LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha vijon serialin e telenoveles turke/ Rishfaqet "gjyshja" militante

8 Shkurt 2020, 12:28, Politikë CNA
Basha vijon serialin e telenoveles turke/ Rishfaqet "gjyshja"

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha vijon serialin e tij të telenovelës turke.

Javën që lamë pas, Basha ka regjistruar disa nga seritë e kësaj telenovele, si kafja në lagje, pazari me gjyshen, ku vete mban një qese me domate, ndërsa asaj i lë katër, një xhiro nëpër Tiranë, ku pretendon se po takon njerëz të rastësishëm dhe një trokitje në dyert e qytetarëve.

Ndërsa sot, në serialin e Lulit është rishfaqur gjyshe Vera, me të cilën rreth një javë më parë, Basha dilte e bënte pazarin.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha ndërsa publikon një video me ?gjyshe Veren?, bashkangjitur shkruan ?Me gjyshe Verën kalova një paradite të gjatë duke e dëgjuar për hallet dhe problemet me të cilat ajo dhe familja e saj përballen çdo ditë.?.

Në fakt gjyshe Vera, është veçse një militante e PD-së, të cilën Luli e ?shet? dhe përdor si një qytetare të rastësishme.

Në një ndër seritë e serialit, Basha ndihmoi Verën për të bërë pazarin duke blerë perime në një nga tezgat e Tiranës, ndërsa sot i ?troket? në shtëpi për të dëgjuar se çfarë hallesh ka gjyshja.

Me këtë ritëm duket se telenovela e Lulit do përfundojë shumë shpejt, dhe televizionet do të jenë në një ?betejë? shumë të fortë për të blerë të drejtën e transmetimit. E sigurtë që audienca do ?shpërthejë? me këtë serial turk, që po realizon Lulzim Basha./ CNA.al

A do ti zëvëndësojë Sandri telenovelat turke me serialin e Lulit?

Lajmet e fundit nga