Connect with Us

Basha vërsul Gazin kundër mjekes demokrate

Politikë

Basha vërsul Gazin kundër mjekes demokrate

Publikuar

-

Dy ditë më parë, gjatë një bashkëbisedimi live ne rrjetet sociale, kryetari i PD, Lulzim Basha komentoi edhe Kirurgjinë e re në Qendrën Spitalore Nënë Tereza duke pohuar se ka pasur raste kur pacientët kanë ndërruar jetë, pasi sipas tij për të shkuar nga urgjenca në sallat e operacionit duhet më shumë kohë dhe “fajin” për këtë e kishin ashensorët.

“…në qoftë se të duheshin një minutë apo dy minuta për të kaluar nga emergjenca në sallë operacioni, tani duhet të kalosh dy-tre ashensor. Pse?! Për hir të fasadës. Dhe kanë filluar vdekjet e atyre pacientëve, të cilëve mund t’u shpëtohet jeta, në qoftë se thelbi do të kishte prevaluar mbi fasadën. Jo, fasada në këtë rast, kontekstualisht, po vdes njerëz në QSUT”, deklaroi kreu i PD.

Por kjo deklaratë e Bashës solli reagimin nga mjekja Silvana Çeliku, e cila në një postim në rrjetet sociale thotë se ajo çka është thënë, është budallallëk.

“… më qesharake nga të gjitha ishte pretendimi se të sëmuret vdesin sepse vonohen kur hypin në ashensor.

Por kur ka dhe mjeke që e thonë këtë mendo masa e gjëre dhe kryetari i opozitës që del bllof e i pakulturuar kur artikulon budallallëqe të tilla.

Se pari, salla e urgjences eshte ende ne katin e pare, aty ku ka qene, dhe se dyti ne shume vende te botes sallat jane ne kate te larta.

Eshte e turpeshme dhe keqedashese te akuzosh ashensorin si shkak vonese.

Qesh e indinjuar se nuk qaj dot. Sinqerisht nje mjeke.”-shkruante mjekja në postimin e saj.

Por, pas këtij komenti, Basha ka vërsuluar Gazment Bardhin kundër mjekes.

“Duhesh mirekuptuar qe keqleximi i deklaratave të Kryetarit te Opozites, të vjen për shkak se i lexon nepërmjet share-ve te ERTV! Por mqs paske kërkuar që të mos politizohet statusi yt, nuk po ndalem tek kjo pjesë! Aq më shumë që dua të besoj që sje as e majtë dhe as e djathtë!

LEXO EDHE:  Patozi tallet keqazi me Bashën/ Ka filluar të trashë zërin, por...

Si shërbyese publike që je (se je mjekë në shërbim të qytetarëve) ke detyrimin moral të jesh e vërtetë kur komenton një deklaratë politike dhe aq më shumë kur përpiqesh të besh politikë!!! Mirënjohjen Qeverisë shprehja në një formë tjetër, jo duke deformuar deklaratat e zotit Basha!”-shkruan ndër të tjera Bardhi.

Silvana Çeliku, është kirurgia onkogjinekologe, e vetme në Shqipëri, por edhe një nga mjeket më të mira, “çmim” që ia kanë dhënë vetë pacientët e saj, të cilëve u ka shpëtuar jetën nga sëmundjet më të vështira.

Por kush është Silvana Çeliku.

Dr. Silvana Çeliku, DShM, është Kirurge Onkogjinekologe, or edhe një nga mjeket më të mira, “çmim” që ia kanë dhënë vetë pacientët e saj, të cilëve u ka shpëtuar jetën nga sëmundjet më të vështira.

Po ashtu Silvana Velcabi Çeliku ka qënë kryetare e Forumit të Gruas në PD, në vitin ’97 dhe një ndër demokratët që nuk i janë ndarë PD-së, edhe në vitet më të vështira.

Por, Lulzim Basha mesa duket ka filluar të ketë probleme me demokratët e vërtetë, me opozitarët e ’97-ës. Ata që kanë rezistuar në opozitë në ’97-2005 dhe jo me opozitën turistike, çantat me para, me tendera dhe me miliona euro që jepen për pallatet e shembura të vjehrrit të Lulit.

