Connect with Us

Arrestohet “artisti” i kërkuar për drogë/ U arratis nga Shqipëria dhe u diplomua në Itali

Kronika

Arrestohet “artisti” i kërkuar për drogë/ U arratis nga Shqipëria dhe u diplomua në Itali

Publikuar

-

Arrestohet në Itali një shqiptar i shpallur në kërkim në drogë.

Bëhet fjalë për Qani Kelollin me origjinë nga Berati. Ai ishte arratisur nga Shqipëria për t’iu shmangur dënimit me 2 vite e 6 muaj burg, por në shtetin fqinj ndoqi pasionin e tij për artin.

Kelolli u regjistrua në akademinë e arteve dhe pas ciklit dy vjeçar, ndoqi një specializim që zgjaste tre vite në Akademinë e Arteve në Brera.

Shqiptari arriti të listohej në 24-shen më të mirë, por kjo e ka fundosur, pasi autoritetet italiane e vunë në pranga të enjten, menjëherë sapo përfundoi provimin.

LEXO EDHE:  Aksident në Itali/ Humb jetën 27-vjeçari shqiptar

Kelolli u identifikua me pasaporte të rreme greke dhe në momentin që autoritet italiane shkuan ta arrestojnë, ai bëri rezistencë dhe u përpoq të arratiset, por nuk ia doli.

Ai i kishte treguar avokatit të tij Simone Gatto se në provime futej me emër të rremë, duke fshehur atë të vërtetin.

Një vit më parë ai kishte shpëtuar nga arresti shtëpiak, ndërsa gjatë qënrimit në Itali, “La Republica” raporton se shqiptari kishte shkruar edhe një libër, të titulluar “Lindur për të shkuar larg”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Zjarri i fuqishëm përfshin disa banesa në qendër të Durrësit/ Zjarrfikëset “luftë” me flakët

Publikuar

-

Nga

Zjarri i fuqishëm përfshin disa banesa në qendër të Durrësit/ Zjarrfikëset “luftë” me flakët

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë këtë mbrëmje disa ndërtesa të vjetra në qendër të qytetit të Durrësit.

Mësohet se zjarri ka rënë në lagjen numër 5 të qytetit bregdetar, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Zjarrfikësit dhe policia janë në vendngjarje. Ata kanë nisur punën për të vënë nën kontroll flakët./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gjendet një trup i pajetë në një garazh në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Gjendet një trup i pajetë në një garazh në Elbasan

Një trupi i pajetë është gjetur pranë një grazhi në qytetin e Elbasanit.

Sipas policisë, viktima është shtetasi P.B, rreth 68 vjeç, i cili ishte endacak. Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

“Në lagjen Partizani, Elbasan, në një garazh është gjetur pa shenja jete shtetasi P.B., rreth 68 vjeç, i cili ishte endacak.
U ngrit grupi hetimor dhe shkoi në vendngjarje dhe nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Vijon puna për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vetëflijimi i familjes Josifi/ Klodiana Lala: Zhaneta punonjëse në shtëpinë e një ish-kryeministri

Publikuar

-

Nga

Vetëflijimi i familjes Josifi/ Klodiana Lala: Zhaneta punonjëse në shtëpinë e një ish-kryeministri

Gazetarja Klodina Lala, ka zbardhur detaje të reja mbrëmjen e sotme në “Opinion” lishur me ngjarjen e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Kombinat, ku nënë e bijë u vetflijuan, pasi besonin se do të ringjalleshin.

Lala zbuloi se kryefamiljarja Zhaneta Josifi, kishtë punuar si pastruese për disa vite në shtëpinë e një ish kryeministri.

Ndërsa dy vajzat gjithashtu ushtronin profesionin e tyre.

Blerta Josifi ka punuar për disa vite si inxhiniere IT në një kompani celularë për disa vite, ka qenë një ndër inxhinjerët me të mira.

LEXO EDHE:  “Britanikët të rezervuar për vrasjen e Prengës”/ Hoxha: Paratë e drogës mund të sjellin “luftë”

LEXO EDHE:  Kthejnë magazinën në serë kanabisi/ Arrestohen katër shqiptarët

Ndërkohë e motra e cila ka ndërruar jetë, Anisa ka punuar si financiere në një kompani tjetër.

Ndërsa e ëma ka punuar për disa vite si pastruese, madje dhe në shtëpinë e një ish kryeministri. Pra ishin shumë të socializuara”, tha Lala./CNA.al

LEXO TE PLOTE