Kronika
Detaje nga grabitja e bankës në Durrës/ FNSH dhe “Shqiponjat” blindojnë zonën

Policia jep detaje për grabitjen e bankës së nivelit të dytë në lagjen numër 12 në qytetin e Durrësit.
Blutë bëjnë me dije se një person i maskuar dhe i pajisur me armë ka hyrë në bankë dhe ka marrë shumën e 1 milion lekëve të vjetra që ka gjetur mbi banak.
Siç edhe u raportua më parë, punonjësi i bankës i ka njoftuar autoritetet 40 minuta pasi kishte ndodhur grabitja.
“Në Durrës, në lagjen nr 12, në një rrugë dytësore, në filialin e një banke të nivelit të dytë, rreth orës 14:24, një person ende i paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e një sendi të ngjashëm me armë zjarri pistoletë ka marrë lekët mbi banak, një shumë rreth 100.000 lekë dhe është larguar me vrap
Shërbimet e Policisë së Durrësit me marrjen e njoftimit janë vënë në ndjekje të autorit ku është rrethuar zona në një perimetër të gjerë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, në kontroll të zonës është angazhuar edhe FNSH dhe forca e posaçme “Shqiponjat”, ku vijon kontrolli edhe me pika kontrolli në rrugica e rrugë kryesore.
Sakaq, grupi hetimor do të sekuestrojë kamerat e zonës përreth për gjetjen e çdo prove që do shërbejë në identifikimin dhe më pas kapjen e autorit./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Pas arrestimit të sanitares mashtruese/ Policia bën lëvizjen e radhës
Emisioni investigativ “Stop” denoncoi mbrëmjen e djeshme një skandal, ku një punonjëse e spitalit “Shefqet Ndroqi” i njohur ndryshe si Covid 2, bënte pazar me...

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makinat bëhen copë te ambasada italiane
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë pranë ambasadës italiane në Tiranë. Mësohet se dy makina janë përplasur fort duke pësuar dëme të...