Se kjo është opozita e milionave dhe të korrupsionit, kurse opozita e vërtetë ka qënë në ’97. Dhe mesa duket Lulzim Basha problemin e ka me demokratët e vërtetë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Komisioni i Venecias nesër në Tiranë/ Zbardhet axhenda

Publikuar

-

Nga

Këtë të hënë, një delegacion i Komisionit të Venecias pritet të mbërrijë në Tiranë ku do zhvillojë një vizitë 3 ditore.

Vizita është në kuadër të dhënies së opinionit për dy projektligjet, njeri për Autoritetin e Mediave Audio Vizuale, (AMA) dhe tjetri për Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare, (AKEP).
Në program është parashikuar që delegacioni të pritet në një takim nga Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla dhe një përfaqësi e grupit, ditën e hënë, më datë 10 shkurt 2020, në orarin 10:05-10:45, tek salla e Komisionit të Ligjeve, kryesia e Kuvendit.

Burime për mediat bëjnë me dije se me presidentin Ilir Meta, delegacioni do të takohet ditën e martë në ambientet e Presidencës, e më pas me kryetaren në detyrë të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, kreun e AKEP-it dhe me avokaten e Popullit Erinda Ballanca./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dalin pamje nga aksioni i policisë/ Ndalohen mbi 140 makina luksoze, shoqërohen 170 persona

Publikuar

-

Nga

Policia jep detaje lidhur me operacionet që po zhvillohen që prej 4 ditësh, ku janë ndaluar rreth 100 makina luksoze.

Blutë bëjnë me dije se ky operacion ku janë angazhuar edhe FNSH-ja,  Policia Kriminale, Shqiponjat, Shigjetat, Patrulla e Përgjithshme dhe Policia Rrugore, po bëhet për kapjen e personave me precedentë penalë.

Raportohet se në përbërje të grupeve të kontrollit ka dhe specialistë të krimit ekonomik, trafiqeve të paligjshme, të antidrogës, të cilët kryejnë kontrolle dhe verifikime të automjeteve, mallrave dhe personave të dyshuar.

Konkretisht, kontrollet janë përqendruar kryesisht mbi automjete luksoze, që dyshohet se mund të jenë të trafikuara apo me ndërhyrje në shasi, si dhe mbi persona me precedent kriminal, që mund të tentojnë të kryejnë veprimtari kriminale në drejtim të trafikimit të automjeteve, lëndëve narkotike, kontrabandës me mallra  apo që qarkullojnë me armë zjarri.

LEXO EDHE:  Basha: Rama e do Reformën për kokdhimët e tjerë, e tha me zë dhe figurë!

LEXO EDHE:  Komploti më i rëndë i republikës së vjetër ndaj qytetarëve është ai ekonomik

Policia deklaron se deri më tani janë kontrolluar mbi 140 automjete luksoze, një pjesë e të cilave janë në proces verifikimi. Gjithashtu mësohet se janë shoqëruar dhe verifikuar në ambientet e Policisë mbi 170 persona.

Ndërkohë, autoritetet paralajmërojnë se do të vijojnë kontrollet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto – Zbulohet lidhja e Tahirit me Manastirliun dhe Elva Margaritin/ Festa që mblodhi ministra e ish-ministra

Publikuar

-

Nga

Maturantët e vitit 1998 të gjimnazit “Sami Frashëri” janë mbledhur dy ditë më parë për të festuar dhe kujtuar kohët e vjetra.

22 vite pas përfundimit të shkollës, ata kanë zhvilluar një festë të madhe. Disa pamje nga kjo festë na i ka servirur këngëtarja Julka Gramo, e cila ka ndarë disa nga momentet e bukura që kanë kaluar.

Në foto bien në sy dy ministre të kabinetit të qeverisë Rama, konkretisht ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministrja e Kulturës Elva Margariti.

Një tjetër person që ka qenë pjesë e kabinetit të Ramës dhe që është pjesë e maturës ’98 është ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Ata shihen duke shijuar në maksimum kohën që po kalojnë pranë njëri-tjetrit.

LEXO EDHE:  Akuzat e forta/ Basha zbulon planin “kriminal” të qeverisë

LEXO EDHE:  Akuzat e forta/ Basha zbulon planin “kriminal” të qeverisë

“Matura ‘98 në flakë. Festo ose shko në shtëpi. Kujtime të bukura”, shkruan Julka krahas fotove./ CNA.al

LEXO TE PLOTE