LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi/ “Trajtim kafshëror i punonjësve të RTSH, Gëllçi lë pa ngrohje dhe energji stacionin në Llogara”

8 Shkurt 2020, 15:44, Denoncim CNA
Denoncimi/ “Trajtim kafshëror i punonjësve të RTSH,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë për drejtorin e Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçin.

Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, i cili pretendon se është punonjës i RTSH në stacionin e trasmentimit në Llogara.

Duke iu referuar denoncimit, Berisha thotë se Gëllçi ka një trajtim kafshëror ndaj punonjësve të tij, pasi deklaron se punojnë 48 orë pa ngrohje, energji dhe pa transmetim.

?Unë që po ju shkruaj jam një punonjës i RTSH në stacionin e trasmentimit në Llogara, 1500 m mbi nivelin e detit dhe temperatura këto ditë shkon – 11grad. Problemi është se qëndrojmë 48 orë në shërbim, pa ngrohje dhe pa trasmentim. Arsyeja është se drejtoria e RTSH nuk na furnizon me karburant, për energji elektrike s?bëhet fjalë fare, ka disa vite?, thuhet në mesazh.

Më tej, punonjësi i RTSH deklaron se kur ankohen për kushtet në punë i përgjigjen: ?Po doni qëndroni po të doni ikni se vijnë të tjerë?.

Sipas tij, kushtet në stacion janë mizerabël, ndonëse para një viti u kryen punime, për të cilat pretendon se janë bërë me njerëz të afërm të tyre që kanë vjedhur edhe fondet./ CNA.al

Lajmet e fundit nga