukur. Po të futesh brenda kemi gjysmën e kapacitetit që kishte e vjetra për t’u shërbyer pacientëve, për të mos u futur në detaje të tjera të tmerrshme që kam dëgjuar nga profesionistët sesi mënyra dhe koha e komunikimit nga një repart i urgjencës tek një repart tjetër është zgjatur në krahasim me çfarë ishte.
Pra, në qoftë se të duheshin një minutë apo dy minuta për të kaluar nga emergjenca në sallë operacioni, tani duhet të kalosh dy- tre ashensor. Pse?! Për hir të fasadës. Dhe kanë filluar vdekjet e atyre pacientëve, të cilëve mund t’u shpëtohet jeta, në qoftë se thelbi do të kishte prevaluar mbi fasadën. Jo, fasada në këtë rast, kontekstualisht, po vdes njerëz në QSUT. Do të vij shumë shpejt, edhe tek Pediatria, për të cilën për fat të keq kam marrë raportime, kam parë edhe raportime në media, kemi patur edhe njerëzit tanë në terren së fundmi për të parë sesa e tmerrshme është gjendja dhe për ta denoncuar atë. Dhe ju siguroj që do të jetë një nga prioritetet kryesore dhënia fund e kolapsit në shëndetësi”.

Ndjesë që ju ndërpreva nga dëgjimi i këndshëm i fjalimit të Edi Ramës në OKB!
Do ridegjohemi për së shpejti!”-shkruan Bardhi./ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Jozefina Topalli hap arkivat/ Publikon foton kur ka qenë vajzë e re

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli që prej kohës kur Basha e hoqi nga listat e PD-së, nuk është angazhuar më në politikë.

Ndonëse nuk mban më asnjë post, kritikat dhe opinionet nuk i ka kursyer asnjëherë. Por krahas jetës së saj dhe karrierës politike, ajo që tërheq shumë vëmendjen e publikut është dhe jeta private, të cilën kryeparlamentarja mundohet ta mbajë larg mediave.

Së fundmi, Jozefina Topalli është bërë nostalgjikë dhe ka publikuar një foto të sajën, kur ka qenë vajzë e re.

LEXO EDHE:  “Me ty humbin të gjithë”/ Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së i nxjerr “bojën” Bashës

LEXO EDHE:  Basha në panik/ Zbulohet sms-ja për strukturat

Ia vlen të themi se Jozefina ka mbetur po e njëjta vajzë simpatike dhe koha nuk e ka ndryshuar aspak./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Komisioni i Venecias nesër në Tiranë/ Zbardhet axhenda

Publikuar

-

Nga

Këtë të hënë, një delegacion i Komisionit të Venecias pritet të mbërrijë në Tiranë ku do zhvillojë një vizitë 3 ditore.

Vizita është në kuadër të dhënies së opinionit për dy projektligjet, njeri për Autoritetin e Mediave Audio Vizuale, (AMA) dhe tjetri për Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare, (AKEP).
Në program është parashikuar që delegacioni të pritet në një takim nga Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla dhe një përfaqësi e grupit, ditën e hënë, më datë 10 shkurt 2020, në orarin 10:05-10:45, tek salla e Komisionit të Ligjeve, kryesia e Kuvendit.

Burime për mediat bëjnë me dije se me presidentin Ilir Meta, delegacioni do të takohet ditën e martë në ambientet e Presidencës, e më pas me kryetaren në detyrë të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, kreun e AKEP-it dhe me avokaten e Popullit Erinda Ballanca./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dalin pamje nga aksioni i policisë/ Ndalohen mbi 140 makina luksoze, shoqërohen 170 persona

Publikuar

-

Nga

Policia jep detaje lidhur me operacionet që po zhvillohen që prej 4 ditësh, ku janë ndaluar rreth 100 makina luksoze.

Blutë bëjnë me dije se ky operacion ku janë angazhuar edhe FNSH-ja,  Policia Kriminale, Shqiponjat, Shigjetat, Patrulla e Përgjithshme dhe Policia Rrugore, po bëhet për kapjen e personave me precedentë penalë.

Raportohet se në përbërje të grupeve të kontrollit ka dhe specialistë të krimit ekonomik, trafiqeve të paligjshme, të antidrogës, të cilët kryejnë kontrolle dhe verifikime të automjeteve, mallrave dhe personave të dyshuar.

Konkretisht, kontrollet janë përqendruar kryesisht mbi automjete luksoze, që dyshohet se mund të jenë të trafikuara apo me ndërhyrje në shasi, si dhe mbi persona me precedent kriminal, që mund të tentojnë të kryejnë veprimtari kriminale në drejtim të trafikimit të automjeteve, lëndëve narkotike, kontrabandës me mallra  apo që qarkullojnë me armë zjarri.

LEXO EDHE:  Akuzat ndaj medias/ Gazetari i çjerr maskën Bashës

LEXO EDHE:  Konventa me hajdutët e fytyrave të vrerosura

Policia deklaron se deri më tani janë kontrolluar mbi 140 automjete luksoze, një pjesë e të cilave janë në proces verifikimi. Gjithashtu mësohet se janë shoqëruar dhe verifikuar në ambientet e Policisë mbi 170 persona.

Ndërkohë, autoritetet paralajmërojnë se do të vijojnë kontrollet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE