Connect with Us

Berisha nxjerr zbuluar Ramën/ “Paketa Anti-KÇK u rrëzua në 2015-ën nga Kushtetuesja”

Politikë

Berisha nxjerr zbuluar Ramën/ “Paketa Anti-KÇK u rrëzua në 2015-ën nga Kushtetuesja”

Publikuar

-

“Paketa KÇK (Kap ç’të kapim në këtë fushatë)”. Kështu e ka cilësuar ish-kryeministri Sali Berisha paketën e kryeministrit Edi Rama për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin.

Berisha tha se në rafshim ligjor, paketa Anti-KÇK përbën aktin më të rëndë.

“Në procesin e shtetshkatërrimit kjo përbën aktin final, sepse ky akt shkatërron Kushtetutën, vendimet e Gjykatës Kushtetuese, kodet dhe e nxjerr vendin jashtë hapësirës së konvetave”, u shpreh ish-lideri i demokratëve në emisionin “Kjo javë” me Nisida Tufën.

Sipas Berishës kjo paketë është rrëzuar njëherë në vitin 2015, pasi pretendon se në atë kohë Rama e quajti “Byroja Kombëtare e Hetimit”.

LEXO EDHE:  Berisha këshillon Ramën/"Mbathja një minutë e më parë"

“Ky akt është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2015. Edi Rama e quajti këtë në atë kohë FBI shqiptare ose Byroja Kombëtare e Hetimit. Në atë kohë kishte ardhur ambasadori Donald Lu. Erdhi te unë zhvilluam një takim dhe më pas unë shkova t’i kthej vizitën. Në atë vizitë janë parë arsyet e kundërshtisë sonë dhe në fund të bisedës dhe mbrapa disa herë më ka kujtuar se unë kisha të drejtë”, theksoi ish-kryeministri./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dalin pamje nga aksioni i policisë/ Ndalohen mbi 140 makina luksoze, shoqërohen 170 persona

Publikuar

-

Nga

Policia jep detaje lidhur me operacionet që po zhvillohen që prej 4 ditësh, ku janë ndaluar rreth 100 makina luksoze.

Blutë bëjnë me dije se ky operacion ku janë angazhuar edhe FNSH-ja,  Policia Kriminale, Shqiponjat, Shigjetat, Patrulla e Përgjithshme dhe Policia Rrugore, po bëhet për kapjen e personave me precedentë penalë.

Raportohet se në përbërje të grupeve të kontrollit ka dhe specialistë të krimit ekonomik, trafiqeve të paligjshme, të antidrogës, të cilët kryejnë kontrolle dhe verifikime të automjeteve, mallrave dhe personave të dyshuar.

Konkretisht, kontrollet janë përqendruar kryesisht mbi automjete luksoze, që dyshohet se mund të jenë të trafikuara apo me ndërhyrje në shasi, si dhe mbi persona me precedent kriminal, që mund të tentojnë të kryejnë veprimtari kriminale në drejtim të trafikimit të automjeteve, lëndëve narkotike, kontrabandës me mallra  apo që qarkullojnë me armë zjarri.

LEXO EDHE:  Zhduken 28 dokumente super sekrete në Ministrinë e Brendshme/Ja kush i ka vjedhur

LEXO EDHE:  “Sëmundja” e Kryeministrit/ Berisha: Ramës nuk i ndahet kurrë haleja nga goja

Policia deklaron se deri më tani janë kontrolluar mbi 140 automjete luksoze, një pjesë e të cilave janë në proces verifikimi. Gjithashtu mësohet se janë shoqëruar dhe verifikuar në ambientet e Policisë mbi 170 persona.

Ndërkohë, autoritetet paralajmërojnë se do të vijojnë kontrollet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto – Zbulohet lidhja e Tahirit me Manastirliun dhe Elva Margaritin/ Festa që mblodhi ministra e ish-ministra

Publikuar

-

Nga

Maturantët e vitit 1998 të gjimnazit “Sami Frashëri” janë mbledhur dy ditë më parë për të festuar dhe kujtuar kohët e vjetra.

22 vite pas përfundimit të shkollës, ata kanë zhvilluar një festë të madhe. Disa pamje nga kjo festë na i ka servirur këngëtarja Julka Gramo, e cila ka ndarë disa nga momentet e bukura që kanë kaluar.

Në foto bien në sy dy ministre të kabinetit të qeverisë Rama, konkretisht ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministrja e Kulturës Elva Margariti.

Një tjetër person që ka qenë pjesë e kabinetit të Ramës dhe që është pjesë e maturës ’98 është ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Ata shihen duke shijuar në maksimum kohën që po kalojnë pranë njëri-tjetrit.

LEXO EDHE:  Ish Kryeministri zbulon se çfarë do të ndodhë nesër/Sa njerëz do të dalin në shesh?

LEXO EDHE:  12 të lënduar nga përplasja tek Astiri/ Berisha: Ndal dhunës kafshërore

“Matura ‘98 në flakë. Festo ose shko në shtëpi. Kujtime të bukura”, shkruan Julka krahas fotove./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta i përmalluar/ Publikon foton me Arvizun nga SHBA

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta prej disa ditësh ndodhet në SHBA për një vizitë zyrtare.

Së fundmi, Meta ka publikuar një foto me ish ambasadorin amerikanë në Shqipëri, Aleksandër Arvizu.
Meta thotë se ai mbetet një promovues i palodhur i miqësisë shqiptaro-amerikane.

“Në fund të kësaj vizite, një çmallje me Ambasadorin Arvizu. Ai mbetet gjithmonë një promovues i palodhur i miqësisë shqiptaro-amerikane”, shkruan Meta bashkëngjitur fotos me Arvizun./CNA.al

LEXO TE PLOTE